Author: almakos

Në katër ditët e para të nëntorit, në aksidente trafiku jetën e kanë humbur gjashtë persona në territorin e Maqedonisë së Veriut. Që nga fillimi i këtij viti, përfshirë tetorin, janë regjistruar 115 viktima, kumtoi MPB-ja. “Gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 142 viktima në aksidente trafiku. Këto nuk janë vetëm numra, është djali i dikujt, nëna e dikujt, burri, fëmija i dikujt. Fëmijët e dikujt mbeten pa prindër dhe anasjelltas, prindërit mbeten pa fëmijët e tyre. Ky bilanc, pa dyshim, shkatërrues nuk është produkt i fatkeqësive natyrore apo konflikteve ushtarake, por rezultat i kulturës, mentalitetit dhe sjelljes sonë në…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, filloi aksionin tre-ditor për pastrimin e qytetit. Aksioni synon rikthimin e pastërtisë në rrugë, sheshe dhe hapësira publike, me përfshirjen e shërbimeve komunale dhe qytetarëve, pasi qyteti ishe mbushur me mbeturina. Ai informoi se deri tani janë larguar nga puna 371 persona, për të cilët tha se ose nuk kanë shkuar në punë dhe kanë marrë rrogë ose kanë keqpërdorur vendin e punës, duke bërë thirrje që institucionet të hetojnë keqpërdorimet në Higjienën Komunale. “Paralajmëruam se do të fillojmë me aksion masiv për pastrimin e kryeqytetit dhe siç mund ta vëreni…

Lexo më Shumë

Isa Mustafa, ish-Kryeministër i Kosovës, ka shkaktuar një reagim të fortë nga kabineti presidencial me komentet e tij të fundit, duke sugjeruar se Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, po përgatit një “dredhi” të re për të mbajtur pushtetin. Kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme mbi pasojat e veprimeve të tij në të kaluarën dhe ndikimin e tyre në të ardhmen e vendit. Learta Hollaj, këshilltare e Osmanit, e ka kritikuar ashpër Mustafën, duke theksuar se Kosova vazhdon të paguajë për dështimet e tij politike. Ajo thekson se veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda për besimin e qytetarëve dhe…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër V.T. (57) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”. “E akuzuara, gjatë vitit 2024, në cilësinë e drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë, përvetësoi dy telefona celularë në pronësi të shkollës, të cilët i ishin besuar për përdorim”. “Pas përfundimit të mandatit të saj, ajo nuk ia ktheu telefonat, duke fituar kështu një dobi pasurore të paligjshme prej afërsisht 130.000 denarësh”, thonë nga SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Zoti Agim Binaj e pranon vetë që kur kompania ka xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë nuk lejohet, por ai referohet kompanisë “ASC CPAs” ndërkohë anashkalon faktin që kompania tjetër, “TPA Albania” shpk ka xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë. Pavarësisht kësaj shkeljeje, edhe ligji për Procedurat Tatimore i ndryshuar e ndalon kryetatimorin Binaj të ushtrojë detyrën ndërkohë që familjarët e tij kanë kompani auditimi. Argumentet e avokatit Muharrem Doku do të sillnin dhe acarimin e profesorit Binaj pasi ish drejtori te Tatimet do të zbulonte shkelje që kanë lidhje me kohën që kryetatimori Binaj ka qenë në…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian Mikalis Rokas, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Hristijan Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave. Ai tha se në Maqedoni mungon përparimi në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, duke përmendur në këtë fushë edhe nevojën për ndryshimin e Kodit Penal. “Tani është koha që të shfrytëzohet shansi, të përshpejtohen reformat dhe të zbatohen më me vendosmëri. Krahasuar me raportet e viteve të fundit është arritur një lloj përparimi, por megjithatë konfirmohet nevoja për përkushtim më të madh nga spektri politik. Nuk ka përparim sa i përket reformave në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Kjo mbetet…

Lexo më Shumë

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin tetor të vitit 2025. Përfituesit e të drejtave monetare që posedojnë kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular,  prej sot, 6 nëntor 2025. Me qëllim shmangien e turmës përpara dhe përbrenda bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në…

Lexo më Shumë

Ndonëse raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut, i publikuar nga Komisioni Evropian, vlerëson se vendi nuk ka shënuar pothuajse asnjë përparim në reformat kyçe, sidomos në drejtësi dhe sundimin e ligjit,  Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur optimistë dhe  i kënaqur.  Ai  tha se ashtu siç ka deklaruar disa herë, vendi ka nevojë për reforma në gjyqësor, për të cilën tha se do të angazhohet tani pas zgjedhjeve. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Shikoni, po t’i bënim ndryshimet kushtetuese, më të mirët do të ishim, dhe më pas të marrim veto të re, e më pas probleme të…

Lexo më Shumë

Çdo nxënës i shkollës së mesme në çantën e tyre mban një armë të ftohtë. Kështu ka treguar anketa që e ka realizuar Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Agjencia për realizimin e të drejtave të etnive, me nxënësit e shkollës së mesme. Forumi me temë “Dhuna e bashkëmoshatarëve si pengesë për përfshirjen dhe besimin midis komuniteteve”, tregoi se 5 vitet e fundit dhuna e bashkëmoshatarëve është në rritje dhe njëra nga shkaktarët e kësaj dukurie është përkatësia etnike. Jelena Kadriq, drejtoresh e Institutit për të Drejtat e Njeriut tregoi se bullizimi tek nxënësit e etnis maqedonase fillon në…

Lexo më Shumë

Përparim Rama, kandidat për mandat të dytë për Kyetar të Prishtinës është hospitalizuar ndërsa një ambulancë, siç merr vesh Nacionale, ka shkuar t’i ofrojë ndihmë mjekësore. Kjo edhe në ditën kur Përparim Rama e ka të caktuar debatin e fundit për balotazhin e së dielës, me Hajrull Çekun e Vetëvendosjes. Me ç’merr vesh Nacionale, Rama mund të ketë kapur grip sezonal – ndërsa ende s’dihet nëse kjo gjë do të jetë edhe pamundësim për të marrë pjesë në “Debat Plus” mbrëmjen e së enjtes.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës. Dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij. Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia aktualisht. T7 ka sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes. [embedded content]

Lexo më Shumë

Dy vëllezër janë vrarë me ar.më zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait. Siç merr vesh Insajderi viktimat kanë ardhur nga jashtë pasi iu ka vdekur babai. “Para 4 dite jane ardhe ne Kosove nga gurbeti, se kane pase rast vdekje iu ka vdek baba”, tha ky burim. I dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.

Lexo më Shumë