Dalin pamjet nga arsenali i municioneve dhe armëve që u gjet sot në një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë. [embedded content] Dyshohet se pronari banesës ku u gjet municioni i armëve të ketë lidhje me qitësit e atentatit mafioz të ndodhur 3 ditë më parë në Rinas ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa i plagosur mbeti punonjësi i AMP-së, Muçi Sheqeri. Ylli Zalla Njoftimi i policisë Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë. Operacioni,…
Author: almakos
Gjykata e lartë rrezoi Arbër Veliajn vëllain e Erjon Veliaj i cili bëri rekurs duke u ankuar për vendimin e kontrollit të banesës i kryer nga SPAK gjatë 2024. Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi. Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, zhvilluan kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.5 lekë dhe do shitet me 109 lekë.
21:55 | 13 Nëntor 2025E.HNjë orë xhepi prej ari 18 karatësh, që i përkiste njërit prej pasagjerëve më të pasur të anijes Titanik, Isidor Straus, pritet të shitet për 1 milion paund në një ankand të veçantë në Britani. Straus, bashkëpronar i dyqanit të famshëm Macy’s në Nju Jork, humbi jetën së bashku me bashkëshorten e tij, Ida, kur Titaniku u mbyt më 14 prill 1912, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Southampton drejt Nju Jorkut. Trupi i tij u gjet disa ditë pas tragjedisë dhe midis sendeve personale u zbulua ora e markës Jules Jurgensen, e ndalur…
Dërgesat nga platformat si Temu dhe AliExpress me vlerë deri në 22 euro do të përfshihen tashmë në regjimin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Me ndryshimet e reja ligjore, hiqet përjashtimi që deri tani lejonte importin pa TVSH të dërgesave të vogla për konsumatorët vendas. Sipas rregullave të reja, përjashtim nga TVSH-ja do të ketë vetëm për pako jo-komerciale, të dërguara nga një person fizik te një tjetër, me vlerë që nuk kalon 22 euro. Ky përjashtim nuk zbatohet për produkte si alkooli, parfumeria apo duhani.Po ashtu, udhëtarët që sjellin sende personale ose mallra me vlerë të ulët…
Rasti i vdekjes tragjike të Daorsa Spahisë, 24-vjeçares nga Kosova që humbi jetën në Tetovë, po merr përmasa edhe më të rënda ndërsa po dalin në dritë deklarata të reja që përmbysin çdo version të deritanishëm. Fillimisht u raportua se Daorsa kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga apartamenti, por këtë skenar e hedh poshtë në mënyrë kategorike miku i saj i ngushtë, Arbër Zhubi, i cili pretendon se e reja është vrarë nga partneri i saj, Hevzi Sejdiu. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Zhubi shpreh se Daorsa, pak para se të ndodhte tragjedia, kishte zbuluar një sekret të…
Farmacistët kërkojnë një dosje farmaceutike për pacientët në “Termin Im” në mënyrë që të mund të regjistrojnë nëse terapia është filluar dhe si po reagon pacienti ndaj saj. Mjekët e familjes do të kenë qasje në të. Shpesh pacientët trajtohen vetë, ndryshojnë terapinë e tyre dhe kjo nuk regjistrohet askund. “Nëse do të kishim një seksion në dosjen “Termin Im” për të qenë në gjendje të regjistronim atë që bëjmë pas recetave, në atë rast mjeku i kujdesit parësor do të ishte në gjendje të rishikonte terapinë, të ndryshonte dozën, të gjitha në drejtim të menaxhimit të mirë dhe menaxhimit…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në ujërat e lumit Shkumbin. Burime bëjnë me dije se rreth orës 19:00 banorët kanë lajmëruar policinë pas identifikimit të një trupi të pajetë në ujërat e lumit. Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë njoftuar edhe palombarët. Për shkak të errësirës, ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë, por në operacion janë përfshirë 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi. Viktima është një grua…
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zbuluar se zyra e Glauk Konjufcës ka bërë kërkesë për një takim me të dhe partinë e tij. Ky zhvillim ngre pyetje mbi mundësinë e një dialogu të ri mes dy partive kryesore në Kosovë. Haradinaj, gjatë një konference për media, konfirmoi se ka pranuar ftesa për komunikim nga LDK-në. Kjo është një mundësi për të diskutuar çështje të rëndësishme që prekin qytetarët dhe të ardhmen e vendit. “Po kanë kërkuar për komunikim. Z. Konjufca, përmes zyrës së tij, ka pasur kërkesa për takim ose konsultime me kolegët tanë, përfshirë mua”, tha Haradinaj, duke…
Gjykata Themelore Penale – Shkup shtyu seancën e sotme gjyqësore për lëndën që ka të bëjë me keqpërdorimin e vauçerëve shtetërorë sportiv, në të cilin akuzohen gjithsej 12 persona, përfshirë dy ish-drejtorët e Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski dhe Naumçe Mojsovski. Siç informuan nga Gjykata Penale Themelore, procedura gjyqësore do të vazhdojë në procedurë të rregullt, ndërsa seanca e ardhshme gjyqësore do të mbahet sipas datave të përcaktuara më parë. Në fillim të këtij viti, procedurat gjyqësore filluan nga fillimi për shkak të një ndryshimi në Këshillin Gjyqësor, pasi gjyqtarja Xheneta Bektoviq, e cila e udhëhiqte lëndën, u…
Edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë ka hapur dyert të mërkurën e 13 nëntorit, duke u dhënë mundësinë dhjetëra shtëpive botuese të librit në shqip t’i ofrojnë lexuesit të çdo moshe prurjet më të reja. Botimet ALSAR paraqiten sërish me stendën e tyre të pasur, ku mund të gjenden daljet më të reja nga shtypi dhe tituj më të hershëm, interesi për të cilët vijon të mbetet i lartë. Librat më të rinj të ALSAR-it përmbajnë tekste me tematikë të përzgjedhur; dallojnë mes tyre të karakterit historik, arkivor, besimor, etj. Autorë vendas dhe të huaj zënë vend…
Policia e Tiranës ka sekuestruar në zonën e Institutit 2.2 kilogramë kokainë dhe vënë në pranga dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin. Sipas burimeve, dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shisnin në zonën e Freskut. Gjatë ndërhyrjes së policisë, ata kanë tentuar të arratisen, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut. Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Spanja, ndërsa policia po punon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje.

