ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta.
Sulkuqi, është sulmuar pasi ishte çuar nga një bar kafe në hyrje të lagjes Muzelale Kala, ekzaktësisht vetëm 100 metra larg drejtorisë së Policisë.
Burimet e Gazetës Shqiptare kanë mësuar se Sulkuqi është qëlluar me levë disa herë në trup nga persona të paidentifikuar.
Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për gjetejne e autorit/autorëve.
VIJON…



