Author: almakos

Në një deklaratë të fundit, ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka hedhur dritë mbi rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar atë si një figurë me autoritet, por jo si një komandant ushtarak. Clark e përshkroi Thaçin si një person tërheqës dhe me ndikim, duke theksuar se ai ishte një nga të rinjtë më të dalluar në negociatat e Rambujesë. Ai theksoi se Thaçi kishte një stil të veçantë dhe ishte i veshur me kujdes, duke sugjeruar se ai kishte një prapavijë të fortë sociale dhe kulturore. Megjithatë, Clark theksoi se Thaçi nuk kishte njohuri…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi njofton se ka nënshkruar aktivendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në komunata e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës, si dhe të Qendrës Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen me 11 janar. “Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot nënshkrova aktvendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura për kryetarët e komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës, si dhe të Qendrës Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen më 11 janar 2026, në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin përkatës. Me hyrjen në fuqi të këtij aktvendimi, institucionet përgjegjëse…

Lexo më Shumë

Një ndryshim i rëndësishëm pritet në industrinë e aviacionit në vitin 2026, kur taksat për fluturime do të ulen, duke ofruar shpresë për pasagjerët dhe kompanitë ajrore. Kjo nismë, e mbështetur nga ekspertët e transportit, synon të lehtësojë barrën financiare për udhëtarët dhe të stimulojë rritjen e udhëtimeve ajrore. Stephan Stracke, një ekspert i CDU/CSU, thekson se ulja e taksave duhet të reflektohet në çmimet e biletave. Ai shpreh shpresën se linjat ajrore, veçanërisht Lufthansa, do të ndjekin këtë trend dhe do të ofrojnë çmime më të ulta për udhëtarët. “Kjo është ajo që pres nga linjat ajrore tani,” tha…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar shpalljen fajtor të shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe dënimin e tij me 23 vite burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas në një atentat në oborrin e banesës së tij. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon shpalljen fajtor të shtetasit, I. B alias B alias M për veprat penale ‘Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , në formën e mbajtjes në banesë dhe “Falsifikimi…

Lexo më Shumë

Është shtyrë seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt. Seanca do të mbahet më 2 Dhjetor në orën 09:00 dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet. Avokatët e Erjon Veliajt i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet. Ata kërkuan që klienti i tyre, kryebashkiaku i Tiranës, të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg. Prokurori i SPAK replikoi duke iu drejtuar që “jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.

Lexo më Shumë

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” njofton se uji në Qytetin e Shkupit është i sigurt për pije. “NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar. Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 10.11.2025 deri më 14.11.2025 mori 201 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 201 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 47 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë përputhur…

Lexo më Shumë

Giovanni Chinnici, djali i gjyqtarit të famshëm italian Rocco Chinnici ndodhet në Shqipëri me ftesë të Hysenbelliu Group, për projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme. [embedded content]Në një intervistë për News24, Giovanni Chinnici tha se Sicilia dhe Italia po jetojnë një moment të favorshëm në sektorin turistik dhe se Grupi Hysenbelliu ka angazhime tepër të rëndësishme. Ai theksoi se projektet që Hysenbelliu Group mund të ndërmarrë në Sicili mund të jenë projekte shumë të rëndësishme që mund të sjellin avantazhe edhe në kuadrin e sipërmarrjes. “Sicilia dhe Italia po jetojnë një moment të favorshëm në sektorin turistik. Grupi Hysenbelliu…

Lexo më Shumë

Prej sot ka hyrë në fuqi vendimi që ndalon hedhjen e mbeturinave në Shkup nga ora 22:00 deri në 06:00.Inspektorët e qytetit, sipas paralajmërimeve të autoriteteve, do të patrullojnë në terren edhe pas mesnate për t’i kapur në vepër të gjithë ata që shkelin këtë ndalesë. Gjoba për qytetarët është 50 euro, ndërsa për personat juridikë varion nga 1.300 deri në 1.800 euro, e mund të jetë edhe më e lartë, varësisht nga lloji i mbeturinave. Në kontrolle do të përfshihen të gjithë inspektorët e qytetit dhe rojet komunale, të cilët fillimisht do të lëshojnë vërejtje, ndërsa më pas do…

Lexo më Shumë

Protestë e banorëve në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në dalje të fshati Kalivaç. Bllokohet aksi kombëtar për rreth 10 minuta, duke penguar qarkullimin e dhjetëra mjeteve në të dyja krahët, teksa u desh edhe ndërhyrja e Policisë që i largoi, por pati edhe tensione. Ka pasur edhe disa përplasje midis banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, të cilët donin të ndiqnin itinerarin dhe punët e tyre, madje duke u shprehur se kishin edhe të sëmurë. Banorët protestojnë për mbylljen e rrugës ekzistente që lidh 3 fshatra, me aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë. Ata kërkuan prezencën e autoriteteve për hapjen e rrugës…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar Shqipërinë dhe kryeministrin e saj Edi Rama për hapjen e gjitha kapitujve për aderim në BE.Ahmeti thotë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet t’i ndjekin hapat dhe të bashkëngjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi për tu integruar në BE me angazhiim konkret dhe tejkalim të sfidave.“Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi.Vërtetë për shqiptarët, dielli lind në perendim.Shqipëria arriti që për 12 muaj të hap të gjithë kapitujt negociues të ndarë në 6 grupëkapitujsh, që në vete përbën rekord mbresëlënës.E ardhmja europiane është rruga e vetme…

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar që një muaj më parë ra nga ballkoni i banesës në sy të familjarëve teksa ishte në gjendje të dehur, ka pësuar një tjetër goditje ditën e djeshme, teksa kalimtarët e gjetën pa ndjenja në rrugë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por pa sukses, pasi nuk arriti të mbijetonte. Mësohet se L. Meçollari ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit mëngjesin e sotëm. Dyshohet se ai mund të ketë qenë përsëri në gjendje të dehur, pasi vuante nga alkoolizimi. Në trup nuk janë vërejtur shenja të dhunës dhe paraprakisht besohet se shkak mund të…

Lexo më Shumë

Seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën është shtyrë për në datën 27 nëntor, ora 12:30. Shkak u bë mungesa e avokatit Kujtim Cakrani pasi ndodhej në një proces gjyqësor në Lezhë. Edhe më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre. Kujtojme qe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion…

Lexo më Shumë