Altin Celami është ish-ushtaraku i arrestuar pasi akuzohet se furnizon grupet kriminale me armë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi. Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh. Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. 46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.…
Author: almakos
Policia ka njoftuar se Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij e më pas i ka larguar nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh.
Deputetja Duda Balje tha se nuk do të ketë votë pro Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë së re. Balje, në një linjë telefonike në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim teksa shtoi se një funksionar nga Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur në telefon zëdhënësin e saj dhe i ka thënë se ka përfunduar bashkëpunimi mes tyre. “Ka qenë shumë e kjartë që prejt takimit me presidenten, e gjithë partia ka deklaruar kundër dhe ne jemi dy deputetë që nuk kemi thënë direkt me po. Unë nuk kam ndryshuar qëndrim…
Një makinë e djegur me një trup të karbonizuar brenda u gjet në Viotia të Greqisë. Mjeti u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, i arritshëm vetëm nga një rrugë rurale në gjendje të keqe, sipas raportit. Ishte një gjuetar që rastësisht po kalonte nëpër zonë kur vuri re mjetin e djegur dhe njoftoi Policinë. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje zbuluan se brenda makinës kishte një trup të karbonizuar, ndërsa brenda u gjetën edhe pranga, një element që forcon mundësinë e një akti kriminal.
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të konsiderohet humbës në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se partia mbetet një forcë e rëndësishme politike në vend. “Unë jam anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Vij nga dega apo anëtarësia e komunës së Çashkës. Unë i rritur dhe vazhdoj të veproj të jem nën ombrellën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pas liderit tonë Ali Ahmetit. Sa i përket çështjeve të reformave, sigurisht nga mediumet nga pjesa e strukturës është oficialisht e caktuar se do të ketë kongres…
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Çashka do të bëhet një shembull për të gjitha komunat në vend pas katër viteve të mandatit të tij. “Çashka veç se ka ndryshuar. Pas viteve, Çashka do të jetë shembull për të gjitha komunat. Ashtu siç dhamë një shembull për të gjitha komunat tjera për të gjithë popullin shqiptar dhe maqedonas që jetojnë këtu, sepse ne kemi qenë shembull si në aspektin e zhvillimit të fushatës zgjedhore dhe ofertave, ashtu edhe Çashka do të jetë shembull në të gjitha aspektet,” deklaroi Shaqiri. Kryetari nënvizoi rëndësinë…
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” u zotua se gjatë mandatit të tij shqiptarët do të përfitojnë nga zhvillimi dhe resurset e komunës në mënyrë të drejtë. “Premtoj dhe garantoj se vizioni im është që shqiptarët ta marrin hisen e tyre. Nuk dua asgjë që nuk do të jetë frytdhënëse pas një muaji, një viti apo katër viteve. Jam kryetar komune që nuk e shoh aspektin populist dhe material vetëm për qëllimet personale. Zotohem se me kapacitetet e mia dhe me bashkëpunëtorët e mi, ne si shqiptarë do të ndihemi krenarë dhe do të…
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” falënderoi të gjithë qytetarët, me theks të veçantë shqiptarët dhe komunitetin turk, për mbështetjen gjatë fushatës së tij. “Por i gjithë fokusi që ishte në komunën e Çashkës, ta them kështu, jo si Suat apo si protagonist vetëm unë, por njëherë mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjithë qytetarëve, me theks të veçantë shqiptarëve dhe pjesën e etniteti turk të cilët u bashkuan rreth qëllimit, rreth asaj që unë e propozova që komuna të na takojë neve, erdh çështja e kandidimit në kuadër të AKI-t dhe filluam fushatën gjithpërfshirëse…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti teksa punonte. Sipas njoftimeve, viktima, i identifikuar si Ermal Rripi, ishte duke vjelë ullinj kur ka rënë nga një pemë. Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët pas kontrollit të vendit të aksidentit konfirmuan se ngjarja ka qenë aksidentale.
Një krim i rëndë është zbuluar këtë pasdite në Skuarta të Viotisë në Greqi, ku një burrë u gjet i djegur në ulësen e pasme të një automjeti, i lidhur me pranga. Sipas informacioneve të para, makina ishte vjedhur nga zona e Glyfadas dhe mbante targa të falsifikuara. Rasti konsiderohet jashtëzakonisht serioz, dhe tashmë është marrë në dorë nga Njësia për Krimet e Organizuar, e njohur si FBI-ja greke. Çelësi për hetimin është identifikimi i viktimës, i cili dyshohet se është shqiptar. Parashikimi i parë është se burri ka ndërruar jetë rreth dy ditë më parë, ndersa automjeti i djegur…
Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sot u shënua Dita e Kombeve të Bashkuara një ngjarje e organizuar në bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara në vend. Nga Ministria e Punëve të Jashtme informuan se Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski dhe koordinatorja e përhershme e OKB-së, Rita Kolumbia, konfirmuan së bashku angazhimin e tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm drejt forcimit të institucioneve, promovimit të të drejtave të njeriut, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përmbushjes së Agjendës…
Portali Kallxo.com ka siguruar dosjen e Astrit Isufit, personit që dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës, ngjarje që tronditi opinionin publik ditë më parë. Në dosje përfshihen të dhëna të hollësishme për të kaluarën e tij dhe rastet e mëparshme për të cilat ai kishte rënë në kontakt me organet e drejtësisë. Sipas dokumenteve që ka siguruar Kallxo.com, Astrit Isufi ishte dënuar më herët nga Gjykata në Prishtinë, Dega në Drenas për një rast të ndodhur më 30 mars 2025, gjatë ditës së festës së Bajramit. Në dosje përshkruhet se atë ditë, në shtëpinë e…

