Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në Ballkan po vihet në rrezik nga mungesa e stafeve dhe kryesisht mjekëve pasi një pjesë e madhe e tyre po emigron. Një studim i fundit në Gjermani mbi emigrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor evidentoi se afërsisht 30% stafit shëndetësor nga Shqipëria kishin emigruar në Gjermani deri në vitin 2023. Bosnja dhe Kosova janë edhe më të prekura sipas studimit. Në vitin 2023, numri i shtetasve nga Kosova që punojnë në sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor ishte i barabartë me 50.3% të fuqisë punëtore vendase të kujdesit shëndetësor. Shifrat përkatëse ishin 42.5% për…
Author: almakos
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasmi ka falënderuar tetovarët për besimin e dhënë edh epër një mandat katër vjeçar. Ai ka thënë se rezultati tregon se ata janë në rrugë të drejt. “Tetova spektakolare! Ju faleminderit për këtë fitore madhështore, që e marrim me shumë mirënjohje dhe përgjegjësi. Ju siguroj se do ta mbaj në mendje këtë besim tuajin gjatë gjithë mandatin tim. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët në mbarë vendin që i dhanë VLEN-it besimin në shumicën absolute të komunave. Rezultat historik që dëshmon se jemi në rrugën e drejtë. Shihemi me shumë punë të mira”, ka…
Numërohen 100% e votave në Bërvenicë. Kryetar i ardhshëm i komunës së Bërvenicës do të jetë Jovica Ilieski, i VMRO-DPMNE-së, i cili ka marrë 4.374 vota ose 49,83% duke lënë pas kandidatin e VLEN-it Haqim Ramadanin me 4.224 vota, ose 48,13%. Numri total i fletëvotimeve të pavlefshme në këtë komunë ishte179. Ndërsa dalja e qytetarëve në Bogovinë ishte 54,35%. /SHENJA/ MARKETING
Numërohen 100% e votave në Bogovinë. Kryetar i ardhshëm i komunës së Bogovinës do të jetë Feti Abazi, i koalicionit VLEN, i cili ka marrë 6.380 vota ose 54,89%, duke lënë pas kandidatin e AKI-së Besnik Emshiun me 5 040 vota, ose 43.36%. Numri total i fletëvotimeve të pavlefshme në këtë komunë ishte 203. Ndërsa dalja e qytetarëve në Bogovinë ishte 39,96%.
Përderisa janë numëruar afërsisht 70% të votave në komunën e Bërvenicës në epërsi është kandidati shqiptar Haqim Ramadani, raporton SHENJA. Sipas të dhënave, deri tani, ai ka të fituar 3.207 vota, ose 60,70%, ndërsa kundërkandidati Jovica Ilievski, ka 1.973 vota, ose 37,35% të votave. 103 fletvotime janë të pavlefshme.
Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të koalicionit VLEN, Driton Sulejmani, deklaroi në një konferencë për media se procesi i votimit për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike në të gjitha komunat ku sot u votua. “Procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë parregullsi dhe në frymë të përgjegjësisë qytetare,” theksoi Sulejmani, duke shtuar se VLEN shpreh mirënjohje për qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre të votës me qetësi dhe dinjitet, duke dëshmuar kulturë të lartë demokratike. Ai bëri thirrje që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ta përmbyllë fazën e numërimit të votave me…
Që në orët e para të pasdites së kësaj të diele, trafiku në aksin e rrugës kombëtare që lidh rajonin e Shqipërisë Juglindore me kryeqytetin është rënduar ndjeshëm për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve në qarkullim. Kthimi nga pushimet e fundjavës i qindra familjeve nga Tirana, që kaluan dy ditë në Korçë, Pogradec dhe zonat e tjera turistike të Juglindjes, ka sjellë ngarkesë të madhe në qarkullim duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë. Segmentet më problematike janë raportuar nga “Kthesat e Murrashit” në Librazhd drejt Elbasanit dhe më tej nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në drejtim të Tunelit…
Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kumtuan se deri në ora 17:00 për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale jehona e votuesve është 34,62%. Sipas statistikave të publikuara nga KSHZ, komuna me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve është Saraji, ku në votime kanë dalë vetëm 8,77% e qytetarëve me të drejtë vote. Pas saj vjen Çairi me një dalje prej 12,04% dhe Buteli me 22,9%. Në anën tjetër, komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Konçe, ku kanë votuar 64,44% e votuesve të regjistruar. Një përqindje e lartë është regjistruar edhe në Rosoman, me 63,58% të pjesëmarrjes dhe në Dojran me…
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose jehona e votuesve është 39,28%, përcjell TV21. Nga KSHZ thonë se për të njëjtën periudhë kohore, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, jehona e votuesve ishte 39.62%, . “Do të veçojmë Kumanovën dhe komunën e Shuto Orizarës si komuna me jehonë të votuesve më të ulët, gjegjësisht Kumanova 27,72% dhe Shuto orizari 25,82%. Ndërsa komunat me jehonë më të lartë të votuesve, veçojmë Demir Kapinë me 62,71%, Dojranit me 62,96%, Konçen 64,44%, Krushevën 61,89%, Rosomani…
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Strum–Roskovec. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me një motomjet dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 33-vjeçari me iniciale K. H. “Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit”, njofton policia. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të…
Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike në territorin e të gjithë shtetit. MPB-ja po ndërmerr masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim që procesi i përgjithshëm zgjedhor të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt. Deri tani nuk janë regjistruar shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar disa paraqitje për agjitacion gjatë votimit në disa vende, por pas marrjes së masave, deri në këtë moment, nuk janë konfirmuar pretendimet nga paraqitjet. “Deri më tani, nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se dalja e qytetarëve deri në orën 15:00 është 30.26%, ndërsa në rrethin e parë ishte 31.16%. Kurse dalja e qytetarëve në Qytetin e Shkupit në rrethin e dytë është 22.94%, kurse në rrethin e parë ishte ishte 31.16%. Nga KSHZ bënë me dije se komuna e Shuto Orizares dhe e Kumanovës kanë dalje më të ulët të qytetarëve. Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani njoftoi se votimi po zhvillohet pa probleme dhe pengesa dhe të gjithë qytetarët po e realizojnë të drejtën e tyre të votës. Shabani bëri thirrje të gjitha komisionerëve nëpër vendvotime që të…

