Prej 15 vitesh Bleona Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje. Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota. Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët…
Author: almakos
Të shtunën, më 15 nëntor, prindërit e viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Pulse” kanë njoftuar organizimin e një proteste të re, të quajtur “Marshi i Engjëjve”, e cila këtë herë do të mbahet në Shkup, në vend të Koçanit. Sipas organizatorëve, marshimi do të nisë në ora 12:05, nga Sheshi “Maqedonia” në Shkup, dhe do të vazhdojë drejt Parlamentit dhe Gjykatës Themelore Penale. Në një video-mesazh drejtuar opinionit publik, prindërit e viktimave kujtuan humbjen e rëndë që pësuan më 16 mars, kur 63 të rinj humbën jetën në zjarrin e diskotekës. “Fëmijët tanë vdiqën më 16 mars – gjashtëdhjetë…
Të shumta janë rastet e vajzave dhe grave të zhdukura në Shqipëri, ngjarje që shpesh kanë mbetur pa një zgjidhje dhe fatet e tyre ngelen ende mister. Dhe thuajse gjithmonë të dyshuar për zhdukjen apo vrasjen e tyre mbeten të afërmit dhe familjarët, ndërsa arsyet shpesh mbeten mister. Emisioni ”Në Shënjestër” u ndal këtë të martë në rastin e zhdukjes e Nadire Shpatës, nga fshati Bujan i Tropojës, më datë 22 Korrik 2025, ku që nga ajo ditë nuk i dihet fati. Personi i parë i dyshuar është bashkëshorti i saj, Ismet Shpata, tashmë i arrestuar nga policia. Kontakti i…
Pak orë para vrasjes së Gilmando Danit mesditën e sotme pranë Rinasit, ministrja e Punëve të Brendshme do të raportonte në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, se në vend është ulur ndjeshëm kriminaliteti duke dhënë edhe shifra për numrin e vrasjeve me dashje. Mirëpo, më pas ndodhi ekzekutimi pranë aeroportit të Rinasit të krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani si dhe u plagos shoqëruesi dhe miku i tij agjenti i AMP-së Muçi Shaljani. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar në rrjetet sociale kreu i PD-së Sali Berisha, duke e quajtur ministren si “mashtuese ordinere” pasi ndodhi një ekzekutim…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit, ku një avion ushtarak turk C-130 është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 20 anëtarëve të ekuipazhit. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm Turqinë, por edhe komunitetin ndërkombëtar, duke ngritur pyetje mbi sigurinë e fluturimeve ushtarake në këtë rajon të ndjeshëm. Ministria Turke e Mbrojtjes njoftoi se avioni C-130 ishte në një mision kthimi nga Azerbajxhani drejt Turqisë kur ndodhi rrëzimi. Sipas raportimeve, avioni kishte përfunduar një fluturim rutinë, por rrethanat e saktë të incidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet janë angazhuar për të hetuar shkakun e kësaj tragjedie. Presidenti…
Një krim i rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një grua 27-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të verbërojë djalin e saj 2-vjeçar, duke i hedhur lëndë të dëmshme në sytë e tij. Ngjarja u zbulua në gusht, kur djali u dërgua urgjentisht në spital, pasi ishte shumë pranë verbimit total. Sipas mediave spanjolle, gruaja dyshohet se kishte abuzuar me fëmijën për disa muaj rresht. Burimet besojnë se ajo e ka bërë këtë qëllimisht për të marrë më shumë përfitime sociale nga shteti. Gruaja, me origjinë nga Algjeria, ka edhe një vajzë 7-vjeçare, e cila është tashmë e…
Personat në foto janë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), të cilët ishin shënjestër e atentati mafioz pasditen e sotme (11 nëntor) pranë mbikalimit të Rinasit, ku njëri mbeti viktimë dhe tjetri u plagos rëndë. Sipas informacioneve, autorët kanë pritur automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani Sheqeri, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Makina me të cilin ata lëviznin dhe makina e autorëve, kanë lëvizur për disa metra paralelisht me njëra-tjetrën, dhe në atë moment, nga automjeti i autorëve është hapur zjarr me breshëri automatiku në drejtim…
Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz i ndodhur pasditen e sotme pranë zonës së Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani Sheqeri, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Pak orë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë gjetur të djegur në një përrua pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë, midis fshatrave Halil dhe Zallë, automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit. Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur tre armë tip kallashnikov dhe një pistoletë, që mendohet se janë përdorur në ngjarje nga autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar. Sipas burimeve,…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rinasin, ku një atentat ka rezultuar me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë. A2 CNN ka siguruar foton e makinës së djegur në fshatin Halil të Krujës, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e këtij krimi të rëndë. Viktima e këtij atentati është identifikuar si Gilmando Dani, ndërsa Mustafa Sheqeri ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet dhe ka ngritur pyetje mbi sigurinë në zonë. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen,…
Rusia ka bërë një akuzë të rëndë, duke pretenduar se ka penguar një komplot të koordinuar nga Ukraina dhe Britania për të vjedhur një avion luftarak MiG-31. Ky incident nënvizon tensionet e vazhdueshme mes Moskës dhe Perëndimit, duke i dhënë një dimension të ri luftës në Ukrainë. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i Rusisë ka njoftuar se një pilot rus ishte targetuar me një ofertë prej 3 milionë dollarësh për të vjedhur avionin MiG-31, i cili është i armatosur me raketat hipersonike Kinzhal. Kjo ofertë, sipas FSB-së, ishte pjesë e një plani më të gjerë për të realizuar një provokim…
Sigurohen pamje nga automjeti që u përdor në atentatin ndaj Gilmando Danit, mesditën e sotme në ora 13:55, pranë aeroportit të Rinasit. Mjeti tip Toyota u gjet i shkrumbuar totalisht në një fshat pranë Fushë-Krujës, në një përrua mes fshtrave Halil dhe Zall. Gilmando Dani, i cili njihet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo ishte kthyer nga Spanja dhe po shoqërohej nga një agjent i AMP-së, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash. Dani humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shoqëruese Muçi Sharjani u plagos rëndë dhe ndodhet te Trauma. Autorët u larguan më pas në drejtim të Fushë-Krujës…
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur në zonën e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së. Lala e ka cilësuar ngjarjen si një krim të mirëorganizuar dhe të kryer nga autorë profesionistë. Ajo u shpreh se atentati ka ndodhur në një nga zonat më të sigurta të vendit, vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë dhe shumë pranë hyrjes VIP të aeroportit të Rinasit. “Autorët jo amatorë. Kryen një krim në një zonë shumë të populluar ku postblloku i policisë duhet të jetë pikërisht aty, sepse është edhe…

