Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën ‘Fan Noli’ në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.
Author: almakos
Në Shpellën e Kopiles, në Leskovik, janë konstatuar mbetje kockash në brendësi të liqenit termal që u zbulua nga turistë çek disa muaj më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa qytetarë shqiptarë janë gjetur fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore. Mbetjet janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe menjëherë pas njoftimit është ngritur grupi hetimor. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të rastit.
Nëpunës të Policisë Kriminalistike pranë SPB Ohër kanë arrestuar G.M. (48) nga fshati Podmolje, rajoni i Ohrit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas MPB-së, gjatë një kontrolli të kryer me urdhër gjykate në një ish-objekt ushqimor në fshatin Mesheishtë, komuna Debërcë, të cilin e përdorte G.M., policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armatimi dhe lëndësh narkotike. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 1.357 copë municione të kalibrave të ndryshëm, 488 kërcej të bimës së kanabisit, një kuti me fishekë kalibri 7.62 mm, dy revolverë të vjetër, një pistoletë “VZOR” kalibri 7.65 mm, dy pushkë automatike,…
Panorama Online ka siguruar pamje teksa mbërrin në spitalin e Vlorës, viktima 35-vjeçar Dalan Allija, që u vra sonte me armë zjarri në fshatin Gjormë të Selenicës. Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij pasi jetonte në Levan të Fierit. Një person i erdhi nga prapa teksa po futej në derën e shtëpisë dhe e qëlloi për vdekje. Allija kishte një biznes pike këmbimi për automjetet. Djali i xhaxhait të tij ka qenë pjesë e masakrës së Çoles në Vlorë. Vrasja dyshohet për qëllime hakmarrjeje, por nuk dihet nëse Dalan Allijan ka qenë shënjestra e atentatit.
Nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose me aftësi të kufizuara, të cilët kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 qytetarë, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Në 14 institucionet ndëshkimore–korriguese, ku të drejtën e votës e kanë 1.256 persona që po vuajnë dënim me burg ose ndodhen në paraburgim, deri në orën 18:30 kanë votuar 588 votues. Ndërkohë, nga 214 persona të vendosur në institucionet për kujdes jashtëfamiljar, deri në orën 18:30 kanë votuar 125 prej tyre, bëri të ditur KSHZ. Sipas njoftimit, procesi i votimit për të…
Ka ndërruar jetë 35-vjeçari Dalan Alliaj i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë. Burime bëjnë me dije se 35-vjeçari ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Sipas banorëve viktima është nga fshati Levan i Fierit.
Një ngjarje e shëmtuar ka tronditur sot futbollin vendor në Prilep, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë mes Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës. Ajo që duhej të ishte një përballje sportive u shndërrua në një skenë tensioni dhe dhune. Gjatë gjithë takimit, tifozët vendas nuk ndaluan me fyerjet në baza etnike ndaj shqiptarëve, ndërsa situata eskaloi në përfundim të ndeshjes, kur disa futbollistë të klubit nga Haraçina u sulmuan fizikisht. Pas incidentit, KF Shkëndija Haraçinë reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke dënuar ashpër ngjarjet dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse. “Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit…
Pas ngjarjes në Devoll, ku një 32-vjeçar u rrëmbye dhe u dhunua për disa orë, Policia e Shtetit ka marrë masa disiplinore ndaj drejtuesve lokalë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, dhe ka pezulluar zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit, Hajri Kushe. Kujtojmë se pjesë e 3 rrëmbyesve që morën peng për disa orë 32-vjeçarin ishte dhe vëllai i Bledion Nallbatit, Alti Nallbati. Gjithashtu është nisur hetim disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Policisë Korçë dhe Komisariatit Devoll. Në vend të Ahmetit, përkohësisht është emëruar Islor Islami, që më…
Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka rrëfyer me detaje betejën e tij të vështirë me sëmundjen, të cilën e ka kaluar me sukses. Vishaj kujtoi momentin që ndryshoi jetën e tij: “Në 29 prill më vdiq nëna dhe unë rashë në gjendje kome. Nuk kisha asnjë shqetësim më parë, isha shumë aktiv, kisha shëndet të plotë dhe ishte si një rrufe në qiell të hapur. U habita kur ndodhesha në reanimacion. Kam qëndruar një javë në koma dhe nuk u besoja syve. Avokati tregoi se përpjekjet për të gjetur shkakun e gjendjes së tij…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Fushiticë të Drenasit, ku një burrë ka humbur jetën pasi është plagosur në rrethana ende të paqarta. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Insajderin se policia është njoftuar për rastin rreth orës 13:30. “Rreth orës 13:30, policia është njoftuar për një burrë të plagosur në fshatin Fushiticë të Drenasit. I njëjti është dërguar menjëherë në QKMF-në e Komoranit, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja”, ka deklaruar Ahmeti. Forcat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në bashkërendim me prokurorin e rastit,…
25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau me thi.kë të atin Pjetër Kodheli pak ditë më parë në Durrës, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. Masa “arrest me burg” rezultoi të ishte e ligjshme. Ai u shfaq duke qeshur në dhomën e xhamit, ku qëndroi gjatë gjithë seancës. I riu ka deklaruar pas ngjarjes përpara policisë se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin. “Nuk më linte të haja i qetë”, ka thënë ai, ku ndër të tjera është shprehur se “nuk e di si ndodhi, mora thi.kën dhe e qëllova”. “Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu…
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Shijak, ku një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku gjatë orarit të punës. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 49-vjeçarin F. K., banues në Shijak, pasi ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, në ambientet e godinës së Radiologjisë, në Qendrën Shëndetësore Shijak. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ngjarja ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës nga mjeku, i cili pas sulmit është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore. Autori është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Shijak dhe më pas është arrestuar. Materialet procedurale i…

