Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi kërkesën e SPAK duke lënë në burg 19 efektivë të policisë të arrestuar për korrupsion në pikën doganore të Morinës.
Sipas Neës24, për 8 efektivë është caktuar masa arrest shtëpie ndërsa për 4 të tjerë, pezullim nga detyra.
SPAK thekson gjithashtu se punonjësit e policisë kryenin regjistrime fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS.
Operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet kosovare, u finalizua disa ditë më parë. Efektivët e policisë u arrestuan pasi merrnin ryshfet në këmbim të kalimit të mallrave kontrabandë, favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, po ashtu nëpërmjet ryshfetit lejonin trafikimin e automjeteve, sendeve të tjera të kundraligjshme dhe ndihmonin për të kaluar kufirin qytetarë të cilët kishin probleme ligjore të për të hyrë në vendet e bashkimit evropian.



