Dy vajzat e mitura nga Strumica, Antonija Jankova (12) dhe Radmila Ivanova (14) pas shumë kërkimeve janë gjetur shëndoshë dhe mirë. Lajmin e ka bërë të ditur nëna e njërës prej vajzave në rrjetin social facebook. Sipas saj, ata janë gjetur në lagjen e Kisella Vodës.Lajmin se janë gjetur vajzat e ka konfirmuar edhe MPB, raporton SHENJA.Vajzat kishin ardhur në Shkup në një ekskurzion nga Strumica. Ata ishin parë për herë të fundit në “Vero Jumbo”, prej ku edhe u humbën gjurmët.Të dyja vajzat janë shoqe nga i njejti fshat i Strumicës.
Author: almakos
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së punës në Uashington, u takua edhe me anëtarë të bordit të Këshillit Atlantik (Atlantic Council). Siç njoftoi shërbimi për informim i qeverisë, në takimin në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes dialogut dhe shkëbimit të mendimeve me ekspertë u fol edhe për shumë tema me interes si dinamika e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në, përpjekjet për përballjen me krizën energjetike, luftën kundër korrupsionit, si dhe për prioritetet e vendit me kryesimin me OSBE-në.…
Pesë propozim-ligje me flamur evropian të propozuara nga Qeveria që i përkasin ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d kanë arritur në Kuvend. Siç është publikuar në ueb-faqen e shtëpisë ligjvënëse, këto pesë propozim-ligjet janë vendosur në seancën e 115-të plenare të caktuar për të mërkurën në ora 11. Bëhet fjalë për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, të Ligjit për shpronësim, Ligjit për planifikim urbanistik, Ligjit për ndërtim dhe Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukuror (aksi Tetovë – Gostivar – Bukojçanë dhe projekti për autostradë Trebenishtë…
Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të pësojnë rënie, megjithatë çmimi transportit vazhdon të mbetet i lartë. Edhe përkundër të gjithë kësaj, çmimet e kompanive të taxive dhe autobusëve nuk kanë ndryshuar fare. Disa taksistë për Televizionin Shenja, madje deklarojnë se ende duhet të ngritet çmimi i udhëtimit me taxi, pasi sipas tyre, është rritur kostoja e jetesës në vend. TAXIST “Nuk është real ky çmim, duhet të jetë më i lartë, sepse nuk mund të mbulohet, me 50 denarë fillimi, 30 km nuk mund të mbulohet, duhet të jetë më shtrenjtë”. Ndërsa për disa taxistë tjerë, çmimi momental është…
Të dhënat e fundit të Entit Shtetërorë të Statistikave për koston e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë në muajin prill konfirmojnë angazhimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë në fushën e masave për përballimin e inflacionit, veçanërisht në çmimet e produkteve ushqimore bazë. Trendi i uljes së inflacionit vazhdon dhe në prill ka zbritur në 13%, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media në Qeveri. Sipas ministrit Bekteshi, nëse e krahasoni me inflacionin në tetor kur qeveria filloi të merrte masa për përballimin e krizës së çmimeve, vërehet se ka një ulje të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka thënë se forcimi i sistemit të kontrollit në institucionet arsimore, ngritja e nivelit arsimor dhe forcimi i shërbimeve profesionale që do të kujdesen për shëndetin mendor të fëmijëve, do të ndihmonte më shumë në procesin e parandalimit të rasteve të përgjegjësisë penale te të miturit. Ai tha se kjo është e nevojshme që prindërit të marrin përgjegjësi serioze në kontrollin e fëmijëve. Spasovski tha se do të ketë një debat të gjerë i cili do të ndihmonte këtë proces. Sipas tij, ndalimi i rrjeteve sociale dhe ulja e kufirit të moshës për…
“Tragjeditë që kanë ndodhur në Serbi janë alarm edhe për ne si organ i ndjekjes penale dhe na detyrojnë që si institucion të mobilizohemi për kontroll më efikas të armëve në vend”. Këtë e tha sot kryeprokurori publik Ljubomir Joveski, i cili gjithashtu shprehu keqardhje për ngjarjet në Serbi.“Kërkoj nga të gjithë prokurorët publikë në vend që gjatë veprimeve të tyre të insistojnë në sanksione më të rrepta penale për veprën penale – Prodhimi, mbajtja dhe tregtimi pa leje i armëve apo lëndëve shpërthyese. Shtrëngimi i politikës penale duhet të reflektohet në veprimet e prokurorive publike parësore, të cilat duhet…
Qeveria e Grubit dhe Kovaçevskit abuzon me Bashkimin Evropian për të justifikuar krimet e tyre. Ata po përdorin flamurin evropian për ndryshimet e ligjeve që nuk kanë lidhje me vlerat evropiane. Edhe një herë u tregua se u mbushet goja me integrim evropian kur duan të vjedhin nga qytetarët, thonë nga VMRO-DPMNE. “Ky është kulmi i hipokrizisë së tyre. Flamujt evropianë janë të kotë, kur thellë në vetvete janë krejtësisht e kundërta e parimeve dhe vlerave evropiane. Ndryshimet në ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve nuk kanë asgjë të përbashkët as me integrimin evropian, as me legjislacionin…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se projektligjet që hyjnë në procedurë parlamentare përmirësojnë efikasitetin në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike në vend. Sipas tyre, me propozim-ligjet sigurohet ndërtim më i shpejtë, më i lirë dhe cilësor jo vetëm në korridoret 8 dhe 10d, por edhe për të gjitha projektet e ardhshme kombëtare dhe strategjike, siç janë hekurudhat, gazsjellësit dhe projektet tjera të rëndësishme infrastrukturore.“Këtu përfshihen edhe projektet e financuara nga BE-ja, nga institucionet financiare ndërkombëtare. Korridorin 8, BE e ka karakterizuar tashmë si një korridor evropian me rëndësi gjeostrategjike. Të gjitha ndryshimet…
Ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu ka reaguar pas kërkesave në opinion që rrjeti social Tik Tok të ndalohet në Maqedoninë e Veriut. Më poshtë komunikata e plotë: Shprehim keqardhje të thellë dhe ngushëllime për familjet e viktimave dhe qytetarët e Serbisë fqinje. Nga disa burime, në opinion përmendet nisma për ndalimin e rrjetit social Tik Tok në vend dhe te ne arrijnë pyetje në lidhje me këtë temë. Para së gjithash, censura është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Kështu që, qëndrim përfundimtar për një masë të tillë mund të pasojë vetëm pas një aktiviteti të koordinuar me…
Me përkushtim të veçantë vendosa lule para përmendores së pjesëtarëve të rënë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ambientet e MPB-së, ndërsa me rastin e 7 Majit – Ditës së Policisë së Maqedonisë, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. “Kjo ditë i kushtohet policëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët praktikisht janë heronjtë e kohës sonë. Fatkeqësisht, disa prej tyre, duke luftuar për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit, dhanë sakrificën më të çmuar – jetën e tyre, prandaj në këtë ditë i kujtojmë ata dhe trimërinë e tyre me…
Nga BDI thonë se VMRO-DPMNE në bashkëpunim me “Levicën” po bllokon aktivisht mbi 500 milionë euro të destinuara për Korridorin 8 dhe 10D. Nga kjo parti thonë se ndryshimet ligjore nuk cenojnë të drejtat e punëtorëve, ashtu siç pretendon opozita. “Implikimet financiare të bllokimit të ligjit të TVSH-së janë 40 milionë euro, për ligjin e tatimit mbi fitimin janë 20 milionë euro, për tatimin e solidaritetit 80 milionë euro, si dhe bllokimi i ligjeve financiare për huamarrjet, 100 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve për kredi për ekonominë me kushte të favorshme dhe 100 milionë të tjera nga BERZH…

