E ‘frikshme’ mund të quhet postimi që ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, kriminologu i njohur Ervin Karamuço. Ai ka zbuluar një ndodhi të frikshme që sipas tij ndodh në një poligon qitjeje. Në faqen e tij zyrtare të Facebook, Karamuço shkruan se një personazh e njohur e botës së showbizz shkon rregullisht në një poligon qitjeje. Deri këtu nuk ka asnjë problem dhe asgjë të çuditshme! Por në vend të shënjestrës, ajo përdor foton e vjehrrës së tij. Në të njëjtin postim, Karamuço ka etiketuar gazetaren Klodiana Lala, e cila ndoshta është në dijeni të gjithë çfarë…
Author: almakos
LEXO EDHE: Mendoj se tani jemi në një zonë shumë të sigurt dhe do të qëndrojmë këtu për të paktën disa muaj. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitemi për një valë të re të mundshme të pandemisë, tha kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski. Ai theksoi sonte në televizionin Telma se tani jemi në një pjesë shumë më të qetë të pandemisë, por duhet të kemi kujdes sepse nuk e dimë se çfarë do të na sjellë vjeshta. “Tani jemi në një pjesë shumë më të qetë të pandemisë. Duhet të jemi të kujdesshëm, nuk…
Mbarë bota kristiane feston këtë të diel Pashkët. Ashtu si çdo festë tjetër, pritet që në pikat kufitare të ketë fluks të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendin e tyre për të festuar bashkë me të afërmit. Nisur nga kjo situatë, policitë kufitare të dy vendeve kanë hartuar një plan për menaxhimin e fluksit. Zv/ministri i Brendshëm Andi Mahila është takuar me atë të Mbrojtjes dhe Emigracionit, në Greqi Eleftherios Oikonomou në kufirin mes dy vendeve. Ata kanë rënë dakord që në rast fluksi të hapen edhe pikat e tjera të kalimit kufitare nga e marta e deri të dielën…
LEXO EDHE: Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski njofton se do të iniciojë pastrim të menjëhershëm të terrenit në ish-fabrikën “Treska”. Ai në një prononcim për media tha se tashmë ka biseduar me punonjësit në komunë për të hetuar se çfarë materialesh janë në atë fushë dhe sa janë të dëmshme për qytetarët. “Informacioni im është se në “Treskë” ka 35.000 deri në 40.000 metra katrorë çati azbesti. Nga zjarri i djeshëm është prekur çatia, ndërsa pllakat e asbestit po bien edhe sot. Sinqerisht, dje hyra për herë të parë pas shumë kohësh dhe ajo që pashë mund të…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer një operacion këtë të premte në doganën e Vlorës. Në total, janë arrestuar 4 persona, midis të cilëve është edhe një doganier i doganës së Vlorës. Mësohet se doganieri akuzohet për favorizim të mallrave me dokumenta të cunguara. Nuk dihet nëse operacioni ka qenë për mallrat doganore apo për ndonjë veprimtari tjetër të jashtëligjshme. Aksioni ka zgjatur për reth 60 minuta, teksa kontrollet janë zhvilluar edhe brenda ambienteve të doganës. Ndërkohë, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me operacionin Më herët, u raportua se po ushtrohej…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në Twitter nga Banka e Shqipërisë, ku theksohet se takimi u mbajt në ambientet e këtij institucioni. “Guvernatori Sejko zhvillon një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë, SH.S.Zj. Yuri Kim, në ambientet e Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e bankës së Shqipërisë. Përmes një deklarate më të zgjeruar Banka e Shqipërisë zbulon fokusin e takimit dhe çështjet e diskutuara. Takimi u zhvillua në kuadër…
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sulmuar ashpër ish kryedemokratin, Lulzim Basha duke thënë se dorëheqja e tij kishte qenë pjesë e një plani të cilin po e zbatonte me disa persona, duke nënkuptuar “Bardhin dhe Alibeajn”, të cilët po pengojnë procesin e bashkimit. Paloka tha se çdo veprim që ndërmerrte Alibeaj ishte i porositur më parë nga Basha për të cilin shtoi se vetëm po vazhdonte misionin e tij për llogari të Edi Ramës. Postimi i Plotë nga deputeti i PD, Edi Paloka: Bashkimi i PD nuk behet duke ndjekur linjën e Ramës për thërrmimin e opozitës !…
LEXO EDHE: Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata vendosi konfiskimin e pronës që ka të bëjë me rastin “Perandoria”. Bëhet fjalë për pronën e biznesmenit Aleksandar Ivanovski në kompaninë “Divelop Grup“, në pronësi të së cilës është edhe hoteli Merriot në qendër të Shkupit, shkruan Alsat. Prokuroria në një njoftim ka theksuar se në Penale ishin dorëzuar kërkesat për konfiskimin e pronës, në bazë të dyshimeve se prona rrjedh nga vepra penale. Masat e konfiskimit dhe pamundësisë së tjetërsimit të pronës të cilat i kërkoi Prokuroria, në bazë të ligjit mund të zgjasin më së voni deri në përfundimin e procedurës…
Dymbëdhjetë për qind e propozimeve të qytetarëve evropianë si pjesë e konferencës për Ardhmërinë e Evropës kërkojnë një ndryshim traktati dhe kërkojnë që ato të zbatohen, sipas një eksperti të ligjit të BE-së. Të dhënat, e para nga EURACTIV dhe të përpiluara nga Alberto Alemanno, profesor i së drejtës së BE-së në Shkollën e Biznesit të HEC Paris dhe studentë nga disa universitete, u ekstrapoluan nga 178 propozimet e paraqitura në konferencë midis dhjetorit 2021 dhe shkurtit 2022. CoFoE është eksperimenti deliberativ i demokracisë së BE-së, ku mijëra qytetarë nga i gjithë blloku përpiluan propozime se si duan që BE-ja…
Akuzat se kanë përdhunuar një grua të re rëndojnë mbi tre shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe. Mediat vendase raportojnë se njëri prej tyre e rrëmbeu të renë jashtë një klubi nate, natën e parë pas lehtësimit të kufizimeve të Covid. Viktima 23-vjeçare kishte dalë për darkë me një mikeshë dhe më pas shkoi në klubin e natës Vogue në Bedford High Street kur Genti Hyka iu afrua, por ajo u largua me shoqen e saj. E reja dhe shoqja e saj u përpoqën të largoheshin nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar, por u ndanë…
LEXO EDHE: Gazetar: Igor Stefanovski “Një ditë pas zjarrit në fabrikën “Treska”, organet hetimore zbulojnë se si filloi zjarri. Policia në terren nuk lë askënd brenda në fabrikë, me arsyetimin se po kryhet ekspertizë”, raporton gazetari i Alsat, Igor Stefanovski. Mirëpo, nga Prokuroria thonë se gjatë ditës prokurori nuk ka dalë për të inspektuar. Mëngjesin e sotëm ka ndodhur zjarr i ri në zonën e fabrikës dhe deri në lokalizimin e plotë nuk do të ketë asnjë ekspertizë. “Prokurori publik kujdestar u njoftua me telefon nga shërbimet në terren, se ende nuk janë krijuar kushtet për ekspertizë në vendngjarje. Pasi…
Çmimi i tregtimit me pakicë të naftës dhe benzinës është rritur përsëri në vendin tonë këtë të premtë, me vendim nga Bordi i Transparencës. Sipas njoftimit më të fundit të Bordit, nafta tani do të shitet me 235 Lekë për litër, ndërsa benzina me 211 lekë për litër. “Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. NJOFTIMI I PLOTE Bordi i Transparencës…

