Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë më 17 nëntor, si pjesë e një turi diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë, Ambasada Gjermane në Tiranë theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet një prioritet i lartë për politikën e jashtme gjermane dhe se Berlini mbështet fuqimisht integrimin europian të Shqipërisë. Një vlerësim i posaçëm iu drejtua SPAK-ut, të cilin ministri e cilësoi si një institucion të fortë që po jep rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe forcimin e drejtësisë. “Një drejtësi e pavarur dhe efektive është thelbi i çdo shoqërie demokratike…
Author: almakos
Sot ka filluar zyrtarisht gjykimi për rastin e zjarrit tragjik që ndodhi në një klub nate në mars të këtij viti në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu. Gjykimi filloi në sallën e gjyqit të Institucionit ndëshkues-përmirësues Idrizovë, ndërsa janë marra masa të përforcuara sigurie dhe është vendosur një ekip mjekësor. Përveç seancës së sotme, gjatë këtij muaji, gjykata ka caktuar seanca edhe për 25 dhe 26 nëntor. Çështja përfshin 38 të pandehur, 35 individë dhe tre persona juridikë, të cilët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike. Në mesin e të pandehurve janë pronarë të…
Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku shfuqizohet lirimi nga TVSH-ja për dërgesat online me vlerë deri në 22 euro. Edhe dërgesat nga platformat si Temu dhe AliExpress me të njëjtën vlerë do të përfshihen tashmë në regjimin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). “Qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është përforcimi i ekonomisë vendore, mbështetja e kompanive vendore dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Zbatimi i ndryshimeve pritet të ketë efekte pozitive të drejtpërdrejta në ekonominë dhe punën e kompanive vendore. Me shfuqizimin e lirimit, rreth 4 milionë denarë në muaj, do…
Fëmijët nuk do të jenë më në gjendje të bisedojnë me të rritur të panjohur në Roblox – një nga platformat më të njohura të lojërave në botë – si pjesë e zgjerimit të masave të sigurisë. Ky vendim vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e fëmijëve në internet janë në rritje, duke e bërë Roblox një nga platformat më të diskutueshme. Verifikimi i detyrueshëm i moshës do të futet për llogaritë që përdorin opsionet e bisedës, duke nisur në dhjetor për Australinë, Zelandën e Re dhe Holandën, e më pas në gjithë botën nga janari. Roblox është…
Gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila po udhëheq procesin për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, tha sot në seancën e parë se do të paraqiten të gjitha provat, përveç disa që ata mendojnë se janë të parëndësishme në mënyrë që të mos zvarritet procedura. “Mund të garantojmë se do të jemi sa më transparentë që të jetë e mundur dhe se do të informojmë opinionin. Ju e shihni se nuk ka vend për të gjithë të dëmtuarit dhe të gjithë anëtarët e familjes. Prandaj, rekomandimi im për të gjithë Këshillin është që të paktën të bëjnë rregullime sa më shumë…
Në Komision e Kuvendit për Financim dhe Buxhet sot vazhdon debati i amandamentit për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Janë dorëzuar 203 amendamente, ndërsa disa janë tërhequr nga propozuesit e BDI-së. Dje janë refuzuar disa amendamente, ndërsa janë pranuar një amendament me të cilin për pesë milionë denarë do të rritet buxheti i Agjencisë Operative Teknike (AOT) për pajisje shtesë. Me Propozimin e Buxhetit për vitin 2026, rritja ekonomike parashikohet në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së. Të ardhurat e përgjithshme parashikohen në 374.7 miliardë denarë, shpenzimet e përgjithshme në 413.9 miliardë…
Koalicioni AKI, i ndërtuar pa kauzë, pa vizion dhe pa orientim të qartë politik, po hyn në fazën e shpërbërjes së pashmangshme. Ajo që ndodhi dje me largimin e ASH-së së Ziadin Selës dhe largimi i Krenar Llogës nga ky koalicion tregojnë qartë krizën e thellë të brendshme, mungesën e kohezionit dhe dështimin për të ndërtuar një ofertë politike të qëndrueshme, thonë nga VLEN. “Moskordinimi i tyre i vazhdueshëm është bërë tashmë model i dështimit, jo vetëm që nuk arrijnë të formësojnë një drejtim të përbashkët, por çdo ditë dëshmojnë se ky koalicion ka funksionuar vetëm si strehë e interesave të ngushta…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme, ku pritet të votohet buxheti për vitin 2026. Kjo vendim është shpallur në një komunikatë zyrtare, ku LDK thekson se nuk dëshiron të angazhohet në improvizime politike që sipas tyre e reduktojnë agjendën shtetërore në një dekor elektoral. Partia shpreh shqetësimin se këto veprime janë të motivuara nga interesa zgjedhore dhe se ato nuk kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. “Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore,” theksohet në komunikatë, duke shprehur qartë qëndrimin e LDK-së…
Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025. Në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nëpërmjet shembullit të ri, Ministria e Financave sqaron se kompensimin për fëmijët nën 18 vjeç do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj të vetëm. Skema do të vijojë të jetë e njëjtë nëpërmjet rillogaritje së tatimit mbi të…
Sot vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut parashikohen të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër priten reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shoqëruar me…
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët diskutoi zhvillimet politike dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale. Partia vendosi të veprojë në mënyrë autonome dhe deputetët e saj do të formojnë grup të pavarur në Kuvend. “Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua situata aktuale politike, procesi dhe epilogu i zgjedhjeve lokale, si dhe hapat e mëtejmë të subjektit tonë politik. Në zgjedhjet e fundit lokale, koalicioni me të cilin garuam doli fitues në nivel kombëtar, me sasinë e votave të fituara në listat për këshilltarë dhe numrin e këshilltarëve të fituar, por jemi të pakënaqur nga…
Komisioni për Financim dhe Buxhet sot pasdite e filloi debatin për amendamentet për Propozim-Buxhetin për vitin 2026. Siç informoi zëvendëskryetarja e Komisionit Jovanka Trençevska për Propozim-buxhetin për vitin 2026 janë parashtruar 203 amendamente nga propozues të autorizuar. Në fillim të seancës, u refuzuan tre amendamente të propozuara nga deputetët e grupit parlamentar të BDI-së për rritjen e mjeteve për një numër më të madh të të punësuarve nga bashkësitë jo-shumicë në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit dhe në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe për punën operative të Komisionit. Amendamentet nuk u pranuan nga përfaqësuesi i Qeverisë,…

