Ditën e sotme, ashtu siç u paralajmërua , komuniteti ukrainas thirri një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë e cila po përballet me agresionin rus. Manifesti, i cili u thirr përmes rrjeteve sociale, nisi në orën 12:00 në kryeqytet, ndërsa tubimit i janë bashkuar shumë figura publike. Një reagim sa i përket këtij marshimi solidarizues ka patur nga Ambasada Amerikane ku përtej raportimit është shprehur se të gjithë bashkë janë më të bashkuar se kurrë përballë agresionit rus. “Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ambasadorin ukrainas Volodymyr Shkurov dhe ambasadorë të tjerë, morën sot pjesë në marshimin…
Author: almakos
Konkurrenca rajonale për tërheqjen e turistëve po jep pasojat e para në dëm të turizmit shqiptar. Kompania ajrore “Israir”, që ofronte lidhje direkte me Shqipërinë nga Izraeli, ka anuluar fluturimet, duke i zëvendësuar me Serbinë dhe Malin e Zi, për shkak të subvencioneve që po japin këta të fundit. Operatorët shqiptarë i tremben faktit që kjo praktikë subvencionesh mund të largojë të tjerë tour-operatorë, çka do të ishte një goditje e rëndë për turizmin vendas. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, Unionit Turistik Shqiptar. “Kompania ajrore Israir, duke filluar nga 25 prilli ka anuluar të gjitha fluturimet…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, reagoi dje pas replikave mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores së SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Sot Berisha u pyet nga mediat a është penduar për qëndrimin e tij ndaj diplomates Yuri Kim. Pyetje: Gabriel Escobar u shpreh dje i tronditur ndaj qendrimeve tuaja ndaj ambasadores Yuri Kim duke i konsideruar sulm ndaj presidentit Biden. Sot a jeni penduar për qëndrimet tuaja ndaj ambasadores amerikane dhe a tërhiqeni? Sali Berisha: Mund tu garantoj se e kam shumë të qartë dhe kam respektin më të…
LEXO EDHE: Muhamed Zeqiri, përmes një letre ka njoftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski se jep dorëheqje nga posti i Sekretarit Gjeneral të Qeverisë. “I nderuar kryeministër i RMV, z. Dimitar Kovaçevski. Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do tu mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV. Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion…
Ka nisur me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që prej javësh po përballet me agresionin rus, i cili ka shkaktuar deri tani mijëra viktima. Kryebashkiaku Klitschko në mesazhin e tij falënderon Tiranën zyrtare e cila po e mbështet në këto momente të vështira vendin e tij. Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko: Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë! I dashur miku dhe kolegu im, Erion! Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve…
SPAK ka njoftuar se policët që u arrestuan në Kukës kishin lejuar daljen e personave të shpallur në kërkim jashtë vendit, ndërsa merrnin ryshfet për trafik automjetesh apo për të mos regjistruar në sistemin TIMS personat që kalonin jashtë vendit. Në njoftimin për mediat thuhet se policët e arrestuar merrnin ryshfet nga “persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë…
LEXO EDHE: Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për MIA tha se greva nuk shkon asnjëherë në favor të procesit arsimor dhe nxënësve që janë dhe duhet të mbeten fokusi dhe prioriteti ynë. Deri më tani, të gjitha sfidat me SASHK-un i kemi zgjidhur së bashku, në tavolinë dhe përmes dialogut konstruktiv, kështu do të jetë edhe këtë herë. “Edhe pse në kushte krize, shëndetësore, ushtarake dhe ekonomike, ne debatojmë me Sindikatën për të gjetur një zgjidhje nga e cila nuk do të ketë palë të pakënaqur. Besoj se do të ndodhë së shpejti, pas së cilës do ta…
Dy administratorë të një Call Centeri në Tiranë janë arrestuar nga policia. Në pranga janë vënë Blerin Kamberaj, 37 vjeç dhe Roland Kamberaj, 40 vjeç. Sipas policisë ata u prezantoheshin klientëve të huaj si agjentë burse dhe i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit ata kanë arritur t’u zhvasin një shumë të konsiderueshme parash. Në kuadër të këtij operacioni janë vënë nën hetim edhe dy persona S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç. Njoftimi i policisë Goditet dhe 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Në vijim të punës për parandalimin,…
LEXO EDHE: Në ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Sellcë të Tetovës. Dyzetë e pesë vjeçari U.D., i cili që prej tre vitesh ka qëndruar në spitalin psikiatrik në Shkup, ndërsa është lëshuar muaj më parë, sot rreth orës tetë të mëngjesit, me sëpatë ka sulmuar nënën e tij, 73 vjeçaren N.D., me të cilën kanë jetuar të vetëm në shtëpinë e tyre familjare. Sipas informatave të dëshmitarëve okular, personi në fjalë, pasi e kryen aktin makabër, duke i prerë tërësisht kokën nënës së tij, të njëjtën e merr dhe e dërgon në dyqanin e fshatit. Rasti…
Lufta e fundit në Ukrainë ka krijuar edhe ndasitë mes blloqeve në rajonin europian. Pak javë më pare ishte Rusia e cila duke marrë shkas nga sanksionet e forta të vendosura ndaj saj, shpalli një listë me vende jo miqësore ndaj Moskës. Mes tyre është edhe Shqipëria. Por si në çdo përplasje me spalëve ka edhe shtete aleatë të Rusisë, të cilët do të duhet të marrin të njëjtat masa me Kremlinin. Si rrjedhojë, qeveria e Bjellorusisë ka miratuar listën e vendeve jo mike. Vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave është publikuar në Portalin Kombëtar Ligjor të Internetit. Përveç vendeve…
LEXO EDHE: Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetim kundër një funksionari shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetasve të Kroacisë, njoftojnë nga Prokuroria Publike Themelore. Funksionari i Qeverisë së RMV-së është i dyshuari i parë në rast pasi dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit duke iu ndihmuar dy të dyshuarve të tjerë – shtetas kroatë. “Gjatë periudhës prej muajit prill 2021 deri në muajin janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij, i dyshuari i parë pa realizuar procedurë përkatëse për prokurim publik, ka arritur…

