SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy detyrë inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, si edhe administratorin e një biznesi privat, të cilët akuzohen për korrupsion. Nga hetimet proaktive me metoda speciale hetimore, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se në datën 1.11.2021, të pandehurit Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë nga shtetasi Julian Suljoti, administrator i një subjekti privat që tregëtonte vajra lubrifikantë në Korçë. Shumë e parave është…
Author: almakos
Nëna e Martin Canit ka folur me dhimbje të thellë në 1-vjetorin e vrasjes së të birit, duke treguar se jeta e saj ka ndalur që prej ditës kur humbi fëmijën. Ajo kërkon drejtësi dhe i bën thirrje institucioneve të mos heshtin për raste të tilla. Një vit pas ngjarjes tragjike që tronditi vendin, nëna e Martin Canit është shfaqur sot përpara mediave, duke rrëfyer vuajtjen që e shoqëron çdo ditë që nga humbja e 14-vjeçarit. “Unë sot mbush një vit që nuk jetoj normalisht. Që prej ikjes së Martinit kam vështirësi edhe në frymëmarrje. Dhimbja është çdo ditë me…
DPHM njofton se sot në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 40l/m2 për 24 orë), veçanërisht gjatë natës. Lokalisht do të ketë kushte për stuhi me erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit do të vazhdojë periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Nesër në orët e pasdites dhe të enjten reshjet do të jenë me intensitet më të dobët. Të premten dhe në…
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona të qarkut të Lezhës, ndërsa më e goditura rezulton të jetë zona e Zhejës në Kurbin.[embedded content] Vërshimi i ujërave malorë ka përmbytur banesa dhe biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Rrugë nën ujë, toka të përmbytura, banesa nën rrezik, madje uji ka vërshuar edhe nëpër lokale. Dëme të shumta materiale edhe në mjete e pajisje bujqësore, prodhime dhe materiale për banorët e ultësirës. Pamjet janë vërtetë tronditëse, teksa duken qartë bilancet e dëmeve të shkaktuara. permbytje kurbin Raportohet se edhe një numër i konsiderueshëm automjetesh janë dëmtuar…
Babai i Sulo Halilit, trupi i të cilit është gjetur i shkrumbuar brenda një automjeti në Skourta të Greqisë (Beoti), ka rrëfyer se si e mori vesh lajmin për zhdukjen e tij dhe personin e fundit që i biri ka takuar. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 27-vjeçarit u shpreh se ishte bashkëshortja e viktimës, me të cilën kishte dy fëmijë, 1 muajsh dhe 3 vjeç, që i tha se Sulo nuk po kthehej në banesë. Ai rrëfeu se ditën e zhdukjes i biri kishte shkuar me një shok për të marrë patentën. “Shoku i tij…
Adoleshenti arrestohet si i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, teksa policia mori informacionin dhe kreu veprimet me iniciativë. Burime zyrtare konfirmuan arrestimin e 18-vjeçarit, por pa dhënë detaje të hollësishme mbi ngjarjen, për shkak të moshës dhe rrethanave. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin A. V., 18 vjeç, për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur”, thanë burime zyrtare. Hetimet e mëtejshme për rastin dhe zbardhjen e plotë të tij i…
Edhe qarku i Elbasanit është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të fundit. Raportohet për shira të rrëmbyeshëm dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore. Prefektura e Elbasanit ka publikuar edhe informacionin zyrtar të orës 10:30, mbi gjendjen e motit dhe situatën në terren pas reshjeve të ditëve të fundit. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, në qarkun Elbasan nuk ka reshje shiu që prej orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa aktualisht moti paraqitet me vranësira, por pa probleme të evidentuara. “Të gjitha 7 bashkitë e qarkut; Elbasan, Librazhd, Gramsh, Peqin, Belsh, Cërrik dhe Prrenjas raportojnë situatë të…
Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasit Leonidha Guçe dhe Denis Meçe të përfshirë në vrasjen e Egli Progës në 10 gusht të vitit 2024. Sipas burimeve brenda gjykatës së Korçës, për këta shtetas ka përfunduar afati i paraburgimit dhe gjykata ka caktuar ndryshimin e masës në “Arrest shtëpie” deri në përfundimin e hetimeve. Aktualisht çështja ka ngrirë në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre. Por duket se vonesa në dokumentimin e plotë të…
Uji ka dalë nga kanali në aksin e vjetër Fushë Krujë-Mamurras në afërsi të qendrës së Borizanës. Raportohet se uji ka marrë me vete sasi të mëdha inertesh dhe ka bllokuar aksin për disa orë. Aktualisht uji është tërhequr dhe kalimi bëhet me një korsi.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se i ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2025–2026. Nga ministria thonë se të gjithë aplikuesit do ta marrin vendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk, në seksionin “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokumenti i vendimit”, dhe se aplikuesit e pakënaqur nuk duhet të paraqesin ankesa ose kundërshtime para se të marrin vendimin. “Pas marrjes së vendimit, ankesat paraqiten në Komisionin Shtetëror për Vendosje në Procedurë Administrative, Procedurë nga Marrëdhënia e Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në shkallën e dytë, brenda 15 ditëve nga pranimi i vendimit. Hapësirat…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Moti i keq ka shkaktuar problematika në fshatrat e Krujës. Raportohet se situata më problematike paraqitet në Murqinë, ku uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokë. Niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi nëse reshjet do vijojnë me këtë intensitet rrezikohet përmbytja e bizneseve dhe banesa pasi kanalet nuk funksionojnë. Shumica e kanaleve kanë dekada pa pastruar dhe janë të bllokuara. Kujtojmë që në fshatin Murqinë në të kaluarën është dashur ndërhyrja e palombarëve te RENEAS dhe helikopterit për të evakuuar banorët.

