Një grup prej 60 serbëve nga Kosova, më 29 tetor, u nisën në këmbë drejt “tubimit të madh” të partisë SNS në Novi Sad, një ngjarje që pritej të mbahej më 11, 15 ose 16 nëntor. Pas një pritjeje madhështore në Beograd më 5 nëntor, këta individë humbën çdo gjurmë, duke ngjallur pyetje të shumta mbi fatin e tyre. Ky udhëtim ishte një përgjigje e regjimit ndaj ecjeve epike të studentëve në Serbi, ku 60 serbë nga Kosova u urdhëruan të nisen në këmbë për të mbështetur presidentin Aleksandar Vuçiq. Ngjarja e planifikuar për në Novi Sad, sipas njoftimit të…
Author: almakos
Janë arrestuar dy autorët e plagosjes me thikë të 39-vjeçarit, Vladimir Krsmanovic, orët e para të mëngjesit të sotme në zonët “Uji i Ftohtë”, në Vlorë. Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit Damjan Selimaj, 23-vjeç dhe Geraldo Prenci, 26-vjeç. Nga hetimet rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me thikë 39-vjeçarin, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Vladimir Krsmanovic mësohet se ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë: Vlorë/Përfundojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë…
U.D. kryetari i Gostivarit dhe kandidati i AKI-së në zgjedhjet e 19 tetorit, Valbon Limani, deklaroi në emisionin Stadion të Kanal 77 se koncepti i “zgjedhjeve të përsëritura” nënkupton domosdoshmërinë e zhvillimit të garës me të njëjtët kandidatë si në raundin e parë. Ai theksoi se interpretimet juridike që ka marrë nga ish-gjyqtarë dhe ekspertë të së drejtës konfirmojnë se rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë. “Nuk mund të ndodhë që unë të kërkoj census prej 17 mijë votash më 19 tetor, ndërsa një kandidat i ri, i cili nuk ka qenë pjesë e garës, të bëhet…
Dje, Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e rregullt të partisë, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në Kavadar. Gjatë mbledhjes u aprovua zgjedhja e mbi 800 delegatëve, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Gjorgjia Sajkoski, u autorizua të finalizojë listën përfundimtare në përputhje me statutin e partisë. Po ashtu, u formua komisioni organizativ përgjegjës për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e Kongresit. Një nga vendimet më të rëndësishme ishte shkarkimi i Ilija Stoilev nga posti i kryetarit të Komitetit Komunal në Sveti Nikollë, pas një rasti të evidentuar të keqpërdorimit të…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, në një konferencë për media deklaroi se raporti i ri i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut është shqetësues dhe tregon qartë se vendi ka ngecur në procesin e integrimit evropian. Sipas tij, dokumenti konstaton mungesë progresi, ndërsa thekson se Mosfillimi i negociatave me Bashkimin Evropian lidhet drejtpërdrejt me mosrealizimin e detyrimeve kryesore. “Vendi nuk ka progres, kjo tregon se ka ngecje. Nuk po e themi ne në aspekt politik, por këtë e thotë vetë BE-ja. Në raport thuhet se Maqedonia e Veriut nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e…
Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, u shpreh se dita e sotme është shumë e veçantë për ta pasi hapin dyert drejt mundësive të reja. “Të dashur të diplomuar, ju sot mbyllni një kapitull të rëndësishëm të jetës tuaj. Por njëherazi hapni dyert drejt mundësive të reja, sfidave të reja dhe horizonteve më të gjëra”, iu drejtua Presidentja e “Luarasi” studentëve të sapodilomuar. Fabjola Hysenbelliu u shpreh se studentët janë ambasadorët e “Luarasi” nëpër botë dhe se kudo që shkojnë mbartin vlerat e këtij Universiteti. “Ju jeni ambasadorët tonë në të gjithë botën, kudo që do të shkoni mbani me…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin mafioz me dy viktima në Rinas, ku si pasojë e breshërisë së plumbave humbën jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit (i cili vdiq në vendngjarje) dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani alias Sheqeri (që ndërroi jetë tek Trauma mëngjesin e sotëm, 15 Nëntor ). Katër ditë pas atentatit që tronditi vendin, Rama reagoi duke u shprehur se ngjarja do të ishte zbardhur në kohë reale, sipas tij, nëse do ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente. “Nëse do të kishim këtë sistem…
Nga jugu në veri, shtretërit e lumenjve janë mbushur me venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe shëndetësore, ndërkohë që institucionet përgjegjëse bëjnë një sy qorr. Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë. Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend. “I gjithë lumi Shkumbin është një hotspot i madh, sepse venddepozitimet buzë Shkumbinit nuk u rehabilituan asnjëherë. Nuk e…
Vdekja e Daorsa Spahija, studentes nga nga Gjakova e cila dyshohet se i dha fund jetës tragjikisht më 5 nëntor në Tetovë duke u hedhur nga ndërtesa, ka ngritur hije dyshimi. Shoku i saj Arbër Zhubi pretendon se ajo u vra nga i dashuri. Sipas tij, Daorsa Spahija është shtyrë nga lartësia e ndërtesës nga partneri, duke ngritur dyshime se policia në Maqedoni të Veriut e ka fshehur të vërtetën. “Personi pasi ka shtyrë vajzën rreth orës 16:15, ka zbritur poshtë, dhe e ka konfirmuar vdekjen e shoqes sonë, Daorsës, pra personi Hevzi Sejdiu, më pas, kamerat e sigurisë janë…
Një shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në restorantin “Perla e Detit” në Kamëz. Raportohet se tritoli është vendosur në pjesën e mbrape të biznesit në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, kunetër me njëri-tjetrin. Nga shpërthimi janë thyer disa xhama të fasadës së restoranit. Ndërsa kamerat sigurisë kanë fiksuar autorin e maskuar, i cili pasi hedh lëndën plasëse largohet me vrap në këmbë. Pronarët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe s’kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse. “Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e…
Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e Rinasit mesditën e 11 Nëntorit, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej në intubim. 40-vjeçari sapo ishte kthyer nga Barcelona së bashku me mikun e tij Gilmando Dani (krahu i djathtë i Emiljano Shullazit) kur ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash tek rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit. 47-vjeçari Gilmando Dani, pasgjer në automjetin tip Benz, humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa efektivi i AMP-së u transportua tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën, pasi ishte qëlluar me 10…
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnatës së të premtes (15 Nëntor) në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz. Tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve me iniciale B. E. dhe K. M.. Si pasojë, raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimo po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi: Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë…

