Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) pasdite në Qeveri do të ketë takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqin lidhur me kërkesën për paga më të larta për 29 punëtorët dhe pëlqimin për marrëveshjen e tyre kolektive, pasi kanë përfunduar pa marrëveshje takimet që kanë pasur me përfaqësues të Ministrisë së Financave. Sindikata është në grevë prej 15 ditësh dhe i ka ndërprerë të gjitha proceset për të cilat është përgjegjës QSHP-ja, përfshirë edhe provimin e maturës shtetërore, që duhet të nisë më 27 maj. Dy ditë më parë sindikata i kërkoi MASH-it dhe Kulturës ndryshimin e kalendarit…
Author: almakos
Këshilli gjyqësor me mua si kryetar do të tregojë se do ta rrisë transparencën dhe llogaridhënien në punën e Këshillit Gjyqësor, tha para fillimit të seancës së sotme kryetari i Këshillit gjyqësor Sashko Georgiev. “Dje me reagim u lajmërua SHGM se pa arsye janë larguar kamerat, por opinionin ishte i pranishëm përmes gazetarëve, por për shkak të numrit të madh të pranisë së kamerave, shërbimet profesionale me vështirësi e kryenin punën e tyre. Jemi dëshmitarë se vështirë është kryer lëvizja gjatë hedhjes së shortit në rendin e ditës”, tha Georgiev. Ai garanton se kjo përbërje e Këshillit Gjyqësor dhe ai…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka mbajtur takim pune me kryetarin e Shoqatës së gjykatësve, Xhemail Saiti dhe me kryetarin e Trupit këshillëdhënës për etikën gjyqësore, Shpend Devaja, ku është biseduar për situatën në gjyqësor dhe ndodhitë aktuale në Këshillin gjyqësor. Siç njofton Ministria e Drejtësisë, në takim është theksuar zotimi i përbashkët për intervenime urgjente ligjore në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe nevojën për vendosje të mekanizmave të dukshëm dhe efikas për vërtetimin e përgjegjësisë eventuale, gjegjësisht tërheqjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjithnjë duke promovuar mekanizmat e vetërregullimit gjyqësor duke rritur rolin e Shoqatës së Gjykatësve. Ministri Lloga…
Për herë të dytë shtyhet seanca për fjalët përmbyllëse në procesin gjyqësor për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë në shtator të vitit 2021 ku humbën jetën 14 pesona. Për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të akuzuarve, ish-drejtorit Artan Etemi, gjykatësi Jordan Vellkovski e ricaktoi gjykimin për më 29 maj në orën 10:00. Seanca e radhës për fjalët përfundimtare u caktua për më 29 maj, ndërsa gjykatësi i cili e udhëheq këtë lëndë, tha se seanca e radhës do të zhvillohet edhe nëse nuk paraqiten të akuzuarit ose mbrojtësit ligjorë të tyre.…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) e dënon largimin e pranisë së kameramanëve në seancën e djeshme të Këshillit Gjyqësor dhe thekson se sjellja e tillë joprofesionale ndaj mediumeve kontribuon jo vetëm në hedhjen e hijes ndaj transparencës së gjyqësisë, por edhe për shkeljen e të drejtës së opinionit të informohet plotësisht për punën e autoriteteve gjyqësore. “Kujtojmë se është veçanërisht e rëndësishme që të gjitha ekipet e gazetarëve të kenë qasje të papenguar për raportimin e ngjarjeve që janë me interes publik, në drejtim të sigurimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve”, thuhet në reagimin e ASHMAA.
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-distribuues sot pa energji elektrike do të mbetet konsumatorët e komunave Kisella Vodë, Aerodrom, Saraj, Gjorçe Petrov kumtojnë nga QRMK – Shkup. Në periudhë prej orës 08:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e objektit “ADORA Flet Ajron” i locuar në rr. “Boris Trajkovski”, Komuna e Kisella Vodës. Në periudhë prej orës 09:00 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e „Lisiçe e Epërme“ përballë objektit të shkollës fillore në Komunën e Aerodromit. Në periudhë prej orës 09:00 deri në orën 12:00 energji elektrike…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi se më 27 maj duhet të ketë provim të maturës shtetërore. “Të realiziohet matura shtetërore dhe të pritet marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe më pas edhe sindikatat e tjera të komunikojnë me institucionet për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të degëve. Duhet të ketë provim të maturës shtetërore më 27 maj. MASH u përfshi në procesin e zgjidhjes së problemit. Për nesër është paralajmëruar një mbledhje e re e sindikatës. Nëse nesër do të gjejnë zgjidhje, do të pres që drejtori i Qendrës shtetërore të provimeve të bëjë kërkesë për sigurimin e punonjësve…
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë të zjarrit në Vizbeg të Shkupit. Sipas informacioneve të para një person ka mbetur i plagosur, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. “Më datë 05.09.2023, në orë 17:20 në SPB Shkup është raportuar se në Vizbeg të Shkupit, shtetasi I.A ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pasi shtetasi A.B ka qëlluar në drejtim të tij. Po merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.”- thuhet në njoftimin e MPB-së. Sipas informacioneve të para personi i plagosur është dërguar në spital dhe në afërsi të vendit është gjetur një…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon sjelljen joparimore të kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, për ti larguar kameramant prezent nga seanca, dhe të lejohet prezenca vetëm e gazetarëve. “Kjo është një praktikë e keqe e cila mund të merret shumë lehtë edhe nga institucionet e tjera, gjë që do të ndikojë në cenimin e të drejtës së opinionit për tu informuar në tërësi për punën e organeve gjyqësore. Është fakt se një praktikë pozitive e vendosur një kohë të gjatë më parë për ndjekjen e debatit me kameramanë është ndalur me shpjegime të palogjikshme, se gjoja…
Gjykata e Apelit në Shkup e anuloi aktvendimin për lëndën “Lëndina” në të cilën për të dytën herë ishin liruar nga akuza Dragan Pavlloviç Llatas dhe vëllezërit e tij Sërxhan dhe Zvezdan Pavlloviq. “Gjykata e Apelit në Shkup, në mbledhje të mbyllur, të mbajtuar më 05.05.2023, duke vepruar sipas lëndës penale KZh-1083/22, në publik e njohur si ‘Lëndina’, e anuloi vendimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilën të akuzuarit D.P., S.P. dhe Z.P., të gjithë nga Shkupi, lirohen nga akuza dhe vendosi të caktohet debat para Gjykatës së Apelit në Shkup”, qëndron në kumtesën e Apelit. PTHP e…
Dita e Evropës është një vështrim drejt së ardhmes, një angazhim i ripërtërirë ndaj llojit të BE-së që duam, një Evropë vlerash dhe inovacioni, një Evropë që përfshin të rinjtë, që është konkurruese dhe elastike. Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë për të qenë pjesë e këtij vizioni me anëtarësimin në BE, pasi ka hapur negociatat e anëtarësimit korrikun e kaluar. Rruga është e hapur dhe detyrat janë të qarta, theksoi ambasadori evropian David Geer në përkujtimin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës. DAVID GEER, AMBASORI EVROPIAN “Jam i bindur se…
Aktorja libaneze e filmave për të rritur, Mia Khalifa u ftua të jepte një leksion për studentët në Universitetin prestigjioz të Oksfordit. Tema ishte roli i personazheve publike dhe kufijtë e privatësisë në aspektin profesional. Mia ka shpërndarë disa foto nga vizita e saj në universitetin prestigjioz, i themeluar në vitin 1906, dhe është shprehur se ndihet shumë e emocionuar për atë që e quan zhvillim profesional të vetes. “Për mua do të jetë gjithmonë një kujtim fantastik dhe diçka që mund t’ia tregoj fëmijëve të mi në të ardhmen. Falënderoj universitetin që më dha mundësinë të flas në një…

