LEXO EDHE: Komisioni Rregullator për Energjetikës (KRRE) njofton opinionin se në përputhje me Rregullat e Furnizimit me Energji Termike, në datën e sotshme, 15 prill, përfundon sezoni i rregullt i ngrohjes. “Në ditët e tjera deri në fund të prillit, në përputhje me Rregullat, me qëllim që qytetarët të kenë komoditetin e duhur në ditët më të ftohta, do të vendoset në bazë ditore se a do të ketë ngrohje, në bazë të parashikimit të motit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (UHMR). Në rast se UHMR-ja dërgon parashikim, i cili parasheh temperaturë më të ulët ose të barbarët me 12…
Author: almakos
TIRANË- Një 54-vjeçar me iniciale F.N., ka dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e objektit ku po punonte dhe më pas ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Kashar, Tiranë. Njoftimi i policisë: Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Tiranë – Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sulmin me armë ndaj mobilierisë në Nikël. BalkanWeb mëson se Myslym Karaj ushtonte aktivitetin e tij prej 20 vitesh në këtë fushë, ndërsa njihet si familje e qetë dhe pa probleme në zonë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes mbi 20 gëzhoja kallashnikovi, të cilat janë shkrehur mbi fasadën e mobilerisë. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij pronari i mobilierisë ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd. “As dhe as familja e tij nuk i kemi borxh asnjë qindarkë njeriu. Nuk i kemi bërë keq askujt në jetën tonë.”, mësohet…
LEXO EDHE: Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se sot në orën 02:30 minuta punonjësit policorë të SPB-Tetovë e kanë privuar nga liria 35-vjeçarin G.S. nga Tetova, nën dyshimin se një orë më parë, duke e kërcënuar punonjësen në një furrë buke në rrugën “Vëllezrit Miladinovi” në Tetovë, i ka vjedhur paratë. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit./Alsat.mk
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e vendimeve të marra që prej nisjes, 8 shkurt 2018 e deri më 31 mars. Sipas KPK, nuk kanë kaluar filtrat e vettingut 117 gjyqtarë dhe 70 prokurorë. Janë dhënë 199 vendime për konfirmimin në detyrë të 103 gjyqtarëve, 84 prokurorëve, 2 ish-inspektorë të KLD, kandidatë për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmës/këshilltarë ligjorë. Po ashtu, KPK ka dhënë 78 vendime për ndërprerje të procesit për 48 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë. 8 vendime kanë qenë për pushimin e procesit për…
LEXO EDHE: Vazhdon edhe sot greva nëpër kopshte, shkollat fillore dhe ato të mesme. Nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës dje njoftuan se do të vazhdojnë me grevën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për rritje të pagave si dhe njoftuan për presionet që po ushtrojnë drejtorët e disa çerdheve ndaj të punësuarve që janë në grevë. Nga ana tjetër ministri i arsimit bëri thirrje që të ndërpritet greva, nxënësit të kthehen në bankat e shkollës dhe të vijojnë negociatat për arritjen e një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët./Alsat.mk
Myslimanët do të festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit dy herë në një vit në vitin 2030, fillimisht në janar dhe pastaj përsëri në fund të dhjetorit. Ky fenomen i pazakontë pritet të ndodhë për shkak të mospërputhjes së datave të dy kalendarëve, gjë që ndikon në orarin e agjërimit mysliman. Teksa koha e Ramazanit bazohet në kalendarin hënor islamik Hixhri, kalendari Gregorian, i cili shënon rrotullimin e Tokës rreth diellit, përdoret në jetën e përditshme. Prandaj, rreth çdo 30 vjet, dy muaj Ramazani ndodhin në një vit Gregorian. Hera e fundit e këtij fenomeni ka ndodhur në vitin 1997,…
Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço tregoi mbrëmjen djeshme rastin e një studenti që spikaste për zgjuarsinë dhe zellin në shkollë, e që pas disa vitesh u bë pjesë e botës së krimit. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e djeshme, ai tregoi se ai ka ‘mësuar’ një prej ‘gjeneralëve’ të krimit që sot është shumë më i kërkuar se Talo Çela apo Ibrahim Lici, emrat e të super kërkuarve nga policia. Karamuço nuk zgjodhi që të tregonte se kush ishte ky student që sot është më i kërkuar se Çela. “…Para disa vitesh në një universitet privat kam patur në…
Përmbi dy orë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako u pyet ditën e djeshme nga SPAK për procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Fierit, një çështje që i kushtoi atij jo vetëm mandatin, por edhe lirinë. Bllako, sipas burimeve të Top Channel, ka këmbëngulur se si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në atë kohë, nuk ka pasur funksion vendimmarrës, por vetëm përcjellës shkresash. Ish-zyrtari ia ka deleguar përgjegjësinë anëtarëve të komisionit që ishte ngritur jo vetëm për të kryer, por edhe për të ndjekur procedurën e shpronësimit të tokës. Të njëjtin version përsëriti në përfundim të marrjes në…
Sipas Meteoalb vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë dhe vranësira të lehta. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat të shtohen gradualisht në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga…
01:47 | 15 Prill 2022Dielli dhe temperaturat e pranverës krijuan mjedisin perfekt për ditëlindjen e 65-të të Fatou, gorillës më të vjetër në botë që jeton në kopshtin zoologjik të Berlinit. Gorilla e ultësirës perëndimore njihet ndryshe në këtë kopësht si “legjendë” për shkak të moshës së saj. “Gorillat që jetojnë në natyrë kanë një jetëgjatësi prej rreth 40 vjetësh, ndërsa kjo gorrillë në moshën 65-vjeçare është më e vjetra që është gjallë në botë prej kohës“, tha Christian Aust, përgjegjës për majmunët në kopshtin zoologjik të Berlinit. “65-vjetori është absolutisht i jashtëzakonshëm dhe kjo padyshim duhet të festohet“, tha…
Policia spanjolle ka shkatërruar logjistikën e një prej bandave shqiptare më të rrezikshme në fushën e trafikut të drogës. Përmes dy operacioneve të Gardës Civile të Tarragonës janë shkatërruar mjetet të cilat përdornin trafikantët shqiptarë për të futur drogë përmes Costa Doradas për ta shitur më pas atë në vendet e Evropës. Goditja ndaj bandës së drogës kulmoi kur policia zbuloi zhvendosjen e aktivitetit të tyre nga Andaluzia drejt brigjeve katalanase duke sekuestruar njëherësh 10 tonë drogë ndaj10 trafikantëve që drejtonin gjithë rrjetin ndërsa u vendosën në pranga 51 persona. Nga dy organizatat e shpërbëra, e para ishte e vendosur…

