Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se mashtronin qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke përdorur emrin dhe logon e “Bankës Kombëtare Tregtare”. Në kuadër të operacionit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Orlando Gjoka 21 vjeç, banues në Laç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç. Uniformat blu informojnë se Orlando Gjoka kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin e qytetarëve.…
Author: almakos
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri. Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) Policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota. Makina me autorët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë. Po verifikohet për të gjitha mjetet…
Plagosi me thikë një 30-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga autori. Në pranga edhe një shtetas tjetër i përfshirë në konflikt, gjatë kontrollit të të cilit u sekuestrua një mjet prerës thikë. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 10.11.2025, në lagjen “24 Maji”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Si rezultat, falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të realizojë takim me nënkryetarin e Bankës Investuese Evropiane (BIE), Robert De Grot. Takimi do të realizohet në Qeveri. MARKETING
23:23 | 11 Nëntor 2025Q LShkencëtarët në Norvegji kanë qenë dëshmitarë të një pamjeje të pabesueshme dhe të pashembullt – lindjen e një orke në natyrë. Për herë të parë në histori, ngjarja është dokumentuar në foto dhe video mahnitëse që tregojnë momentet e para të jetës së viçit dhe reagimin e jashtëzakonshëm të familjes së tij, raporton Live Science . Studiuesit po vëzhgonin një grup balenash vrasëse (Orcinus orca) gjatë një udhëtimi me varkë në brigjet e Skjervøy, brenda Rrethit Arktik, kur gjaku u shfaq papritur në det rreth kafshëve. “Ne po lundronim me qetësi dhe po shikonim ushqyerjen,…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke shprehur shqetësim rreth gjendjes “status kuo” shumëvjeçare në sistemin juridik. Ai kritikoi Kuvendin për shpërfilljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme, gjykata do të marrë vendime përfundimtare. Ai nënvizoi se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim me të cilin ka shprehur dyshime serioze për kushtetutshmërinë e ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor. “Ky ligj ka shkaktuar dëm të pariparueshëm në rendin tonë juridik. Dëmi që ky ligj ka krijuar nuk mund të korrigjohet. Ky ligj, këto ndryshime dhe…
Çfarë ndodhi në Hagë gjatë dëshmisë së ish-ambasadorit Chris Hill? Një situatë intrigante u shfaq kur ai u pyet për një takim me Rexhep Selimin, ku u përmend një libër i Blerim Shalës. Kjo dëshmi ka ngjallur interes të madh, duke hedhur dritë mbi ngjarjet e rëndësishme të luftës së Kosovës. Hill, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në diplomacinë amerikane gjatë luftës, u përball me pyetje të vështira nga Prokuroria. Një nga momentet më të rëndësishme ishte kur ai u përmend në lidhje me një citim që, sipas tij, nuk ishte saktësisht i saktë. Kjo e bën…
Një incident i papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Pressing” në T7, ku përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, dhe gazetari i njohur i Insajderit, Parim Olluri, janë përfshirë në një kacafytje fizike pas një debati të nxehtë verbal. Gjithçka nisi pas rreth 20 minutash transmetim, kur diskutimi për pretendimet e Parim Ollurit mbi vjedhjen e votave në Komunën e Mitrovicës u përshkallëzua në ofendime personale mes dy të ftuarve. Tensionet u rritën me shpejtësi, dhe pas disa fjalëve të ashpra, të dy u ngritën nga vendet duke u përballur fizikisht. Moderatori i emisionit, Leonard Kerquki, u detyrua…
Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë sot historinë e tre vajzave dhe grave që rezultojnë të zhdukura dhe historitë e së cilave kanë mbetur ende të pa zgjidhura. Irena Seli është një tjetër grua e cila rezulton e zhdukur, në listën e gjatë të grave të humbura në rrethana të çuditshme në Shqipëri. Ishte 15 Dhjetori i vitit 2004. Ajo po udhëtonte me tragetin e linjës Trieste-Durrës dhe ndërsa pritej të zbriste në tokën shqiptare, askush nuk diti të thotë nëse atë ditë ajo zbriti apo jo nga anija e pasagjerëve, udhëtim ku bashkë me të ishte edhe bashkëshorti i saj.…
Nga 15 nëntori 2025, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve të detyrueshme dimërore në automjete, në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Rregulloren për pajisjet dimërore. Sipas ligjit, çdo shofer që nuk respekton rregullat për përdorimin dhe mbajtjen e këtyre pajisjeve do të gjobitet me 45 euro (në kundërvlerë denarë). Çfarë kërkon ligji? Për automjetet deri në 3.500 kg Duhet të kenë goma dimërore në të gjitha rrotat me thellësi minimale 4 mm. Nëse përdoren goma verore, ato duhet të kenë të paktën 4 mm thellësi, ndërsa automjeti duhet të pajiset me zinxhirë dëbore…
Prej 15 vitesh Bleona Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje. Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota. Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët…
Të shtunën, më 15 nëntor, prindërit e viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Pulse” kanë njoftuar organizimin e një proteste të re, të quajtur “Marshi i Engjëjve”, e cila këtë herë do të mbahet në Shkup, në vend të Koçanit. Sipas organizatorëve, marshimi do të nisë në ora 12:05, nga Sheshi “Maqedonia” në Shkup, dhe do të vazhdojë drejt Parlamentit dhe Gjykatës Themelore Penale. Në një video-mesazh drejtuar opinionit publik, prindërit e viktimave kujtuan humbjen e rëndë që pësuan më 16 mars, kur 63 të rinj humbën jetën në zjarrin e diskotekës. “Fëmijët tanë vdiqën më 16 mars – gjashtëdhjetë…

