Author: almakos

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall-Bastar. Nga informacionet paraprake, mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Dyshohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa në vendgjarje kanë shkuar forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja, që po punojnë për nxjerrjen e trupave. Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Gjykimi për tragjedinë në diskoteken “Puls” në Koçan, në të cilën e humbën jetën 63 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, do të fillojë më 19 nëntor në sallën e gjyqit të INP Idrizovë. Në çështjen janë të përfshirë 38 të pandehur – 35 persona fizikë dhe tre juridikë. Gjykimi do të zhvillohet me një ritëm prej dy seancash dëgjimore në javë, ndërsa datat fillestare janë caktuar për 19, 25 dhe 26 nëntor. Gjykata do të marrë masa të përforcuara sigurie, përfshirë praninë e një ekipi mjekësor. Autoritetet u bënë thirrje mediave dhe opinionit për raportim dinjitoz dhe…

Lexo më Shumë

Gjyqi ndaj Mark Antony Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij shqiptare Ilaria Sula mbrëmjen e 25-26 marsit, ka filluar sot (12 Nëntor) para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Romës. I pandehuri, i pranishëm në sallën e gjyqit, ndoqi seancën nga kafazi prej hekuri, me shikimin të fiksuar përpara, i heshtur, pa emocione, pa kontakt me prindërit e viktimës. Prokuroria kërkoi gjykim të menjëhershëm për 23-vjeçarin. Ndërsa në sallën e mbushur plot, të gjithë sytë ishin mbi prindërit e Ilarias, të ulur në rreshtin e parë. Ata mbanin veshur bluze me foton e vajzës së tyre dhe fjalët “Drejtësi për Ilarian”.  Në fund të…

Lexo më Shumë

Marrëveshjen ose vendosjen e kushteve ndërmjet partnerëve të koalicionit në Qeveri duhet së pari ta bëjmë ndërmjet vete, ndërsa jo të merremi vesh përmes mediave, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Duke folur për ndarjen e resorëve në qeverinë e re, Mucunski theksoi se të gjithë partnerët e koalicionit duhet ta kenë parasysh parimin e cilësisë mbi sasinë. “Jam i bindur se në ditët në vijim do të arrihet një marrëveshje që do të synojë rritjen e efikasitetit të qeverisë. Një çështje që edhe kryeministri e ka theksuar së fundmi — dhe më…

Lexo më Shumë

Deponia e Shkupit “Drisllsa, është në gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe fuqishëm po angazhohemi që të transformohet duke ndjekur shembullin e qendrave të tjera moderne rajonale evropiane për të përpunuar dhe trajtimin e mbeturinave, tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Ai theksoi se Shkupi dhe komunat e tjera, në koordinim me Qeverinë, duhet ta adresojnë seriozisht çështjen e menaxhimit të mbeturinave. “Jam i bindur se Shkupi, por edhe komunat e tjera në bashkëpunim me qeverinë, do të fillojnë të merren me mbeturinat në një mënyrë shumë më të mirë dhe më efikase. Deponia e Shkupit ‘Drisla’ është…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka tronditur Turqinë, ku një aeroplan ushtarak C-130 është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 20 pasagjerëve në bord. Rrëzimi ndodhi më 11 nëntor 2025, ndërsa avioni po kthehej nga Azerbajxhani, duke lënë pas një situatë të rëndë dhe një valë ngushëllimesh nga liderët botërorë. Ministri turk i Mbrojtjes, Yaser Guler, konfirmoi tragjedinë përmes një postimi në X, ku shprehu dhimbjen për humbjen e jetëve të ushtarëve, duke i cilësuar ata si martirë. Ai publikoi gjithashtu fotografi të të vrarëve, duke theksuar sakrificën e tyre për vendin. Rrëzimi i avionit është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Mbetet ende mister vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, origjinë nga Beçishti i Tepelenës. I riu shqiptar u qëllua me armë zjarri përpara se trupit të tij t’i vendosej flaka brenda një automjeti, që u gjet i shkrumbuar nga flakët në Skourta të Greqisë, (Beoti). Lidhja jashtëmartesore që ai kishte krijuar me një vajzë, me të cilën komunikonte në rrjetet sociale, është një nga pistat e hetimit, pasi mësohet se ishte kërcënuar nga ish-partneri i saj, raportojnë mediat greke. Tezja e viktimës ka deklaruar se i vetmi person me të cilin 27-vjeçari kishte konflikte ishte një shtetas grek, ish i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se, në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet që marrin pjesë në komunikacion janë të detyruara të posedojnë pajisje dimërore, siç përcaktohet me ligj. Sipas Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve për pjesëmarrje të sigurt në trafik (“Gazeta Zyrtare” nr. 31/2010), pajisja dimërore përfshin: Për automjete motorike deri në 3.500 kg: Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shiritit 4 mm; Ose goma verore me thellësi minimale 4 mm, nëse automjeti posedon zinxhirë bore ose pajisje të tjera…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin në ngarkim të të pandehurve Ilir Nishani, vëllai i ish presidentit Bujar Nishani, Gerson Tafa dhe Genci Hicka, të cilët u kallëzuan në SPAK nga mjeku Kostandin Balloma, i Luis Medical Center. Ilir Nishani dhe Genci Hiçka u shpallën të pafajshme, ndërsa Gerson Tafa u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite burgim, por gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë për 24 muaj, me kusht që gjatë kësaj periudhe ai të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të qëndrojë në kontakt me Zyrën…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, ka qenë i ashpër me Belinda Ballukun. Ai ngriti një nga shqetësimet më të mëdha që prej vitesh rëndon mbi qytetarët e Elbasanit dhe gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë: mungesën e Bypass-it të Elbasanit. Në një pyetje drejtuar përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Qose kërkoi përgjigje të qartë mbi afatet dhe planin konkret për ndërtimin e këtij segmenti të shumëpërfolur, duke e cilësuar si një domosdoshmëri të vonuar. “Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një emergjencë infrastrukturore.…

Lexo më Shumë

Ajo që la pas atentati i një dite më parë në Rinas, janë vetëm shenjat e plumbave në fasadat dhe xhamat e bizneseve përreth vendit ku ndodhi krimi. [embedded content] Siç shihet edhe në këto pamje, plumbat kanë kaluar objektivin. Breshëritë e plumbave kanë prekur xhamat dhe fasadat e bizneseve rreth vendit ku ndodhi krimi i rëndë. Nga atentati, Gilmando Dano mbeti i vrarë, ndërsa u plagos miku i tij, agjenti i AMP, Muçi Shaljani. Sekuestrohen kamerat e sigurise Policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund…

Lexo më Shumë

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska sot do të qëndrojë në kryeqytetin finlandez Helsinki, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të organizatës për Bashkëpunim Nordik në Mbrojtje (NORDEFKO), si dhe në Forumin Hapësinor Arktik të Aleancës. MARKETING

Lexo më Shumë