Alsat, sjellë brenda një minuti, ngjarjet kryesore që karakterizuan vitin 2021 në vend.
– Advertisements –
Gjithsej 59 jetë të humbura nga zjarri, ai në autobusin që mori flakë në Bullgari dhe zjarri në spitalin modular në Tetovë. 2021-ta u mbyll me Qeveri në dorëheqje, derisa në Zgjedhjet Lokale opozita maqedonase doli në epërsi. Bullgaria nuk hoqi veton ndaj RMV-së, e Kuvendi ishte pothuajse i bllokuar. Ballkani i Hapur vitin e përmbylli me disa marrëveshje kurse në vend nuk u arrit imunizimi kolektiv. Pati rritje të mëdha të çmimeve e kriza energjetike përfshiu vendin, teksa u hoqën nga përdorimi qeset e plastikës. RMV gjatë 2021-së strehoi afganë, e sa i përket sportit ndodhet përballë sfidave botërore./ Alsat.mk



