Pas 11 ditësh bllokimi dhe kaosi të shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave dhe dëmtimit të urës në zonën “Arrat e Gurrës”, do të hapet sot në mesditë për qarkullim aksi rrugor kombëtar Librazhd–Prrenjas. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije në njoftim se segmenti i bllokuar do të hapet për qarkullim në orën 12:00, përmes një devijimi provizor të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm. Ky devijim do të shërbejë si zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e rrugës alternative, e cila do të ndërtohet në shtratin e lumit Shkumbin dhe do të integrohet me trupin…
Author: almakos
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me shtrenjtim prej 15–20 lekë për litër. Pas rritjes së çmimeve në bursat globale, pritet që të ketë efekte edhe në tarifat e transportit të mallrave. Menjëherë pas nisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, më 28 shkurt 2026, i cili shpërtheu me sulme ushtarake të njëpasnjëshme, ndikimi i parë u shfaq me shtrenjtimin e çmimeve të naftës. Në bursat ndërkombëtare, çmimet e naftës u rritën deri 13%, ndërsa çmimet e gazit arritën 24%, duke reflektuar…
22:38 | 2 Mars 2026E.HNiveli global i detit është ngritur 90 mm në 30 vitet e fundit, sipas të dhënave satelitore. Ky është një përshpejtim i dukshëm në krahasim me vitet e mëparshme dhe ka ardhur si pasojë e rritjes së masës së oqeaneve, si pasojë e shkrirjes së akujve, që janë faktor 80% i këtij fenomeni. Konkluzioni është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave PNAS, pas një studimi të realizuar nga Universiteti Politeknik i Hong Kongut. Sipas autorëve të studimit, ngritja e nivelit të detit vjen kryesisht si pasojë e dy proceseve. Njëri prej tyre është zgjerimi…
Ish- kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte mbrëmjen e sotme në “Studio24” teksa foli edhe mbi shkarkimin e Ilir Prodës, nga detyra që Nano mbante dikur. Sipas vendimit të zbardhur së fundmi, Proda është liruar nga detyra, për të cilën Nano thekson se kemi të bëjmë me një dorëheqje dhe jo me një shkarkim. Sipas tij, mund të ketë ngjarje që bëjnë përgjegjës drejtorin e policisë për largimin nga detyra. Gledis Nano: Procedura kërkon një propozim nga ministri i Brendshëm, relacion për arsyen se ligji ka vetëm një pikë. Lirimi është dorëheqje. Po ju thoja këto momente të cilat…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, krahasoi rezultatet e zgjedhjeve të 2024-ës me ato të fundit, duke theksuar rënien e votave të koalicionit VLEN pavarësisht se tashmë ndodhet në pushtet. “107 mijë vota i morën më 8 maj të vitit 2024. VLEN-i. Pa ministra, pa punësime, pa zëvendës/ministra, pa sekretar shtetëror, pa premtime, pa qeveri. 107 mijë vota i mori VLEN-i. I kemi marrë 107 mijë vota. Tash, i kanë marrë 91 mijë vota me 6 ministra, me 7 zëvendës/ministra, me 200 drejtori. Ato thonë disa mijë punësime, që nuk janë as 1500, por…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë paraqitjes në emisionin Debat në SHENJA, u kërkoi falje publike qytetarëve shqiptarë për premtimin e dhënë në vitin 2024 për ndryshim. Ai tha se nëse situata aktuale pas 20 muajve qeverisje nga VLEN-i konsiderohet si “ndryshimi” i premtuar, atëherë ndjen përgjegjësi dhe kërkon falje për zhgënjimin e shkaktuar. “Por kjo që ndodh, ne premtuam në vitin 2024 qytetarëve shqiptar në Maqedoni po ua sjellim ndryshimin. Në qoftë se ky është ndryshimi që e kemi premtuar këto 20 muaj qeverisje të VLEN-it, atëherë unë publikisht dua t’u kërkoj falje të gjithë shqitparëve sepse…
Një alarm për eksploziv është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si 15-katshi, në qendër të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, në zonë është konstatuar një çantë e dyshimtë, e cila ka ngritur dyshime për praninë e mundshme të lëndëve eksplozive. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë thirrur njësinë antieksploziv për të kryer verifikimet e nevojshme. Mësohet se çanta është hapur dhe brenda kanë rezultuar vegla pune Ende nuk ka informacion zyrtar mbi përmbajtjen e çantës apo nëse bëhet fjalë për një rrezik real, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje të gjithë shtetasve të vendit që të shmangin udhëtimet e panevojshme në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme. Në një njoftim, Ministria deklaroi se po ndjek me shqetësim zhvillimet në rajon, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. “Duke pasur parasysh përpjekjet e dukshme të Iranit për të shënjestruar, përveç Izraelit, edhe disa shtete arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti, Bahreini, Arabia Saudite, Libani dhe Iraku, si dhe bazën ushtarake britanike në Qipro, Ministria i bën thirrje qytetarëve…
Qeveria e Mickoskit ka luajtur me punëtorët, një rritje të pagës minimale prej 1.600 denarësh të turpshme në vend të 600 eurove, akuzojnë nga LSDM. “Nuk ka asgjë për të rritur pagën minimale, vetëm një rregullim ligjor të një page minimale prej 1.660 denarësh të turpshme. Qeveria e Mickoskit ka luajtur me punëtorët që mezi ia dalin mbanë. Me një nivel kaq të ulët të pagës minimale, punëtorët po shtyhen në buzë të greminës, sepse nuk mund të mbulojnë kostot e nevojave themelore të familjeve të tyre, ushqimin dhe faturat. Qeveria e Mickoskit nuk ka para për një pagë minimale…
Një 36-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për më shumë se një vit u arrestua teksa po fshihej në Barcelonë të Spanjës. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga prokuroria e Peruxhias në Itali dhe drejtësia e kishte dënuar me burgim. Shqiptari duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burg për trafik kokaine dhe zhvatje. I kërkuar që nga janari i vitit 2024 dhe në arrati për më shumë se një vit, u gjurmua dhe u arrestua në Katalonjë. “Masa rrjedh nga një dënim i formës së prerë prej 6 vitesh e 8 muajsh, i dhënë në maj…
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, i shoqëruar nga zv. Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, kanë përuruar sot rrugën 14 në fshatin Haraçinë. Ky projekt është një nga shumë projektet e fituara të Komunës së Haraçinës nga thirrja e dytë e Qeverisë për mbështetje ndaj Komunave. Për kryetarin Daut Beqiri bashkëpunimi Qeveri-Komunë sjell rezultate të dukshme dhe të prekshme në terren, projekte të cilat sipas të parit të Haraçinës përmirësojnë përditshmërinë e qytetarëve. DAUT BEQIRI, KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS “Në këtë rrugë nuk është bërë vetëm asfaltimi paraprakisht është bërë edhe infrastruktura e plotë nëntokësore, pra është…
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare në nderim të Kryepiskopit të lumur Anastas, i ftuar nga Kryepiskopi Elpidofor i cili e priti në aeroport së bashku me disa klerikë të tjerë. Më 1 mars 2026, të Dielën e Orthodhoksisë, Kryepeshkopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Shën Ekaterinës në Braintree, Massachusetts. Në Liturgji morën pjesë 15 Hierarkë nga të gjitha kishat e tjera Autoqefale, si edhe dy Episkopët e dioqezave shqiptare në Amerikë. Triumfi i Orthodhoksisë me praninë e Fortlumturisë së…

