Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se Qeveri do të caktojë ushtrues detyrë në katër komunat në të cilat nuk u arrit censusi për të zgjedhur kryetar të komunave.
Ai tha se këtë do të bëjnë sapo të marrin njoftim nga KSHZ për përfundim të procesit zgjedhor.
“Absolutisht që këtë do ta bëjmë, sipas ligjit. Që ta bëjmë këtë, duhet fillimisht të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se në ato 4 komuna zgjedhjet janë të pasuksesshme, dhe më pas qeveria do të emërojë”, deklaroi Mickoski.
Kujtojmë se censusi nuk është arritur në komunat Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Krah burrit, Beharja reagon rreth Prime-it
- Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë
- VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit
- Maqedonia e Veriut ndër 10 ekonomitë e fundit në Evropë, prapa Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë
- Nëna e kërkoi gjithë natën 12-vjeçaren: Një i mitur e mbylli në makinë
- Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë
- Mickoski: Nga minus i thellë erdhëm deri në pikën zero



