Ibrahim Lici, një person i shpallur në kërkim nga policia rezulton pjesë e listës së 5 personave më të kërkuar në Shqipëri. Mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se ai njihet edhe me nofkën “Fantazma” për shkak të aftësisë që ka ai për t’iu shmangur drejtësisë. “Gjëja që thashë që në fillim është se asnjë nga këta nuk është në nivelin e bosit akoma, edhe pse janë rritur shumë në hierarki, nuk janë në nivelin e bosit. Edhe pse janë në rrugë e sipër. Ata janë qitës direkt dhe kanë dhënë prova, prandaj janë kaq të rrezikshëm, sepse…
Author: almakos
Gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se ka foton e personit që dyshohet se ka qëlluar mbi Ardian Çapjas dhe ka vrarë në mes të Mirditës, Kastriot Reçin. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se ai është identifikuar nga një tatuazh, jeton në Kosovë por nuk jep dot më shumë detaje pasi ndaj tij nuk ka një akuzë zyrtare të ngritur nga Prokuroria. Megjithatë shtoi se posedon një foto të tij. “Talo Çela kontraktohet nga një prej grupeve më të rrezikshme kriminale nga Dubai. Nuk është se…
LEXO EDHE: Tema e emisionit të sontëm “Rruga drejt…: rreth ndryshime kushtetuese shkaktoi përplasje të ashpër mes Faton Ahmetit nga BDI dhe Arben Fetahit nga ASH. Ahmeti gjatë debatit theksoi se ndryshimet kushtetuese duhet të shqyrtohen me seriozitet dhe konsensus mes të gjitha subjektet politike, shkruan Alsat. “Të gjitha ndryshimet që do të shpinin në një moment të ri, janë momente të cilat duhet të shqyrtohen me më seriozitet duke pas konsensusin mes të gjitha forcave politike në vend. Mirëpo unë kam një pyetje për zotin Fetai. Si planifikoni të bëni një avancim të kësaj natyre kur tentuat në fund…
LEXO EDHE: Deklarata e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhënë në edicionin e javës së kaluar të emisionit “Rruga drejt” kanë ngritur sërish debatet mbi pozitën kushtetuese të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mickoski, sikurse edhe LSDM-ja pajtohet që gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve të mos jenë të gjuhës dhe popullit 20 përqindësh, por që të ndodh kjo nevojiten ndryshime kushtetuese, megjithatë sipas Faton Ahmetit nga BDI, tani për tani nuk ka një nismë të tillë, shkruan Alsat. “Deri në këtë moment nuk është ngritur ndonjë iniciativë e tillë, mirëpo ne si subjekt politik jemi të…
Një 29-vjeçar është arrestuar në aeroportin Zaventem të Belgjikës pasi dyshohet se ndihmoi në arratisjen e jashtëzakonshme të mafiozit italian dhe bashkatdhetarit të tij nga një prej burgjeve të Italisë. Historia nis në 31 dhjetor të vitit të kaluar, një i burgosur në burgun e Vercellit, në Italinë veriore, feston natën e Vitit të Ri në qeli. Në të njëjtën qeli ndodhet 28-vjeçari shqiptar Kristian Mëhilli i burgosur për grabitje me armë. Mafiozi italian dhe 28 vjeçari shqiptar lidhin çarçafët dhe zbresin nga kati i katërt i burgut. Por gjërat nuk shkojnë sipas planit: çarçafët nuk mbajnë, dhe mafiozi italian…
Gjatë shqyrtimit të ankimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha kundër shkarkimit të saj për lirimin me kusht të një të dënuari për vrasje i cili më pas u ekzekutua, përfaqësuesja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u pyet se përse nuk e kishin filluar më parë me iniciativë verifikimin dhe përse duhej pritur derisa të vritej një person. Seanca publike e zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA për shqyrtimin e ankimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ për sharkimin e saj, u dominua nga debatet, komentet dhe pyetjet mes…
LEXO EDHE: Këshilli Drejtuesi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë mori vendim për ndërtimin e një stadiumi me kapacitet prej 12.000 ulëse sipas kritereve të UEFA dhe FIFA-s. Stadiumi, siç thuhet në njoftim, do të jetë në Komunën Aerodrom dhe do të financohet me mjete nga UEFA dhe FIFA përmes programeve për zhvillim të infrastrukturës së futbollit. “Obligimi ynë si FFM është të kontribuojmë në avancimin e futbollit dhe mënyra më e mirë është që ta vërtetojmë këtë përmes ndërtimit të stadiumit të ri në lagjen Aerodrom të Shkupit”, u shpreh kreu i FFM-së, Muhamed Sejdini. Kujtojmë se edhe Tetova…
Dy persona janë transportuar brenda pak orësh të plagosur në urgjencën “Stefan Mekshi” të Spitalit të Sarandës. Nga Borshi ka ardhur i plagosur Jurian Gjini, 28-vjec, banues në Lushnje. Ai mësohet se kishte rënë nga një pemë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në spital ka mbërritur i plagosur edhe Aqif Garo, 40-vjec, banues në fshatin Çukë, Sarandë. Garo mësohet se ka rënë nga tarraca e një objekti, të cilin ishte duke e pastruar. I plagosuri ka dëmtime në pjesën e gjoksit. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24-vjeçare shqiptare në Itali. 24-vjeçarja Diana Galicaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj “Volkswagen Lupo” ndërsa është përplasur me gardhin e një shtëpie pranë Castelguglielmo, çka ka bërë që mjeti të përmbysej dhe të zinte poshtë të renë. Pavarësisht se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur të nxjerrin menjëherë nga mjeti 24-vjeçaren shqiptare, e reja ka ndërruar jetë në spital pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Galicaj kishte pak kohë që kishte nisur punë në qendrën logjistike Amazon në Castelguglielmo.
LEXO EDHE: Gazetar: Mefail Ismaili Zjarr i madh shkrumboi objektin e fabrikës në falimentim Treska në Shkup. Flakët e zjarrit rrezikonin objektet e banuara në afërsi, por fatmirësisht një gjë e tillë u pengua nga zjarrfikësit. Qytetarët e zonës hedhin dyshime se zjarri ishte i qëllimshëm dhe se kanë alarmuar vazhdimisht autoritetet për rrezikun, por nuk janë marrë masa. [embedded content] [embedded content] “Ja në këtë shtëpi që është pas nesh jetojmë, jetojmë presim të na e prishin, por siç duket do të na djegin si minj e do të digjemi. Po kishte shpërthime, ndërsa ne rrinim në oborr, e…
Një 20-vjeçar shqiptar është arratisur policisë italiane pas një përpjekje të kësaj të fundit për ta ndalur pasi kërkohej për trafik droge. Agjentët italianë të antidrogës ishin vënë në kërkim të 20-vjeçarit shqiptar pasi ai dyshohej për trafik droge. Kur i riu shqiptar është pikasur në Viale Borri në Varese nga agjentët e antidrogës të veshur si civilë teksa lëvizte me një Opel Meriva, ata e kanë ndaluar atë. Në atë moment 20 vjeçar e ka kuptuar se ata janë efektivë të policisë italiane dhe ka ndezur sërish makinën e tij duke goditur me mjetin e tij edhe njërin prej…
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit në vend, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit një 76-vjeçar, si dhe janë regjistruar 56 infektime të reja nga 907 testime të kryera. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim të specializuar 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Lajmi i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku në 24-orët e fundit janë rikuperuar nga infeksioni 36 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë. NJOFTIMI I PLOTË: Ministria e Shëndetësisë i…

