Author: almakos

Deputetja Saranda Imeri në emisionin “Debat në Shenja”, duke folur se kush do të jetë lideri i VLEN-it dhe a mund të jetë me sistem rotacioni, tha se shembuj të rotacionit ka në botë, duke përmendur këtu partinë e të Gjelbërve në Gjermani, por edhe partinë Guxo në Kosovë. “Pse ky modalitet të mos funksionojë edhe tek ne. Përderisa atje ka mundur të funksionojë unë jam e sigurt se mund të funksionojë edhe tek ne…Ka forma të ndryshme se si, mund të ketë kryetar juridik, kryetar i cili ka të drejtë nënshkrimit… ka disa modalitet, cila do të ishte më…

Lexo më Shumë

Një javë pas atentatit në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe pas disa ditësh në spital ndërroi jetë edhe miku i tij, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani, hetimet e policisë dhe të prokurorisë mbeten ende pa një drejtim të qartë. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, pavarësisht verifikimeve të kryera në vendngjarje dhe marrjes në pyetje të disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, deri më tani nuk është siguruar asnjë provë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Deri më tani hetuesit kanë analizuar pamjet e kamerave…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Shkallës së Parë e Athinës ka nisur procedim penal kundër një 29-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ka rrahur për vdekje një shofer grek 58-vjeçar në Neos Kosmos, për krimin e vrasjes me dashje, pas një sherri për zënien e rrugës nga viktima dhe debatit që denigroi në fatalitet. Media greke tashmë ka zbuluar nga pamjet e kamerave të sigurisë edhe momentin fatal, kur shqiptari e ndjek me motor pasi viktima e kishte ofenduar dhe spërkatur me spraj më herët, teksa mban kaskë të bardhë, zbret, i afrohet dhe e godet me breshëri grushtesh viktimën. Ky i fundit…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë njoftuar se sasia më e madhe e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit ka rënë në Lazaropole dhe në Kodër të Diellit, me nga 68, respektivisht 67 litra për metër katror. Kurse ndër vendet me më shumë reshje kanë qenë edhe Pozharanë, Tetova, Pretori, Hanet e Mavrovës, Krusheva, Kumanova, Manastiri dhe Shkupi. Për shkak të reshjeve të mëdha, është vërejtur rritje e konsiderueshme e niveleve të ujit në disa lumenj të vendit. Rritja më e theksuar është matur në lumin Vardar në rrjedhën e sipërme, si dhe në lumenjtë Pena, Lepenec dhe në Pçinjë.…

Lexo më Shumë

Vetëdorezohet në policinë e Durrësit, Daniel Pepa, i cili ndodhej në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë të Durresit me 22 tetor të këtij viti. Rreth orës 01:45 të natës (22 tetor), një konflikt i nisur për një kafe në një lokal në Manëz përfundoi tragjikisht me dy të vrarë. Debati shpërtheu pasi kamarieri i lokalit, 23-vjeçari Aranit Kurti, i tha klientit Daniel Pepa se ekspresi ishte i fikur dhe nuk mund të përgatiste kafe. Përplasja verbale u tensionua pasi ndërhyri 33-vjeçari Flori Paluçi në mbrojtje të kamarierit. Të rinjtë dolën jashtë lokalit, ku sipas hetimeve paraprake Paluçi…

Lexo më Shumë

248 ditë pas tragjedisë që ndodhi në diskotekën “Puls”, nisi gjykimi për gjetjen e fajtorëve dhe përgjegjësve, që shkaktuan vdekjen e 63 personave, kryesisht të rinj. Se është një proces i gjerë gjyqësor në të gjitha dimensionet, e vërteton numri i të akuzuarve që janë 35 si dhe 3 subjekte juridike, aktakuzë prej 166 faqesh, qindra dëshmitarësh që pritet të dëshmojnë, qindra provash materiale, si dhe numër i madh i prokurorëve publik që do ta përfaqësojnë aktakuzën, gjithsej 15 prokurorë. Ky proces gjyqësorë mbahet në sallën e re, të madhe, dhe e pajisur me pajisje moderne, pranë Institucionit Ndëshkues Përmirësues…

Lexo më Shumë

Glauk Konjufca, mandatari i dytë i Vetëvendosjes ka dështuar të zgjidhet kryeministër i vendit. Ai ka marrë 56 vota për, 53 deputetë votuan kundër dhe 4 prej tyre abstenuan. Deputetë e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe ata të Listës Serbe votuan kundër. Ndërkohë, Limaj dhe dy deputetet e Nismës abstenuan.

Lexo më Shumë

Një 71-vjeçare ka humbur jetën, pasi dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në pusin që ndodhej në banesën e saj në fshatin Metoq, Sarandë. Policia informon se ngjarja ka nddhur më datë 18.11.2025. E moshuara me iniciale M. B., është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, Sarandë. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. NJOFTIMI Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në…

Lexo më Shumë

Policia e Strugës ka ngritur padi penale kundër pesë personave, përfshirë ish-kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, në lidhje me prishjen e shtëpisë përkujtimore të mbrojtur të autorit të himnit maqedonas, Vllado Maleski. Personi i parë që u akuzua ishte N. K. (53) – investitor nga Veleshta e Strugës, nën dyshimin për dëmtim ose shkatërrim të pronës nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore. Në kallëzimin penal të ngritur nga Ministria e Brendshme thuhet se ai, si investitor, më 15 tetor të këtij viti, në kundërshtim me vendimin për lëshimin e kushteve mbrojtëse të ruajtjes, ka…

Lexo më Shumë

Moti i keq, i shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erëra të forta, ka shkaktuar probleme në disa zona të Rajonit të Elbasanit dy ditët e fundit, duke ndikuar kryesisht në furnizimin me energji elektrike. Sipas informacionit zyrtar, një sërë fidrash dhe kabinash elektrike janë prekur nga dëmtimet, duke lënë pa energji qindra abonentë në zona të ndryshme të qarkut. Defektet janë të shumta, deri edhe shtylla të rrëzuara, tela të këputur dhe infrastrukturë e dëmtuar. Situata e detajuar sipas nënstacioneve: -Fidri 4, N/St Librazhd – Kabina Sopot Kjo linjë ka pësuar dëmtime si pasojë e erërave të forta, duke…

Lexo më Shumë

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ngritur një shqetësim të rëndësishëm në seancën e sotme të Kuvendit, duke e sfiduar Hekuran Muratin mbi rolin e tij si ministër i Financave. Gruda e ka akuzuar Muratin se nuk ka arritur të përmbushë detyrat e tij si ekonomist, duke e lidhur këtë me mënyrën se si Vetëvendosja trajton çështjet juridike. Ai ka theksuar se ky është një tregues i qartë i papërgjegjshmërisë së partisë në lidhje me Kushtetutën. Deputeti i PDK-së ka shprehur shqetësim se mbrojtja e çështjeve juridike nga një ekonomist, siç është Murati, tregon se VV nuk…

Lexo më Shumë

Kaltrina Zekolli-Shaqiri po përballet me betejë ligjore pas humbjes së bashkëshortit të saj, çiklistit, Arbër Shaqirit, i cili vdiq në një aksident në afërsi të Radishanit, në Qarkoren e Shkupit. Ajo akuzon se sistemi gjyqësor nuk po i jep mundësinë për të apeluar vendimin e marrë ndaj personit që dyshohet se shkaktoi tragjedinë, i cili u dënua me shtatë muaj burg. “Në momentin më të rëndë, kur vendimi u shpall, dhe dhimbja më pushtoi sërish, gjykatësja Dragana Isakovska më ngriti zërin. Ngriti zërin ndaj një gruaje që kishte humbur gjithçka, vetëm pse reagova njerëzisht. Atë çast nuk fola si profesioniste,…

Lexo më Shumë