Author: almakos

Nëntë pako me kanabis të cilat ishin të lidhura në një dron, janë kapur mbrëmjen e sotme nga policia e Malit të Zi në kufirin shqiptar. Sipas mediave malazeze, droni është pikasur mbi ujërat e liqenit të Shkodrës, duke lëvizur nga zona e Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës. “Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kompetencë të saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”, thuhet në komunikatë. Deri më tani nuk ka ende informacion mbi itinerarin që ka përshkruar droni. Policia po vijon…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së në emisionin e sotëm “360 gradë”, për rastin e konsulles në Nju Jork, Besmira Ejupi, e cila në periudhën 2021-2022 ka marrë honorare nga disa institucione në vlerë prej rreth 7000 euro, tha se po i mbledhin dokumentet në lidhje me angazhimin e saj dhe të marrin vendim sa më shpejt të jetë e mundur. “Duke qenë se bëhej fjalë për disa institucione, duhet kohë për të mbledhur dokumentet që kanë të bëjnë me angazhimin e saj për të përshpejtuar procedurën. Na u dhanë dokumentet, sot mbërritën dokumentet e fundit që u kërkuan,…

Lexo më Shumë

Paniku nga mungesa e furnizimeve në treg me produkte ushqimore preku të gjithë zinxhirin tregtar. Rritja e çmimeve për produktet ushqimore nisi që në maj të vitit të kaluar, por fillimi i luftës Rusi-Ukrainë solli valën e re të rritjes së çmimeve, si dhe shtoi shqetësimin e importuesve, supermarketeve dhe konsumatorit për mungesë të mallrave. Për shkak të kësaj situate, shumë njësi tregtare dhe konsumatorë krijuan rezerva ushqimore. Blerjet e konsumatorëve rritën shitjet në supermarkete nga 10 deri në 40%. Aktualisht sipas rrjeteve të supermarketeve më të mëdha në vend, kërkesa për mallrat e shportës është stabilizuar, por mbingopja e…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në emisionin e sotëm “360 gradë”, në pyetjen nëse  zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë Grkovska ka konstatuar se ministri i drejtësisë Nikolla Tupancevski e ka shkelur kodin etik dhe se praktikisht i ka dërguar një paralajmërim me shkrim ministrit dhe nëse ky rast është mbyllur për të, ajo tha se për ne ky rast nuk ishte as i hapur. “Për ne rasti as që është hapur si rast, si denoncim për të cilin ne veprojmë, është thënë sërish, thjesht i jemi përgjigjur një pyetjeje gazetareske, a…

Lexo më Shumë

Pasuria intelektuale në vendin tonë, që rrjedh kryesisht nga drejta e autorit, e cila në vetvete përfshin krijimet artistike, siç janë librat, muzika, pikturat, filmat dhe veprat me bazë teknologjike siç janë programet kompjuterike dhe bazat elektronike të të dhënave etj arriti një vlerë të përgjithshme të deklaruar zyrtarisht prej 1,7 miliardë lekësh ose 14 milionë eurosh. Kjo e shifër  u gjenerua të dhënat zyrtare të tatimeve mbi arkëtimet e TAP mbi pronësinë intelektuale gjatë vitit 2021. Tatimi, i cili aktualisht vilet në 15 për qind e së ardhurës së përfituar nga arriti një vlerë prej 262 milionë lekësh gjatë…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Organeve Gjyqësore (SPOGJ), Trpe Dejanovski në emisionin e sontëm “360 gradë”, deklaroi se bashkë me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkojnë rritje të pagave për 2.806 denarë dhe se sipas tij Qeveria duhet të kuptoj se kjo është vija e kuqe, dhe kthim pas nuk ka, shkruan Alsat.“Kemi disa kërkesa dhe mendoj se Qeveria duhet të kuptoj se kjo është vija e kuqe. Kërkesa e parë e dini edhe vetë, kur bisedohej për pagën minimale kërkuam rritje graduale të pagave. Gjatë bisedave me ministrin dhe me ministrat e tjerë të Qeverisë…

Lexo më Shumë

Zhvillime pozitive duken se po shpalosen në vendin tonë përsa i përket pandemisë. Në këtë javë të parë të prillit, fatmirësisht asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19. Sipas shifrave të bëra publike në baza ditore nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të premten është shënuar numri më i ulët i infektimeve në 24 orë gjatë këtyre 8 ditëve të para të prillit. Nga 846 testime të kryera në total, kanë rezultuar pozitivë 28 persona. Ndërkohë, aktualisht janë 372 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka qëndruar sot për iftar në Kondovë të Sarajit, tek familja e Rafiz Tanallarit. Presidenti me këtë rast të gjithë besimtarëve myslimanë u ka dëshiruar agjërim të lehtë dhe momente të këndshme me më të afërmit e tyre.

Lexo më Shumë

Shqipëria po e ndjen së fundmi rritjen e çmimeve dhe inflacionit, e cila thuhet se ka ardhur si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Eksperti i Ekonomisë Rezart Prifti, në Abc ka deklaruar se më të goditura do të jenë shtresat në nevojë. Ai theksoi se nëse nuk merren masa, kjo situatë do të zgjasë për të paktën 2 vite e gjysmë. “Në Shqipëri goditjen më të madhe e marrin shtresat në nevojë. Inflacioni ishte i pritshëm dhe do jetë të paktën për 2 vite e gjysmë në ekonominë shqiptare.  Po shikoj që është një amulli e madhe sa i…

Lexo më Shumë

Nën kujdesin e “Qëndrës T’REJA” dhe “Qëndrës për Advokim Social”, ekspozita “Rikujtesë” u çel pikërisht për të rikthyer vëmendjen në problemeve të shumta që jetojne anëtarët e komunitetit rom në vendin tonë. “Kemi luajtur me simbolet duke sjellë në vëmëndje të qytetarëve dhe aktivistëve çështje të cilat kanë mbetur të patrajtuara sic janë çështja e energjisë elektrike, shembja e shtëpive në familjet e komunitetit të Selitës, informaliteti i ricikluesve Rom”,  u shpreh aktivistja Romina Sefa, nga Qëndra për Advokim Social. 8 Prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom. Ky komunitet prej vitesh ka vuajtur prej paragjykimeve, diskriminimit dhe etiketimeve të…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetar: Mefail Ismaili Komisioni për Anti Korrupsion ende nuk i ka kompletuar të gjitha dokumentet për rastin e regjistrimit të djalit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në Akademinë e gjykatësve, për të cilin rast një qytetar i panjohur ka kërkuar nga Anti korrupsioni që të hetoj mënyrën për pranimin e djalit të kryeparlamentarit, për të cilin dyshohet se nuk ka pasur të kompletuara dokumentet përkatëse. Kryetarja e Komisionit për anti korrupsion, Biljana Ivanovska për emisionin 360 gradë në Alsat tha se presin edhe një dokument nga Ministria e Arsimit që më pas të mund të kenë pasqyrë…

Lexo më Shumë

Strukturat e policisë në IEVP Fier, gjatë kontrollit të një pakoje postare dërguar nga nëna e një të dënuari brenda një qeseje me duhan kanë gjetur një aparat celular tip Samsung. Për rastin, është vënë menjëherë në dijeni SHKBB për hetime të mëtejshme. Gjatë kontrolleve të fundit në këtë burg janë gjetur drogë, mjete prerëse e telefona. Rasti më i fundit i raportuar ka ndodhur në shkurt kur kanë gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë. Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia. Ndërkohë,…

Lexo më Shumë