Author: almakos

Pas disa ditësh bllokimi, rruga e re alternative në zonën e “Arrave të Gurrës” në Librazhd pritet të rihapet për qarkullimin e automjeteve të martën, më datë 3 mars, në orën 12:00. [embedded content] Kreu i ARRSH, Ami Kozeli deklaroi për mediat se ky aks do të ketë një gjatësi prej 1.3 km dhe se do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e mjeteve. Ai shtoi se ndër masat që janë ndërmarrë ka qenë devijimi i rrjedhës së lumit Shkumbin, që të mos godiste më poshtë hekurudhës dhe të lehtësonte, sipas tij, pastrimin e masës së rrëshqitur. Sipas tij, aksi është testuar…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka deklaruar sot përfaqësues i ASH-së në VLEN për çështje kadrovike të jetë Latif Arifi, ndërsa zëri politik të jenë deputetët. Ai nuk u përgjigj se cilat janë raportet me Arben Fetai. “ASH vendosi që zëri politik në VLEN nga kjo parti të jetë i përfaqësuar nga deputetët tanë, Mimozën dhe Ilirin, ndërsa në koordinim me kadrovikun në VLEN, përfaqësues i ASH-së të jetë Latif Arifi”, tha Aliu. Azir Aliu tha se janë duke punuar që së shpejti një ose dy deputetë tjerë t’i bashkëngjiten ASH-së në kuadër të VLEN-it.

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka deklaruar përkrahjen e tij për veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.“Në një kohë sfidash të shumta globale, siguria dhe stabiliteti ndërkombëtar mbeten vlera themelore që kërkojnë vendime të përgjegjshme dhe lidership të qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar historikisht rolin e tyre si garantuese të paqes, stabilitetit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.Si aleate e përhershme dhe partnere strategjike e SHBA-së, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta që na lidhin: demokracisë, lirisë, sigurisë kolektive dhe mbrojtjes së paqes. Partneriteti…

Lexo më Shumë

Çmimet e naftës po përjetojnë një rritje të ndjeshme, dhe kjo është e lidhur ngushtë me zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thekson se situata aktuale po ndikon drejtpërdrejt në tregjet e naftës, duke shkaktuar shqetësim për konsumatorët. Berjani shpjegon se tensionet në rajon po rrisin pasigurinë në furnizimin global me naftë. Kjo pasiguri ka çuar në rritjen e çmimeve, duke ndikuar kështu në kostot e karburanteve për qytetarët e Kosovës. Një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e çmimeve është Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të…

Lexo më Shumë

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia ka rënë në pranga, ndërsa ishte i dënuar me 2 vite burg në mungesë. I ndaluari nga blutë e Durrësit është E.L., 45 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “prishja e qetësisë publike”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë mbledhjes së Këshilli Ekonomiko-Social i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se paga minimale do të rritet dhe se punëtorët do të marrin paga më të larta duke filluar nga muaji prill. Sipas Mickoskit, Qeveria ka rregulluar marrëdhëniet e punës me shumicën e institucioneve përmes marrëveshjeve kolektive, të cilat do të vlejnë deri në vitin 2028. Ai njoftoi gjithashtu se është arritur marrëveshje me sindikatat UPOZ dhe SADU për rritjen e pagave të administratës, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe sindikata të tjera. “Sot në rend dite është informata për lartësinë e pagës minimale…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi ka denoncuar dëmtimin e rrugës së sapondërtuar në Gjinar nga kompania “Alko Impex Construction”. [embedded content] Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Himçi e ka cilësuar si simbol të keqmenaxhimit të fondit prej 97 milionë lekësh. Sipas Himçit, projekti që u prezantua si investim për turizmin është kthyer në një shenjë dështimi, ndërsa kërkon transparencë dhe përgjegjësi për një rrugë që po dëmtohet pak kohë pas përfundimit. “Si mund të quhet investim kur rruga, sapo e ndërtuar, ka nisur të shembet nën këmbët e qytetarëve? Si mund të flitet për zhvillim turistik,…

Lexo më Shumë

Pas mesnate, çmimi i benzinave do të rritet për 1 denar. Sipas njoftimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i pandryshuar. Çmimet e derivateve sipas vendimit të fundit të KRRE-së:Benzina BS-95 – 74,5 den/l Benzina BS-98 – 75,5 den/lNafta 71,0 den/l Vaji ekstra i lehtë – 70,0 den/l MARKETING

Lexo më Shumë

Vetëdorëzohen në Policinë e Shkodrës 15 banorët e Rrjollit që ishin shpallur në kërkim si të dyshuar te përfshire në protestën e dhunshme të disa ditëve më parë dhe përleshjes me punëtorët e firmës së sigurisë së punimeve të resortit turistik që po ndërtohet nga kompania “Gener 2”. [embedded content] Të shoqëruar nga avokati i tyre, Ndue Pjetra, ata janë paraqitur për veprime proceduriale dhe hetimore në organin e policisë, ndërsa më parë ishin njoftuar 3 arrestime dhe 6 procedime penale në gjendje të lirë. Banorët e Rrjollit akuzohen se kanë dëmtuar mjetet e kompanisë private dhe dëmtuar fizikisht një…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se, së bashku me Zëvendës Ministren e Transportit dhe Lidhjes, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, kanë përuruar Rrugën 14.“Rekonstruimi i kësaj rruge është realizuar me gjatësi prej 1,020 metrash dhe gjerësi 5 metra, ndërsa në kuadër të projektit është ndërtuar edhe shteg për këmbësorë me gjatësi rreth 500 metra, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë e lëvizjes në këtë zonë.Është ndërtuar gjithashtu edhe infrastruktura nëntokësore, përfshirë kanalizimin fekal dhe atë atmosferik, duke ofruar zgjidhje afatgjate për banorët.Kostoja e projektit, e miratuar nga Ministria e Transportit, kap vlerën prej 9.757.196,00 denarë.Një tjetër investim…

Lexo më Shumë

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Kamëz, ndërsa autori i krimit është larguar nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe Policia e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve dhe gjendjen e dy të dëmtuarve pas sulmit me mjet prerës. “Shtetasi me inicialet J. M., dje, në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P. Shtetasi E. V. ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së mjekimit, është larguar drejt banesës së tij”, njoftoi policia e kryeqytetit paraprakisht.…

Lexo më Shumë

Shpërthimi i bombolës së gazit ka shkrumbuar një banesë në Mallakastër. Ngjarja dramatike, që për fat të mirë përfundoi pa viktima, ka ndodhur dje në fshatin Ninësh, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet se shpërthimi i bombolës ka shkaktuar zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç. Si pasojë e incidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Fierit për veprime të mëtejshme hetimore. “Dje, në fshatin Ninësh, dyshohet se për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. M., 71 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar…

Lexo më Shumë