Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur me nofkën “Rrumi”. E njëjta masë u konfirmua edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të tre të dyshuar për tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Në seancën e së enjtes, përpara Apelit të GJKKO doli gjithashtu Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume. Edhe për të, gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas hetimeve, Enea Kume dyshohet se ka pasur rolin e…
Author: almakos
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska emëron drejtor të ri të NP “Higjiena Komunale”, pas arrestimit të Sabahudin Rustemit. Ushtrues detyre drejtor do të jetë Aleksandar Jovanovski. Në njoftimin dërguar mediave, nga Qyteti i Shkupit thonë Jovanovski se vjen nga Qyteti i Shkupit si inspektor në Sektorin e Inspektoratit, dhe gjithashtu ka përvojë të mëparshme në Sektorin për Zhvillim Ekonomik Lokal. “Aleksandar ka shumë vite përvojë në sektorin privat në tregti si udhëheqës i një njësie organizative, dhe me një angazhim pune në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit, ka punuar në zbatimin e projekteve ekologjike dhe shoqërore…
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa Bajramaj akuzohet për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. Gjatë seancës, i akuzuari ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje për ngjarjen tragjike. Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë të pranishëm familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident, të cilët kanë kërkuar drejtësi për djalin e tyre.
“Më ofendoi, më shau nga familja”, kështu ka deklaruar në gjykatë 63-vjeçari Keli Hoxha (alias Kontandin Oxhaj), i cili akuzohet se vrau me thikë për kalin turistin, Keli Hoxha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit. Autori i dyshuar i krimit ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. Sipas tij, 42-vjeçari Keli Hoxha, banues në Tiranë, por me origjinë nga Tropoja, e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallën e gjyqit, ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës. Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj) mbërriti mesditën e sotme…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë përmes një statusi në Facebook reagoi ndaj videove të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohej se ai ishte ndaluar nga Policia.Sipas tij, këto tentime nuk do ta frikësojnë as atë e as Struganët që të dielën të votohet për Arsim Dalipin.“Faleminderit të gjithë miqve për interesimin, shqetësimin dhe solidarizimin. Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që janë. Tentime të kota e qyqare që vetëm kanë shqetësuar dashamirët. Ju faleminderit nga zemra të gjithëve…
Të dielën, më 2 nëntor, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, nuk do të votohet në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, pasi në raundin e parë të votimit, më 19 tetor, nuk u arrit censusi minimal. Në këto katër komuna do të nisë një procedurë e re zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të komunës, brenda 60 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale 2025, në përputhje me Kodin Zgjedhor. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna në raundin e parë nuk dolën në votime më shumë se…
Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për marrëdhënie seksuale me dhunë është arrestuar në Tropojë. Vladimir Rama, banues në fshatin Fierzë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Njoftimi i policisë: Tropojë Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar në Itali, me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 46-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të…
MPB njofton se dje (29.10.2025) në orën 15:15 në fshatin Reçane, rajoni i Gostivarit, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit arrestuan N.S. (22) nga fshati Reçane, rajoni i Gostivarit për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose substancave shpërthyese”, e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal. “Po atë ditë në orën 14:10, në përputhje me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të N.S., gjatë të cilit ai raportoi se në njërën nga lokalet ndihmëse kishte një pushkë gjuetie…
Fatjon Bushi është 48-vjeçari i arrestuar i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një djalë të mitur. Sipas burimeve, Fatjon Bushi ishte klient një lokal në Kamëz ku 15-vjeçari ishte punësuar për provë. Por, sipas informacioneve, 48-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur,…
Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kultivim dhe trafikim të narkotikëve. Arrestimet lidhen me rastin e koduar “Vera 2024”, që kishte zbuluar një plantacion me rreth 3 mijë bimë narkotike dhe afër një ton marihuanë në fshatin Sverkë të Pejës gjatë vitit të kaluar. “Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve në Pejë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre…
Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç përshkallëzuan protestën e tyre këtë të enjte, duke u pozicionuar para Kuvendit të Shqipërisë. Me pankarta në duar, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejtat e tyre, kushte më të mira pune si edhe pensione dinjitoze për punën që kanë bërë ndër vite. “Duam të drejtat tona”, brohorasin protestuesit jashtë Kuvendit, ndërsa brenda në Parlamentit mbahet sot seanca e radhës plenare.
Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir sot do të fillojë shpërndarja 1.013.357 fletëvotimeve për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, informoi për MIA-n Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të shtunën do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore.Sipas informacioneve nga KSHZ, zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1.569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë, ndërsa 14 gazetarë të huaj janë akredituar për të…

