Është arrestuar shoferi i cili sot goditi një çiklist në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup dhe i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, njoftoi MPB. Bëhet fjalë për H.K. (37) i cili me automjet të udhëtarëve “pasat” me targa të Shkupit, goditi një biçikletë të drejtuar nga J.K. (78) nga Shkupi. “Sot në Shkup, nëpunësit e policisë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.K. (37) nga Shkupi, sepse rreth orës 12:30 në bulevardin ‘Goce Delçev’ në Shkup, me automjet të udhëtarëve ‘pasat’ me targa të Shkupit, goditi një biçikletë të drejtuar nga J.K. (78) nga Shkupi,…
Author: almakos
Rasti i plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari serb në Leposaviq ka shkaktuar një valë shqetësimi dhe pyetjesh rreth sigurisë në këtë rajon. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar se situata është ende në hetim dhe se informacionet janë të kufizuara. Elshani, në një intervistë për Frontal në T7, shprehu dyshime mbi vendndodhjen e saktë të ngjarjes. Ai tha se nuk janë “shumë të sigurt” nëse plagosja dhe rrëmbimi kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës apo në Serbi. Kjo paqartësi ka ngritur shqetësime për sigurinë e qytetarëve në këtë zonë të ndjeshme. “Duke marrë parasysh…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e arrestit për një ish-punonjës të gardës, pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person në këmbim të shumës prej 20 mijë Euro, i kanë premtuar një shtetaseje (kallëzueses) se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror Mësohet se ish-gardisti Zef Mali i ka premtuar një qytetareje bashkë me shtetasin D.K. se do të ndërhynte për një çështje ekstradimi. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një hetimi të plotë me metoda speciale,…
Në Reçicë të Vogël është mbledhur Kryesia Qendrore e BDI-së, ku u diskutua situaza e krijuar pas zgjedhjeve lokale. Është vendosur që deri më 20 dhjetor të mbahet Kongresi i partisë. Nënkryetari Arber Ademi ka deklaruar se nuk ndiejnë përgjegjësi për humbjet e komunave ë Kërçovë dhe Bërvenicë, pasi sipas tij kryetarët nga radhët e VMRO-së janë zgjedhur edhe me votat e koalicionit VLEN. Ademi ka deklaruar se në mbledhjen e partisë nuk është diskutuar as për largimin e përfolur të partive të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit nga Aleanca Kombëtare për integrim. /SHENJA/
Një 33-vjeçar raportohet se është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, policia bën me dije se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari me iniciale M.D., i cili ka marrë plagë në këmbë. Nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje ndërsa vetë i riu nuk ka dhënë detaje për policinë. Sipas bluzave të bardha 33-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Durrës / Informacion paraprak Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se…
Është zbardhur lista me 23 kandidatët që kanë aplikuar për postin e ri të Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Burime për gazetarin Ergys Gjençaj bëjnë me dije se mes emrave të njohur që kanë hyrë në garë spikasin Endrit Shabani, drejtues i nismës “Nisma Thurje”, Jola Hysaj dhe Adriana Kalaja, të dyja kandidate për deputetet nën siglën Partisë Demokratike më 11 maj. Po ashtu, në listë është edhe Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata e cila përfaqësoi Sali Berishën në seancën e 26 tetorit 2023, ku…
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me zv. kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun. Kërkesa vjen menjëherë pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht marrjen e saj si të pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë. Në kërkesën për interpelancë, të iniciuar nga 7 deputetë të PD, opozita kërkon përgjigje në lidhje me humbjen sipas saj të 50 milionë eurove. “Sipas dokumentacionit zyrtar dhe burimeve të hapura të informacionit rezulton se fillimisht për këtë procedurë prokurimi publik ishte shpallur fitues operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”, me ofertë 140 milionë euro. Por, pas anulimit…
Edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale dalja e votuesve ka shënuar rënie në krahasim me ciklet e kaluara zgjedhore. Përkatësisht, dalja në zgjedhjet për kryetar të komunave dhe këshilltarë për herë të parë që nga pavarësia e shtetit, nuk ka kaluar 50%, as në rrethin e parë dhe as në të dytë. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në rrethin e parë dalja ka qenë 48.30%, ndërsa në rrethin e dytë, sipas 98,26% tëtë dhënava të përpunuara, dalja është 40,46 %. Nëse bëjmë krahasim të katër cikleve të fundit të zgjedhjeve lokale, vërejmë një trend të rënies së vazhdueshme…
Sot në orën 17:00, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, do të zhvillojë një deklaratë për mediat në lidhje me çështjen e Erion Veliajt. Gjykata do të sqarojë vendimin për padinë e Veliajt, i cili ka kërkuar anulimin e vendimit të qeverisë që e shkarkoi nga detyra si Kryetar i Bashkisë Tiranë, duke e cilësuar atë të kundërligjshëm dhe në shkelje të Kushtetutës. Në të njëjtën çështje, Gjykata do të shqyrtojë edhe dekretin e Presidentit që caktoi datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, për të parë nëse ai është në përputhje me Kushtetutën. Gjykata ka pezulluar përkohësisht…
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 620 gjoba dhe ka pezulluar 47 patentë shoferë. Gjatë periudhës nga data 27 tetor deri më 2 nëntor 2025, autoritetet kanë intensifikuar kontrollet në rrugë, duke rezultuar në një numër alarmant të gjobave për shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Kjo tregon një angazhim të fortë për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar aksidentet. Raportet e policisë tregojnë se gjatë kësaj jave janë regjistruar gjithsej 18 aksidente, ku 11 persona kanë pësuar lëndime. Këto shifra janë një kujtesë e fortë…
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 2 milionë euro në pronësi të shtetasit me iniciale T.Q., përfshirë apartamente, prona, dyqane e makina. Sekuestro u vendos ndaj të akuzuarit veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 2 milionë euro në pronësi të shtetasit T.Q. Nën sekuestro apartamente, prona, dyqane e makina Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023,…
GJKKO ka dënuar me 3 vite burg ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do qëndrojë pas hekurave vetëm 2 vite. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, është provuar se Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyEcc”. Gjithashtu i pandehuri Altin Hajri dyshohet se ka qenë përdorues edhe i platformës tjetër të enkriptuar, “Matrix”. Akuzat ndaj ish-deputetit Nga analiza e komunikimeve të platformave të enkriptuara “SkyECC” dhe “Matrix” ka rezultuar se i Jurgis Çyrbja, gjatë periudhës objekt…

