Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin ndaj të pandehurit Fabion Gjoni, i akuzuar për disa vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike. Gjoni u shpall fajtor për veprat penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Fabion Gjoni u dënua me 6 vjet e 8 tetë muaj burgim. Gjykata vendosi që Gjoni të vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë për…
Author: almakos
Elton Kila, i njohur ndryshe si Ot Kila, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë” në një çështje që lidhet me grupet kriminale të zonës së Elbasanit. Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Kila tregoi për ngjarjet e viteve 2017 dhe 2018, kur biznesi i tij u dogj në dy raste të ndryshme, të cilat deri më sot kanë mbetur pa autorë. “Kam biznes që prej 25 vitesh, për shitblerje automjetesh, import-eksport mjetesh dhe sallon për automjete. Në 2017 dhe në 2018 më kanë shkatërruar biznesin tim. Në ngjarjen e parë u dogjën…
Një udhëzim i ri nga Departamenti i Shtetit të SHBA ka ndezur debate të forta në opinionin publik dhe mediat ndërkombëtare, pasi për herë të parë oficerët konsullorë do të marrin parasysh gjendjen shëndetësore të aplikantëve për viza, duke përfshirë sëmundjet kronike dhe obezitetin. Ky dokument, pjesë e politikës më të gjerë të administratës Trump për “shmangien e barrës publike”, nënkupton se aplikantët që mund të kenë rrezik të lartë për t’u bërë të varur nga ndihmat shtetërore mund të refuzohen. Kjo do të thotë se shëndeti dhe aftësia për vetëfinancim bëhen elementë vendimtarë në procesin e vizës. Udhëzimi përmban…
Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni i Reformës Territoriale për të bërë konstituimin. Komisioni drejtohet nga socialisti, Arbër Mazniku, ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë. PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë. Por ajo që u vu re ishte prezenca e aleatëve të Partisë Demokratike, konkretisht Vangjel Dule nga PBDNJ dhe Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë.
Eksponent të koalicionit VLEN më së voni nesër pritet të ulen me kryeministrin Mickoski si mandatar për të diskutuar për rikonstruimin e Qeverisë dhe për të propozar emrat të cilët do të zënë karriget e boshatisura në ekzekutiv pas zgjedhjeve lokale. Ndër temat kryesore pritet të jetë propozimi i deputetit Bekim Sali në pozitën e zv.kryeministrit të parë. Kështu deklaroi zv.kryeministri Arben Fetai i cili mes tjerash tha se pozita e Ministrit të Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë do të vazhdojë të udhëhiqet nga kuadër i Lëvizjes Demokratike – parti pjesë e koalicionit VLEN, raporton SHENJA. ARBEN FETAI – ZV.KRYEMINISTËR…
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka reaguar pas seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, duke akuzuar prokurorët e SPAK për shkelje të procedurave ligjore dhe gjyqtaren për pranimin e provave jashtë afateve. Në lidhje me provat e paraqitura nga SPAK, avokati theksoi se ato nuk ngarkojnë me përgjegjësi penale klientin e tij. Po ashtu, Cakrani deklaroi se do te kerkojne kthimin e dosjes per hetim te metejshem. “Provat e SPAK nuk na ngarkojnë ne me përgjegjësi penale. Janë ato që pretendojnë për lobimin në SHBA. Që do të thotë se një kompani që këta mendojnë…
Shtëpia botuese Logos-A para lexuesve sjell botimin më të ri filozofik me titull “Michel Foucault – Pushteti, Dija, Individi” nga autori Kushtrim Ahmeti. Ky libër ofron shumë më tepër se një analizë të zakonshme: ai paraqet një udhëtim hermeneutik nëpër labirintet e mendimit foucaultian, duke eksploruar marrëdhëniet midis pushtetit, dijes dhe individit — tri shtylla themelore të filozofisë së Michel Foucault. Nëpërmjet këtij studimi, autori i fton lexuesit të kuptojnë thellësisht mënyrën se si pushteti ndërthuret me dijen dhe si individi formësohet brenda strukturave shoqërore. Libri është një burim i vlefshëm për studiuesit e filozofisë, të shkencave sociale dhe për…
Një zbulim tronditës ka shokuar qytetin e Sagrado (Gorizia), ku mbetje njerëzore u gjetën në kopshtin e një vile, duke hedhur dritë mbi një rast të zhdukjesh që ka mbetur mister për më shumë se katër vjet. Autoritetet italiane po hetojnë në lidhje me mbetjet që dyshohet se i përkasin Vito Mezzalira-s, një ish-postier 66-vjeçar që u zhduk në korrik të vitit 2019. Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje një histori tragjike që ka prekur shumë njerëz. Mbetjet u zbuluan brenda një pusi, të vendosura në disa çanta, pas një operacioni të gjerë hetimor që përfshinte përdorimin e radarëve nëntokësorë…
Pak ditë më parë në Shqipëri ndodhën tre vrasje brenda pak orësh. Sipas ministres së Brendshme, Albana Koçiu, këto janë krime, por nuk janë vrasje mafioze. [embedded content] Gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se “në asnjë vend të botës polici nuk mund të rrijë në kuzhinë për të parandaluar djalin të vrasë babain, apo picierin të vrasë kuzhinerin”. Sipas saj këto janë ngjarje tragjike, por nuk implikohet puna e policisë së shtetit. “Janë tre krime të rënda, por nuk janë vrasje mafioze, por janë të pashmangshme nga puna që bën policia. Unë…
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, pas kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga çështja. Sipas avokatit të Metës, gjyqtarja Dollani ka gjykuar më herët kërkesa të tjera të ngjashme që lidhen me ish-presidentin, çka për ta përbën arsye për konflikt interesi dhe paragjykim të mundshëm. Për pasojë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës deri në shqyrtimin e kësaj kërkese. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 14 nëntor, në orën 09:00.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se Qeveri do të caktojë ushtrues detyrë në katër komunat në të cilat nuk u arrit censusi për të zgjedhur kryetar të komunave.Ai tha se këtë do të bëjnë sapo të marrin njoftim nga KSHZ për përfundim të procesit zgjedhor.“Absolutisht që këtë do ta bëjmë, sipas ligjit. Që ta bëjmë këtë, duhet fillimisht të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se në ato 4 komuna zgjedhjet janë të pasuksesshme, dhe më pas qeveria do të emërojë”, deklaroi Mickoski.Kujtojmë se censusi nuk është arritur në komunat Gostivar, Vrapçishtë,…
Eduart Çarçani është 49-vjeçari që u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese të pabanuar në fshatin Plasë të Maliqit. Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese të pabanuar, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale. Lidhur me ngjarjen banorët e zonës thanë për News24 se viktima ishte emigrant në Itali dhe se ishte kthyer në fshat pas divorcit me bashkëshorten. [embedded content] Ata thanë se 45-vjeçari nuk punonte dhe se kishte problem me alkoolin. Sipas tyre shtëpia në të cilën…

