Author: almakos

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Strum–Roskovec. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me një motomjet dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 33-vjeçari me iniciale K. H. “Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit”, njofton policia. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike në territorin e të gjithë shtetit. MPB-ja po ndërmerr masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim që procesi i përgjithshëm zgjedhor të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt. Deri tani nuk janë regjistruar shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar disa paraqitje për agjitacion gjatë votimit në disa vende, por pas marrjes së masave, deri në këtë moment, nuk janë konfirmuar pretendimet nga paraqitjet. “Deri më tani, nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se dalja e qytetarëve deri në orën 15:00 është 30.26%, ndërsa në rrethin e parë ishte 31.16%. Kurse dalja e qytetarëve në Qytetin e Shkupit në rrethin e dytë është 22.94%, kurse në rrethin e parë ishte ishte 31.16%. Nga KSHZ bënë me dije se komuna e Shuto Orizares dhe e Kumanovës kanë dalje më të ulët të qytetarëve. Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani njoftoi se votimi po zhvillohet pa probleme dhe pengesa dhe të gjithë qytetarët po e realizojnë të drejtën e tyre të votës. Shabani bëri thirrje të gjitha komisionerëve nëpër vendvotime që të…

Lexo më Shumë

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit, duke u prezantuar si efektiv policie. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë i riu me iniciale E. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, të cilit gjatë një kontrolli nga “kolegët’ e tij, ai u konstatua i veshur me uniformë dhe stema policore të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Pas verifikimeve, rezultoi se i riu nuk ishte punonjës i Policisë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët sekuestruan 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara…

Lexo më Shumë

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe kosovare. Ky regjim ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të mbetet në zbatim deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata në pikat e përbashkëta, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë. Regjimi pa kontrolle u rikthye pas një pezullimi njëmujor gjatë tetorit, periudhë gjatë së cilës u…

Lexo më Shumë

Një 21-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar në Itali me një vizë turistike, u kap nga oficerët e karabinierisë së degës së Ternit duke shpërndarë lëndë narkotike dhe dyshohet se është pjesë e një rrjeti të organizuar trafiku në zonë. Gjatë aksionit dhe kontrollit, të riut iu gjetën 22 doza kokaine, me një peshë totale prej 19 gramë. Shqiptari u ndalua për një kontroll në lagjen Cospea. 21-vjeçari po drejtonte një makinë me qira. Pasi e kontrolluan, oficerët kontrolluan makinën dhe gjetën kokainën e fshehur në mbulesën plastike, në bazën e ndërrimit të marsheve. Ai u arrestua në flagrancë, informon media italiane.…

Lexo më Shumë

Tre ambiente të kthyera në “shtëpi bari” janë zbuluar në Malësinë e Madhe, ndërsa 2 persona u arrestuan dhe një i tretë u shpall në kërkim. Operacioni është koduar “Neonët”, ndërsa aktiviteti kriminal kryhej me metoda dhe pajisje bashkëkohore, nëpërmjet llambave nga mori edhe kodin ky aksion. Të arrestuarit janë Lazër Pepaj, Sandër Pepaj dhe u shpall në kërkim Kristjan Pepaj, kushërinj mes tyre. Gjithashtu u ndaluan Gëzim Hoxha, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj, 4 punonjës të OSHEE-së dhe u proceduan 2 punonjës të tjerë, për veprën penale “shpërdorim i detyrës”, pasi nuk zbuluan vjedhjen e energjisë elektrike…

Lexo më Shumë

Publicisti Ermal Hasimja ofron një analizë të thellë mbi ndikimin e Fatos Nanos në politikën shqiptare pas ndarjes së tij nga jeta. Ai thekson se ndarja e tij nuk është një zi për popullin shqiptar, por më shumë për familjen dhe Partinë Socialiste, duke e vlerësuar atë si një figurë të kontestuar në historinë e vendit. Hasimja e përshkruan Nanon si një kryeministër të një qeverie të korruptuar, duke theksuar se qeverisja e tij ka sjellë më shumë dëm sesa dobi për Shqipërinë. Ai argumenton se zhvillimi dhe integrimi i vendit gjatë mandatit të tij ishin të pamjaftueshme, duke vënë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njofton se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe se dalja e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%. “Sipas të dhënave të deritanishme të drejtën e votës deri në ora 11 e kanë realizuar 70 424 votues, do të thotë jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 10.10 për qind. Informatat flasin se po zhvillohet një proces zgjedhor i qetë dhe demokratikë”, thonë nga KSHZ.

Lexo më Shumë

Gjatë periudhës së heshtjes parazgjedhore, nga 1 nëntori 2025 deri në orën 07:00 të 2 nëntorit, pra deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar gjithsej 10 raportime për shkelje të heshtjes zgjedhore. Sipas të dhënave zyrtare, nga tre raste janë evidentuar në zonat e SPB Shkup dhe SPB Ohër, dy raste në zonën e SPB Shtip, ndërsa nga një rast është regjistruar në SPB Tetovë dhe SPB Manastir. Përveç këtyre, gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar edhe 19 postime në rrjetet sociale, të cilat përmbanin thirrje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe video e fotografi nga aktivitete partiake,…

Lexo më Shumë

Roja e një kompanie ndërtimi ka gjetur sot një granatë dore dhe ka njoftuar policinë, e cila rrethoi zonën. Granata është gjetur në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës. Sipas policisë, granata është defensive dhe pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare nga trazirat e vitit 1997, është pa armëzim dhe në gjendje të vjetër pa rrezik. Ndërkohë forcat xheniere  po të merren me asgjësimin e saj.

Lexo më Shumë