Lufta e fundit në Ukrainë ka krijuar edhe ndasitë mes blloqeve në rajonin europian. Pak javë më pare ishte Rusia e cila duke marrë shkas nga sanksionet e forta të vendosura ndaj saj, shpalli një listë me vende jo miqësore ndaj Moskës. Mes tyre është edhe Shqipëria.
Por si në çdo përplasje me spalëve ka edhe shtete aleatë të Rusisë, të cilët do të duhet të marrin të njëjtat masa me Kremlinin.
Si rrjedhojë, qeveria e Bjellorusisë ka miratuar listën e vendeve jo mike. Vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave është publikuar në Portalin Kombëtar Ligjor të Internetit.
Përveç vendeve të BE-së, kjo listë përfshin edhe 12 shtete të tjera – SHBA, MB, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra.
Vendimi hyn në fuqi nga dita e publikimit zyrtar.
Më 7 prill, presidenti i Bjellorusisë nënshkroi një dekret që synon “mbrojtjen e subjekteve ekonomike kombëtare nga debitimi i fondeve nga llogaritë e tyre me kërkesë të banorëve të shteteve të huaja që kryejnë veprime armiqësore kundër subjekteve juridike ose individëve bjellorusë”.



