Tre vjet dënim efektiv me burg dhe pesë vjet ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, gjykata në Strugë i shqiptoi gjinekologut Muhamed Asani, i akuzuar i parë në rastin me lehonën nga Dibra, Jilldiz Veaposka të cilës pas lindjes me operacion cezarian në Spitalin në Strugë i ishin hequr mitra, vezorja dhe veshka. Nga akuza u liruan i akuzuari i dytë, djali i tij Blerton Asani, i cili atëherë ishte në specializim për gjinekologji dhe e akuzuara e tretë mjekja Liljana Jovanovska. “Gjykata e shpall fajtor të akuzuarin Muhamed Asani dhe e dënon me dënim efektiv me burg…
Author: almakos
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit, në aksin rrugor Milot-Kalimash, ku një kamion është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër tjerë ka mbetur i plagosur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar qarkullimin për të mundësuar hetimet dhe pastrimin e zonës.
Shtetasi i Kosovës, Selim Voca, ka vdekur në një aksident trafiku në qytetin Aleksinac në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila tha se ka pranuar raportimet zyrtare lidhur me vdekjen e Vocës, i cili, sipas MPJD-së, ka vdekur pas një aksidenti me tren. “Z. Voca ishte raportuar si person i zhdukur nga bashkëshortja e tij më 19.11.2025, në stacionin policor në Mitrovicë, Jug. Sipas informatave zyrtare, trupi i pajetë i të ndjerit aktualisht ndodhet në Spitalin e Nishit”, ka thënë ministria. MPJD bëri të ditur se, në koordinim me institucionet relevante të…
Një punëtor ka vdekur teksa po punonte në një lagje të Prishtinës. “Jepi zë” ka mësuar se dyshohet se viktimën e ka zënë betoni dhe ekipi i emergjencës e ka konstatuar vde.kjen në vendngjarje. Ndërkaq, një tjetër punëtor është lënduar rëndë, mirëpo ende ka shenja jete.
Qeveria e Kosovës ka filluar sibvencionimin e faturave të rrymës. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në facebook ka treguar cilat janë fsmiljet pëefituese dhe ku mund ti shohin subvevcionet. Postimi i plotë: Nga kjo javë ka filluar subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, për të gjitha familjet e cënueshme me të ardhura të ulëta. Familjet përfituese mund ta shohin vlerën e subvencionit si në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike që shpërndahen në ditët në vijim. Kjo mbështetje nga Qeveria do të vazhdojë për gjashtë muaj deri në përfundim të stinës…
Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka bërë një njoftim të rëndësishëm për përfituesit e subvencionimit të rrymës. Më poshtë postimi i Muratit: Nga kjo javë ka filluar subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, për të gjitha familjet e cënueshme me të ardhura të ulëta. Familjet përfituese mund ta shohin vlerën e subvencionit si në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike që shpërndahen në ditët në vijim. Kjo mbështetje nga Qeveria do të vazhdojë për gjashtë muaj deri në përfundim të stinës së dimrit, njësoj sikurse viti paraprak.
Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të sotme të zëdhënësit të BDI-së, Arbër Ademi, lidhur me “dështimin në sundimin e ligjit”, duke e cilësuar këtë dalje si shembull të “shkëputjes së BDI-së nga realiteti”. Në reagimin e tyre, VLEN thekson se është “ironike dhe e pabesueshme” që një parti e cila, sipas tyre, ka gjysmën e kryesisë në listat e zeza për korrupsion, të mbajë ligjërata për standarde evropiane dhe sundimin e ligjit. “BDI është arsyeja kryesore pse vendi për vite të tëra nuk ka lëvizur përpara në detyrimet e Klasterit I. Një parti që për 20 vite e…
Ligji për tatim për blerje nga platformat online që u votua në Kuvend implementimi i të cilit pritet të fillojë brenda ditëve nuk do të obligojë që tatimin ta paguajnë qytetarët por atë do të duhet ta paguajnë kompanitë. Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Mustafa Dauti në një prononcim për TV Shenja njoftoi se me ligjin ekzistues platformat online nuk kanë paguar tatim për shitje më të ulta se 22 euro. Ndërkaq tha se me ligjin e ri do të duhet të paguajnë tatim edhe për shitje të produkteve me vlerë duke filluar nga 1 euro. MUSTAFA DAUTI – ZV.…
Prokuroria Themelore Publike Koçan do të parashtrojë ankesë për masën e përcaktuar arrest shtëpiak për dy të punësuarit në DAP, të cilët janë të përfshirë në procedurën për vepra penale korruptuese në lidhje me punën në klubin “Puls”. Sipas Prokurorisë, kontrollorët e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke zbuluar informacione për kontrolle të pa paralajmëruara, për çka dyshohen për marrje ryshfeti. Personi përgjegjës nga “Pulse” ngarkohet për dhënie ryshfeti. Shtatë inspektorë tatimorë nga Shtipi dhe Strumica dyshohen se kanë mundësuar që objektet “Pulse” dhe “MMMM Café” të shmangnin kontrollin fiskal. Pronari i “Pulse”, i cili tashmë ndodhet në paraburgim, dyshohet edhe…
GJKKO ka shpallur sot vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj 13 të pandehurve, të akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe Gëzim Çela, i konsideruar si “baron i drogës”. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë. Pjesa më e madhe janë dënuar gjithashtu edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërsa disa prej tyre për mbajtje apo prodhim të armëve pa leje. Në total të gjithë të…
BDI vlerëson se raporti i Komisionit Evropian për klasterin e parë përmban kritikat më serioze për Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, tha se ky klaster, që përfshin demokracinë, administratën publike, ekonominë dhe prokurimet, është thelbësor për negociatat me BE-në. Sipas Ademit, qeveria ka dështuar në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Ai shtoi se liria e mediave është dobësuar, administrata është e politizuar, dhe ekonomia ka jostabilitet dhe mungesë reformash. Raporti tregon gjithashtu se institucionet që mbrojnë të drejtat e qytetarëve janë të dobëta dhe se rekomandimet e vitit…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës në Kosovë, Sh.S. Xhiang Siaojan. Përmes një njoftimi, Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u konfirmua miqësia dhe bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve. “Pata kënaqësinë të mirëpres ambasadoren e re të Kinës, Sh.S. Xhiang Siaojan. Konfirmuam marrëdhëniet diplomatike dhe miqësore mes dy vendeve tona, të ndërtuara mbi respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, tha Gashi. Ai shtoi se bisedimet u fokusuan në mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zhvillimin në sektorë të ndryshëm. “Diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe…

