Banorët e Shangait po jetojnë orë dramatike pasi një ndalim trafiku është vendosur në qytetin kinez për tre javët e fundit. Banorët e Shangait e kanë të vështirë të blejnë mish, oriz dhe ushqime të tjera për shkak të bllokimit.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë shpërthimin e zemërimit dhe dëshpërimit të banorëve të qytetit që ulërijnë të bllokuar brenda banesave.
Shanghai, një qytet me 26 milionë banorë në bregun juglindor të Kinës, është një qendër kryesore financiare dhe porti më i madh i kontejnerëve në botë.
Residents in #Shanghai screaming from high rise apartments after 7 straight days of the city lockdown. The narrator worries that there will be major problems. (in Shanghainese dialect—he predicts people can’t hold out much longer—he implies tragedy).pic.twitter.com/jsQt6IdQNh
— Eric Feigl-Ding (@DrEricDing) April 10, 2022
Masat e karantinës përfshijnë punën në distancë, si dhe pezullimin e transportit publik.
Zgjatja e bllokimit ka shkaktuar shumë probleme në shërbimet e dorëzimit, dyqanet ushqimore dhe madje edhe rrjetin e shpërndarjes në pronësi të shtetit.
Klima e dëshpërimit është përgjithësuar dhe zemërimi ka mbërthyer banorët që grabisin dyqanet ushqimore.
Kina ndjek një strategji strikte zero-Covid dhe vendos masa drastike. Shangai dhe provinca verilindore kineze e Jilin janë zonat më të prekura nga pandemia në Kinë.
Në Kinë, kushdo që është pozitiv, qoftë edhe asimptomatik, është i izoluar nga njerëzit e painfektuar. Autoritetet e Shangait konfirmuan të hënën e kaluar se masa vlen edhe për fëmijët. “Nëse njëri nga prindërit është gjithashtu i infektuar, ata mund ta shoqërojnë fëmijën dhe të kujdesen për të në një zonë të veçantë ku do të trajtohen”, tha të hënën Wu Qianyu, një zyrtar komunal i shëndetësisë.
Por “nëse familjarët nuk i plotësojnë kushtet e mbështetjes, pra nuk infektohen vetë, fëmijët do të ndahen nga prindërit”, theksoi ai në një konferencë për media. Ata mbi 7 vjeç do të akomodohen në qendra karantine dhe ata nën 7 vjeç, nëse janë vetëm, do të kujdesen nga qendrat e shëndetit publik.
Fotot dhe videot që tregojnë foshnjat dhe fëmijët e vegjël që ndahen nga prindërit dhe vendosen në klinikat e izolimit në spitalet e qytetit, kanë shkaktuar reagime të forta dhe një protestë të madhe në opinionin publik botëror.


Në fakt, sipas fotove dhe raporteve të zbuluara, fëmijët shpesh janë të ngujuar në qendra izolimi dhe nuk kanë mbikëqyrje adekuate të të rriturve.
Diplomatët nga gati 30 vende perëndimore janë shprehur të pakënaqur për masat e ashpra, ndërsa kanë dërguar edhe letra në Ministrinë përkatëse ku shprehin shqetësimet dhe kundërshtimet e tyre.




