Author: almakos

LEXO EDHE: Gazetar: Igor Stefanovski Tre vjet burg për Jordan Gjorgiev i cili kishte goditur me makinë për vdekje Viktorija Nikollovën nga Radovishi afër qendrës tregtare “City Mall”. Gjykata ka shpjeguar pse lartësia e dënimit për kundërvajtje të rënda në trafik është më e vogël se minimumi i parashikuar ligjor prej 4 vitesh për këtë vepër. “I akuzuari ka pranuar krimin, ka shprehur pendim, ka treguar vetëdije për paligjshmërinë e veprës së kryer, moshën e tij, se është i ri 23 vjeç, para të cilit është një jetë e tërë dhe që për herë të parë bie në kundërshtim me…

Lexo më Shumë

11 prilli shënon 37 vite nga vdekja e diktatorit Enver Hoxha. Në këtë përvjetor, ata pak anëtare të Partisë Komuniste Gjirokastër kanë shkuar pranë ambienteve të shtëpisë së Enver Hoxhës, e cila po restaurohet. “Enver Hoxha ishte udhëheqësi i LANÇ, i cili doli fitimtar me kampin antifashist botëror me udhëheqjen e Stalinit të madh, tërë jetën e tij qëndroi në kampin e paqes të gjithë popullit. Ishte figura më e madhe në Europë dhe Ballkan që i qëndroi socializmit për të arritur majën më të lartë të komunizmit. Enver Hoxha ngriti një Shqipëri nga e para, ndërtoi hidrocentrale, bonifikoi fusha,…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Gazetare: Melihate Rustemi Shkollat fillore dhe të mesme sot dukeshin sikur janë në pushim veror ose ditë feste për shkak të fillimit të grevës së përgjithshme të organizuar nga Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës. Mësimdhënësit grevistë qëndronin në hapësirë të posaçme dhe nuk zhvillonin procesin edukativo arsimor. Alsat vizitoi shumë shkolla. Gjithkund mësimdhënësit mbështesin grevën dhe janë të vendosur që mos të heqin dorë deri në plotësimin e kërkesave, sidomos asaj të rritjes së pagave. “Javën e kaluar nxënësit u njoftuan se do të ketë grevë në shkollë. Sot në mëngjes pak nxënës erdhën në shkollë,  numri…

Lexo më Shumë

ARRSH ka njoftuar devijimin e rrugës nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas përgjatë një javë në datat 15 prill deri në 22 prill në fashën kohore 22:00-06:00 të mëngjesit. Vendimi vjen pasi punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në dalje të Tiranës për në Elbasan janë duke përfunduar. Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Ndërtim Rruga Mbikalimi TEG dhe Rrugët Lidhëse të tij” ju bëjmë me dije se kemi arritur në fazën për të realizuar punimet në Rrethrrotullim, në Km 0+225 deri Km 0+375 të rrugës Kryesore dhe deri në profilin 4 të Unazës Lindore. Punimet në Rrethrrotullim do…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se ky është vetëm fillimi i trazirave sociale. Sipas tij priten greva të tjera në të ardhmen. Mickoski thotë se nëse pushteti pranonte propozimin e VMRO-DPMNE-së për nivelimin e pagave nuk do të vinte deri te greva aktuale në arsim dhe çerdhe. “Popullit i ka ardhur në maje të hundës nga politikanët e paaftë, nga politikanët të cilët kujdesen vetëm për buxhetin personal, ndërsa nuk kujdesën për standardin e punëtorit, të qytetarit. Dhe për këtë ndodhin këto trazira sociale. Nëse e dëgjonin këshillën e VMRO-DPMNE-së sot ne nuk do ta kishim këtë situatë. Por…

Lexo më Shumë

Njoftim/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar P.p.nr.6759 viti. 2021 për veprën penale të  të parashikuar nga neni 180 i K.Penal. Ky Procedim penal eshte hetuar ne unitet me P.p.nr.8390 viti 2021  për veprën penale “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” ”Ruajtja dhe depozitim i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 178/1,179/1, të K.Penal ku nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, jane kryer veprime te plota hetimore duke perfshire dhe metodat speciale te hetimit duke finalizuar mengjesin e dates 23.11.2021operacionin e koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi I disa shtetasve…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e mesditës së djeshme kur iu vu zjarri qëllimisht makinës së kryeplakut të Vermoshit, Prek Vata (Vushaj). Mësohet se, Vata ka qenë personi që foli për avionin e rënë në këtë zonë, në tetor të 2021 dhe nuk përjashtohet mundësia që djegia e makinës të bëhet për këtë fakt. Kryeplaku nga ana tjetër, ka pranuar për uniformat blu se djegia ka qenë e qëllimshme, por nuk ka treguar detaje mbi autorët, ndërkohë mësohet se policia ka nisur hetim për rastin.

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Zyrtarët policorë të SPB Tetovë gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:30 kanë privuar nga liria 36-vjeçarin S.H. nga rrethi i Tetovës, nën dyshimin se paraprakisht e ka sulmuar fizikisht dhe lënduar gruan e tij 33-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian po punon mbi propozimet për një embargo të mundshme të BE-së ndaj Rusisë, thanë sot ministrat e jashtëm të Irlandës, Lituanisë dhe Holandës, megjithëse nuk ka marrëveshje për ndalimin e naftës ruse. “Ata tani po punojnë për të siguruar që nafta të jetë pjesë e paketës së ardhshme të sanksioneve”, tha Ministri i Jashtëm irlandez Simon Cowney, duke iu referuar Komisionit Evropian teksa u takua me homologët e tij evropianë në Luksemburg. “Bashkimi Evropian po shpenzon qindra milionë euro për importin e naftës nga Rusia, gjë që padyshim po ndihmon në financimin e kësaj lufte. Ne duhet ta…

Lexo më Shumë

LEXO EDHE: Ministri i Arsimit, Jeton Shaqir tha se respekton të drejtën sindikale për grevë, por sipas tij, greva e përgjithshme duhej të ishte hapi i fundit për zgjidhjen e çështjes së pagave në arsim dhe kopshte. Shaqiri bëri thirrje që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje e përbashkët për këto çështje dhe të vazhdojë mësimi. Shaqiri e dha këtë qëndrim gjatë një vizite në shkollën e mesme “Vlado Tasevski” ku po bëhet testimi ndërkombëtar PISA. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me drejtorët e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme për atë nëse dhe si…

Lexo më Shumë

Orges Beqari, vëllai i vogël i Lorenc Beqarit, biznesmeni që humbi jetën në aksidentin automobilistik në Itali ka folur për mediat italiane. Ai ka treguar rrugëtimin e tyre në Ravenna, 30 vite më parë. Orgesi tha se mbërritën me një varkë që u nis nga Shqipëria ne vitin 1991. “Më mungon shumë, tani pushofsh në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë ” Me këto fjalë të shkruara në Facebook, Orges Beqari përshendet vëllain e vogel të Lorencit, i cili vdiq të shtunën në mbrëmje në një aksident automobilistik në Ravegnana”. Prindërit Edoardo dhe Marianna dhe vëllezërit e mi Lorenc dhe…

Lexo më Shumë

Banorët e Shangait po jetojnë orë dramatike pasi një ndalim trafiku është vendosur  në qytetin kinez për tre javët e fundit. Banorët e Shangait e kanë të vështirë të blejnë mish, oriz dhe ushqime të tjera për shkak të bllokimit. Videot që qarkullojnë në internet tregojnë shpërthimin e zemërimit dhe dëshpërimit të banorëve të qytetit që ulërijnë të bllokuar brenda banesave. Shanghai, një qytet me 26 milionë banorë në bregun juglindor të Kinës, është një qendër kryesore financiare dhe porti më i madh i kontejnerëve në botë. Residents in #Shanghai screaming from high rise apartments after 7 straight days of…

Lexo më Shumë