LEXO EDHE: Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (11-prill) rreth orës 16:30, në prani të punëtorit social dhe avokatit për të mitur, kanë arrestuar një të mitur nga Tetova, e cila paraprakisht e kishte kërcënuar dhe kishte tentuar ta sulmojë me mjet të mprehtë, nënën e saj F.D. 42 vjeçare nga Tetova, por është penguar në qëllimin. E mitura është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit dhe kundër saj do të përgaditet procedim përkatës.
Author: almakos
Agresioni rus ndaj Ukrainës ka ngjallur kujtime të gjalla të luftës në rajon dhe BE-ja duhet të bëjë të pamundurën për të mbrojtur Ballkanin Perëndimor nga efektet e saj negative, theksuan pjesëmarrësit në konferencën e organizuar nga Euractiv Bulgaria dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Radan Kanev. Eurodeputeti Vladimir Bilçik (PPE), Raportuesi i Përhershëm për Serbinë, tha se lufta në Ukrainë kishte ekzagjeruar një sërë ndryshimesh gjeopolitike dhe procese të tilla ekzagjerimi nuk ishin parë në dekada. Megjithatë, ai e sheh këtë si një mundësi për Ballkanin Perëndimor që mund të sjellë dinamikë të re në procesin e anëtarësimit në BE…
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore kreu kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi. Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin. Aksioni ka ndodhur që më 31 mars…
Foto: Politico.eu LEXO EDHE: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE në gjysmën e parë të vitit 2022, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. “Vende si Ukraina, si dhe vende të tjera, e kanë parë prej kohësh të ardhmen e tyre në BE. Jo vetëm që nuk do t’i zhgënjejmë këto vende, por do të mbajmë premtimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo vlen edhe për disa vende në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, madje kjo është arsyeja pse tani në gjysmën e parë të vitit ne duhet të…
Një 17-vjeçar me origjinë shqiptar u karbonizua brenda një automjeti që u përfshi në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë u regjistrua në ishullin grek Kefalonia. Pas përplasjes, mjeti shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën në mënyrë tragjike të riut me origjinë shqiptare, i identifikuar si Fabio. Mediat greke bëjnë me dije se 17-vjeçari ka mbetur i bllokuar në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa tre shokët e tjerë të klasës, kanë mundur të dalin, duke marrë plagë të lehta. Pavarësisht përpjekjeve për ta nxjerrë dhe ndërhyrjes së tre forcave zjarrfikëse, nuk është mundur të bëhet asgjë për adoleshentin,…
LEXO EDHE: Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar 232 gjoba, prej të cilave 62 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 28 për mosdhënien përparësi këmbësorëve. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 11 masa për përdorim të telefonit, 18 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 9 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 4 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, tre gjoba për kalim në të kuqe në semaforë dhe 52 të tjera për parkim të parregullt.
Kryeministri Edi Rama ka nisur një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin, ku ishte për një vizitë zyrtare ditëen e djeshme. Ai u pyet për shpalljen non-grata të babait të deputetit socialist, Orlando Rakipi, Aqif Rakipi. Pyetje: Zgjodhët një kandidat që sot është deputet pa ndonjë kontribut në parti babai i të cilit është shpallur “non grata”, a ndiheni se keni marrë vendimin e duhur? Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatët e PS në Tiranë më duket pak e sforcuar, kështuqë kalojmë në pyetjen tjetër.
Nazmi Bandulla është një person i njohur për blutë e Shkodrës. Vetëm 2 vite më parë, ai u arrestua në flagrancë pasi, pak paras mesnatës, ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. Bandulla. 38-vjeç, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës,teksa policia njoftonte se e kishte arrestuar në flagrancë 44-vjeçarin. Bandulla kërcënoi me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij. Shërbimet policore, së bashku armën e zjarrit tip pistoletë Bareta, me një…
LEXO EDHE: Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Në Podgoricë, sot presidenti Pendarovski do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, pasuar nga takimi i dy presidentëve, takimi plenar i delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe një konference të përbashkët për shtyp të të dy presidentëve. Gjatë qëndrimit të Mal të Zi, Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviç, zëvendëskryeministër dhe mandatar për formimin e…
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po e çon botën në prag të krizës ushqimore. Një ditë pasi Banka Botërore ka thënë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret gati për gjysmë këtë vit, kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell ka thënë më 11 prill se bombardimet e Rusisë dhe bllokimi i porteve, duke pamundësuar transportimin e grurit, është duke krijuar valë tronditëse në kohën kur ekonomia globale veçse po përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit. “Ata po shkaktojnë mungesa. Ata janë duke bombarduar qytetet ukrainase dhe janë duke provokuar uri në botë. Ata janë…
Shpallja ‘non grata’ nga SHBA e ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit, Ylli Ndroqi për analistin Baton Haxhiu ishte e pritshme. Ai tha se SHBA po bën atë që drejtësia nuk është në gjendje ta bëjë për shkak të ndërhyrjes së politikës. Sipas Haxhiut, Rakipi dhe Ndroqi ‘janë të përkëdhelur nga politika’ si në qeverinë ‘Berisha’ ashtu edhe në qeverinë ‘Rama’. “E kam ditur që do të jenë figura që do të ndëshkohen për arsye se politika e jonë vendore nuk ka arritur që të adresojë përmes prokurorit të tjerëve atë që duhet të bëjë”, tha Haxhiu. Për Andi Bushatin ‘ky…
LEXO EDHE: Ka reaguar edhe Sasho Mijallkov, në profilin e tij të Facebook, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit futi në listën e zezë atë dhe Nikolla Gruevskin, shkruan Alsat. “Më vjen keq për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit dhe mendoj se nuk është i drejtë. Vendimi bazohet në ndërtime dhe dezinformata që me kalimin e kohës do të rezultojnë të paqëndrueshme. Unë gjithmonë i kam mbrojtur dhe do t’i mbroj interesat e Maqedonisë. Besoj se drejtësia do të fitojë dhe vendimi i administratës amerikane do të korrigjohet”, ka shruar Mijallkov. /Alsat.mk

