Author: almakos

LEXO EDHE: Me tre vjet burg është dënuar shoferi Jordan Gjorgjiev, i cili në janar të këtij viti e aksidentoi për vdekje me makinë një 24-vjeçare nga Radovishi. Gjykatësja e kësaj lëndë, gjithashtu tha se shoferit Jordan Gjorgjiev do t’i merret leja për vozitje. Gjykatësja tha se janë marrë parasysh të gjithë rrethanat lehtësuese dhe rënduese në këtë rast. Gjatë procesit gjyqësor Jordan Gjorgjiev pranoi fajin dhe deklaroi se nëse do të ishte e mundur të bënte diçka, do ta ndërronte vendin me viktimën. Ndryshe, Gjorgjiev në ditën e aksidentit ka vozitur me shpejtësi prej 67,3 kilometra në orë, që…

Lexo më Shumë

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema, të mërkurën pati një ndeshje fantastike kundër Chelseat në Champions League. Benzema në “Stamford Bridge” shënoi hat-trick duke i mposhtur “Blutë e Londrës”. Francezi deri në pak kohë para se të niste loja ishte agjërueshëm. E kur erdhi koha për të bërë iftar ai hëngri hurma. Për këtë ka folur edhe hoxha Mazllam Mazllami, i cili tha se futbollisti i Real Madridit po t’i hante shtatë hurma do të shënonte shtatë gola. “A e patë lojën apo jo? Me tre hurma, tre gola. Po t’i hante Benzema shtatë hurma, shtatë gola. Dhe atë atje,…

Lexo më Shumë

Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari shqiptar ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Itali. Mediat italiane raportojnë se shqiptari është identifikuar si Lorenc Beqiraj, biznesmen me origjinë nga Durrësi por që banonte prej kohësh në Ravenna të Italisë. Ai po udhëtonte me makinën e tij drejt Forli për të takuar të fejuarën Sandra Tampieri. Në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin mbi automjetin e tij tip Alfa Romeo dhe makina doli nga rruga duke u përmbysur. 45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Sipas shtypit italian, prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra…

Lexo më Shumë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka konfirmuar se ditën e djeshme është përfshirë në një aksident. Ajo ka bërë të ditur se në lagjen “Arbëria” në Prishtinë një fëmijë është përplasur në makinën e saj. Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente. “Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot fillon grevë në të gjitha institucionet e nivelit kombëtar në kopshte dhe në shkollat fillore dhe të mesme, që sipas njoftimeve do të zgjasë derisa të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Nga ana tjetër Ministritë e Arsimit, Shkencës dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se edhe në kushtet e grevës, shkollat dhe kopshtet duhet të kryejnë veprimtarinë e tyre – kujdesin dhe edukimin e fëmijëve dhe organizimin e procesit edukativ- arsimor.

Lexo më Shumë

Për fundjavën çmimi i tregtimit të vajit të lulediellit me shumicë do të vijojë të jetë 315 lekë dhe për shitjet me pakicë 321 lekë për litër. Bordi përcaktoi javën e kaluar marzh fitimi 2 lekë për grosistët dhe 4 lekë për supermarketet, ndërsa mbledhja e parashikuar ditën e premte nuk u zhvillua. Por mosndjekja me rigorozitet çmimeve në tregjet e huaja po shkakton humbje te shitjet për importuesit e vajit të lulediellit. Çmimet e shitjes si nga subjektet e shumicës dhe pakicës kanë mbetur të pandryshuara edhe për miellin, sheqerin dhe orizin. Tregtarë të vajit të ambalazhuar pohuan për…

Lexo më Shumë

01:06 | 11 Prill 2022 Edhe pse shumica e gjermanëve kanë prej kohësh një modem të instaluar në shtëpi për të pasur akses të shpejtë në internet, rreth 3.8 milionë persona të moshës 16 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë në internet. Mospërdorimi i internetit vihet re sidomos tek të moshuarit. Kështu, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden, një ndër pesë persona në moshat 65 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë online. Kurse në grupmoshën midis 55 dhe 64 vjeç, 8% nuk kanë vizituar kurrë një faqe interneti. Ndërsa përqindja e të…

Lexo më Shumë

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta. Gazeta Shqiptare siguron  foton ekskluzive të Kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledion Sulkuqi. Ende nuk është bërë i ditur identifikimi i autorëve që goditën barbarisht në mes të qytetit Sulkuqin, vetëm 100 metra pranë drejtorisë së policisë. Burimet bëjnë me dije se Sulkuqi, ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital ku po merr trajtimin mjekësor përkatës. Nga burimet gjithashtu mësohet se Sulkuqi ndodhet jashtë rreziku për jetën. Nuk është zbuluar ende…

Lexo më Shumë

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta. Sulkuqi, është sulmuar pasi ishte çuar nga një bar kafe në hyrje të lagjes Muzelale Kala, ekzaktësisht  vetëm 100 metra larg drejtorisë së Policisë. Burimet e Gazetës Shqiptare kanë mësuar se Sulkuqi është qëlluar me levë disa herë në trup nga persona të paidentifikuar. Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për gjetejne e autorit/autorëve. VIJON…

Lexo më Shumë

Stina e dimrit si duket nuk ka kaluar ende, pasi reshjet e dëborës janë kthyer në Qarkun Dibër thanë burimet e Balkan Web. Prej orës 18 e 30 kanë nisur reshjet e borës në Byppasin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Reshjet e borës kanë qenë intensive teksa për pak minuta kanë krijuar shtresën e bardhë. Ndonëse kjo borë është e papritur për autoritetet, këto të fundit i ka gjetur në befasi dhe rrezikon të paralizojë qarkullimin e automjeteve. Temperatura në Qafën e Murrizit është -1gradë celsius, çka favorizon vijimin e reshjeve dhe ngricave në orët e mbrëmjes.

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi kërkesën e SPAK duke lënë në burg 19 efektivë të policisë të arrestuar për korrupsion në pikën doganore të Morinës. Sipas Neës24, për 8 efektivë është caktuar masa arrest shtëpie ndërsa për 4 të tjerë, pezullim nga detyra. SPAK thekson gjithashtu se punonjësit e policisë kryenin regjistrime fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS. Operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet kosovare, u finalizua disa ditë më parë.…

Lexo më Shumë

TIRANË- Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme i akuzuar si autori i atentatit kundrejt pronarit të shkollës private “Wilson”, Lulëzim Masha. Ngjarja e cila ndodhi më 18 janar të këtij viti, zbuloi se 63-vjeçari Lulëzim Masha teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Mercedenz Benz ML” pranë Liqenit të Thatë, u qëllua me breshëri plumbash pistolete. Autori 31-vjeçar, Skënder Tasi, është arrestuar nën akuzën “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 31-vjeçari është kapur nga forcat e rendit tri muaj pasi ishte…

Lexo më Shumë