Kryeministri Edi Rama ka nisur një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin, ku ishte për një vizitë zyrtare ditëen e djeshme.
Ai u pyet për shpalljen non-grata të babait të deputetit socialist, Orlando Rakipi, Aqif Rakipi.
Pyetje: Zgjodhët një kandidat që sot është deputet pa ndonjë kontribut në parti babai i të cilit është shpallur “non grata”, a ndiheni se keni marrë vendimin e duhur?
Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatët e PS në Tiranë më duket pak e sforcuar, kështuqë kalojmë në pyetjen tjetër.




