Detaje të reja kanë dalë në lidhje me incidentin e Lezhës, për të cilin u raportua fillimisht se ka rënë nga dritarja e katit të tretë.
Gazeta Shqiptare mëson se vogëlushja ka rrëshqitur nga dritarja e katit të tretë dhe ka rënë në ballkonin e katit të dytë.
Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.



