LEXO EDHE: Boki 13 dhe Katica Janeva u takuan sërish. Kësaj radhe në Gjykatën Civile. Ata janë paditur nga biznesmeni Orce Kamçev, i cili kërkon kthimin e parave prej 1.5 milionë euro, të cilat sipas aktgjykimit i ka dhënë në rastin “Reket”. Përkundër faktit se në këtë rast është dënuar edhe Zoran Milevski – Kiçeec, shkruan Alsat. Kamçev ka vendosur që të mos i kërkojë para atij. Boki 13 hodhi poshtë pretendimet e tij dhe thotë se vendimi për “Reketin” nuk ishte i drejtë. Ish-kryetarja e Prokurorisë Publike, Katica Janeva, ka tentuar të dëshmojë në gjykatë se fjalia “Gjithçka do…
Author: almakos
LEXO EDHE: Gazetar: Lluka Andreev Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska nuk është optimiste për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit të Francës me BE-në. Në nje seancë të mbyllur në Kuvendin bullgar, siç kanë njoftuar mediat e atjeshme Gençovska ka theksuar se nuk ka kurrfarë përparimi për çështjet e hapura politike. Sipas saj ekziston dallim i madh midis Qeverisë së Bullgarisë dhe Ministrisë së Jashtme për mënyrën e zgjidhjes së kontestit. Shefja e diplomacisë bullgare ka thënë se nuk ka kohë deri në fund të qershorit të hapet Kushtetuta dhe në të të figurojnë bullgarët…
Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtuar vitet e burgut për vëllain dhe motrën e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka. Mes te burgosurve për tjetërsimin e pronave në Lezhë janë edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, për të cilët masa e dënimit është ashpërsuar. Xhevi Ndoka ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa sot Apeli e dënoi me 10 (dhjetë) vjet burg, dënim i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Mimoza Ndoka ishte dënuar me 1 vit 4 muaj, me kusht, teksa me vendimin…
LEXO EDHE: Gazetar: Miki Trajkovski Një pjesë e mirë e sipërfaqes së liqenit të Ohrit, afër vendbanimit të Grashnicës, është me ngjyrë të errët, shkruan Alsat. Bëhet fjalë për fekale dhe ujëra të tjera të zeza që derdhen në liqen për shkak të sistemit jofunksional të filtrimit. Sipas ambientalistëve, kjo është katastrofë ekologjike. “Ky është një problem kyç sepse shumë shpesh ndodhin sëmundjet infektive, sëmundje stomaku. Ne kemi informacion të tillë nga mysafirët që vijnë këtu, kështu që është vërtet turp që kjo po ndodh në shekullin 21 dhe sinqerisht nuk shohim asnjë shpresë se do të zgjidhet”, deklaroi Borçe…
Pesë ditë kanë kaluar që kur automjeti i kryeplakut të Vermoshit, Prek Vata (Vushaj) është shkrumbuar nga flakët rreth orës 14:30 në Qendër të fshatit. Burimet zyrtate njoftojnë të premten se kanë identifikuar dhe autoren, e cila dyshohet se vuan nga shëndeti mendor. Policia ka proceduar qytetaren me iniciale L. Sh., 60 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Njoftimi i policisë: Malësi e Madhe Zbardhet dhe dokumentohet djegia e automjetit në pronësi të shtetasit P. V., ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas…
LEXO EDHE: Gazetar: Lluka Andreev MPJ-ja bullgare mohon ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Pasi tha se ekziston një propozim-dokument i pranueshëm për Shkupin dhe se është në pritje të përgjigjes nga pala bullgare, nga Sofja thanë se tashmë i janë përgjigjur atij. “Gjatë takimit në muajin shkurt, pala bullgare i njoftoi përfaqësuesit e RMV-së, se propozimet e tyre ishin të papranueshme dhe se bisedimet do të vazhdojnë”, njoftojnë nga MPJ e Bullgarisë. Ministria e Jashtme bullgare shtoi se kur të ketë përparim thelbësor në bisedime, ata do të dërgojnë një kundërpropozim për afrimin e qëndrimeve. Nuk dihet përmbajtja e propozim…
Prej disa ditësh fermerët e fshatit Çiflik në bashkinë Dimal po përballen me dëmtimit e prodhimit në serat e tyre. Me afrimin e sezonit të pranverët, fermerët filluan mbjelljen e serave me speca, domate e tranguj por të gjithë ata fermerë që mbollën speca u dëmtuan. Kjo për shkak të “farës së keqe” që fermerët kanë blerë në pikat e tregtimit. Fermerët shprehen se, fara e specit që po tregtohet është e skaduar dhe se ata e kuptuan këtë gjë menjëherë pas çeljes së fidanit dhe daljes së perimeve të para. Kjo farë që ata kanë mbjellë ka dëmtuar tashmë…
Gjykata e Posaçme shtyu seancën paraprake ndaj shtatë të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005, mes të cilëve Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkan Web se seanca në të cilën vendoset nëse çështja kalon për gjykim, kthehet për plotësim të hetimeve ose pushohet, u shty për mosnjoftim të të pandehurit Plarent Dervishaj. Jashtë gjykatës, avokatët e të pandehurve Lulzim Berisha e Plarent Dervishaj këmbëngulën në faktin se procesi është i montuar. Sipas tyre, deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi, janë të pavërteta dhe të pambështetura…
LEXO EDHE: Qeveria e Serbisë në seancën e djeshme ka vendosur që të eksportojë dy milionë litra vaj për gatim. Vendimi është bërë i ditur sot. Këtë e bëri të ditur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski. Siç tha Nikollovski, ka ushqim, miell dhe vaj, nuk ka nevojë për panik dhe rezerva në amvisëri.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke i vënë armën në brinjë. Burime nga Policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në rrugën e Kavajës, ku një i panjohur i është futur të riut në makinë dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar të vijojë rrugën duke i thënë se do ta vriste. Rreth një orë më pas, i riu ka mundur të shpëtojë nga pengmarrësi, por edhe pse kanë kaluar disa ditë, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të kriminelit. PengmarrjaNgjarja…
LEXO EDHE: Sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën gjashtë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në vend ose persona non grata. Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, personat në fjalë kanë kryer veprime që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Ministria e…
Deputeti dhe ish-Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë disa ndryshime në ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”. Këto ndryshime kanë për qëllim heqjen e pengesës së anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës për të raportuar në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me të dhënat e bizneseve që klasifikohen si konfidenciale apo sekret tregtar. Aktualisht, ligji “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, në nenin 30, përcakton se “anëtarët e Komisionit dhe të gjithë punonjësit e Sekretariatit ose personat e tjerë të autorizuar nga Komisioni për zbatimin e këtij ligji ruajnë sekretin profesional dhe nuk u japin të…

