Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës u zhduk në rrethana misterioze për orë të tëra gjatë ditës së djeshme, ndërsa denoncimi i bashkëshortit të saj, vuri në lëvizje forcat e Policisë së Lezhës. Klaudia Marku, 34-vjeçe, humbi kontaktet me familjarët që prej paradites të së mërkurës. Ka qenë bashkëshorti i zyrtares së lartë në Gjykatën e Lezhës ai që ka denoncuar në Polici zhdukjen e papritur të bashkëshortes. Oltian Leka, efektiv policie në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit në Durrës, i cili rreth mesnatës ka njoftuar sallën operative të Policisë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë,…
Author: almakos
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 12” Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçarja. Sekuestrohet një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 12”, si rezultat i të…
Ditën e sotme, në orën 12:00 në kryeqytet, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim të madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00. Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”. Bulevardi…
Shqiptarët janë më pesimistë se kurrë për situatën e tyre të pritshme familjare gjatë 12 muajve në vijim, madje pritshmëritë janë më negative edhe se në prill 2020, kur vendi po vuante pasojat e karantinës, si rrjedhojë e masave për kufizimin e pasojave të pandemisë së Covid-19. Shtrenjtimi i ndjeshëm i çmimeve në një kohë që të ardhurat e tyre nuk po rriten po bën që gjithnjë e më shumë familjarë të parashikojnë vështirësi me financat e tyre në të ardhmen. Në anketën e besimit konsumator për muajin mars 2022, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, balanaca e përgjigjeve ishte…
10:13 | 7 Prill 2022 Një grua 100-vjeçare po ndjekë kurs për IT në një përpjekje për të “kapur hapin” e teknologjisë që e kishte humbur kur ishte mësuese e shkollës fillore. Margaret Griffiths, nga Ynyshir, Rhondda, tha se ajo u regjistrua në klasat javore për të mbajtur mendjen e saj aktive. Ish-drejtoresha tha se po përpiqet të “ecë me kohën”. Ajo tha se synon të “vazhdojë të bëj atë që bëj për aq kohë sa të mundem”, transmeton rtv21.tv. E lindur në vitin 1921 në Aberaeron, Ceredigion, zonja Griffiths filloi një karrierë 40-vjeçare në mësimdhënie në shkollën fillore Cwmlai,…
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me përfshirjen e dy automjeteve në Vlora nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se autoritetet dyshojnë që makinave u është hedhur lëndë djegëse sipër dhe më pas u është vënë flaka. Sipas informacionit të përditësuar, pronar i furgonit është Viktor Koreta kurse i Benz-it është V.Çobo. Më herët, Gazeta Shqiptare raportoi se dy makina janë përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në lagjen “Karabash” të Vlorës. Policia më pas njoftoi se Benz-i ishte në pronësi të qytetarit me iniciale V. Ç., i cili ka qenë i parkuar dhe pranë tij po digjet dhe automjet…
LEXO EDHE: Kuadër i shtetit të robëruar. Kështu lideri i opozitës VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat e ka përshkruar paraqitjen e ministrit të drejtësisë, Nikolla Tupançevski, së bashku me një gjykatës dhe prokurore në ndeshjen e futbollit në Itali, mes kombëtareve të Maqedonisë dhe Italisë, shkruan Alsat. “Ishte e turpshme të shihje ministrin të përpëlitej disa ditë pas kthimit nga ky mini-turne futbolli… kush pagoi bileta e kush jo. Ka qenë edhe një ish prokurore publike speciale. Kishte edhe një gjykatës. Ju jep një pamje të qartë të shtetit të robëruar. Në mes e keni…
Qytetarë të Vlorës dhe shoqëria civile u mblodhën të enjten përsëri në protestë. Ky ishte tubimi i dytë i zhvilluar në Vlorë pas asaj të ditës së diel zhvilluar në “Sheshin e Flamurit”. Protesta u zhvillua kundër projektit në sheshin e flamurit, pasi sipas qytetarëve po tjetërsohet historia. Nga ana e qytetarëve, në protestë po kërkohet transparencë për projektin dhe transparencë për fondet publike. “Projekti për sheshin po rrënon historinë” Edhe të dielën kundër projektit të sheshit të flamurit në qytet, një grup qytetarësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Vlorë ka protestuar. Protesta është thirrur nga shoqëria civile të…
Vetëm 11% e qumështit që prodhohet në Shqipëri përpunohet në fabrika të licencuara nga shteti, siç është AKU, Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve, ka deklaruar të enjten Drejtori i Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxha. Gjatë një interviste në Abc, Hoxha pohon se pjesa tjetër e qumështit, 89% përpunohet në kushte informaliteti, që do të thitë se produkte që del nga këta operatore nuk kontrollohet. Si rrjedhojë, vihet në rrezik shëndeti i konsumatorëve. “Vetëm 11% e qumështit kalon në fabrika të licencuar nga AKU. 89% është e gjitha në informalitet. Ata që punojnë në informalitet nuk janë pjesë e kontrollit,…
“Pjesa pasive” prej 9.2% në Twitter u mor nga pronari miliarder i Teslas, Elon Musk, sipas një informacioni të detyrueshëm për objektivat e tyre të aksioneve dhe siç transmetohet nga Reuters dhe Bloomberg . Me shpalljen e lajmit, pjesa e Twitter u rrit me rreth 26 % në informacione. Musk zotëron 73,486,938 aksione në Twitter, që arrijnë 9.2% të kompanive, sipas një dokumenti të dorëzuar në Komisionin e Letrave me Vlerë. Aksioni vlen më shumë se 2.8 miliardë dollarë, në çmimin e mbylljes së Twitter të premten. Vihet re se Elon Musk është një përdorues shumë aktiv në Twitter, me…
LEXO EDHE: Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal në Tetovë, me shumicë votash u votua plani i ri urbanistik për bllokun urban 57 dhe 57A apo Shik Jellaku i cili kohë më parë u ble nga biznesmeni kontrovers malazez Daka Davidoviq. Me vendimin e sotëm të këshilltarëve komunal, pezullohet vendimi paraprak i Komunës për ndërtime të banesave në këtë bllok urban. Vendimin e këshillit e komentoi edhe kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami. “Sigurisht që për ne para se të jetë i rëndësishëm investitori, është me rëndësi që të kemi një plan urban model për të cilin Tetova…
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me incidentin e Lezhës, për të cilin u raportua fillimisht se ka rënë nga dritarja e katit të tretë. Gazeta Shqiptare mëson se vogëlushja ka rrëshqitur nga dritarja e katit të tretë dhe ka rënë në ballkonin e katit të dytë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Lezhës. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.

