Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar sot se propozim ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D u propozuan me flamur evropian për shkak të bllokadës së partisë “Levica” e cila sipas tij ka dhe mbështetjen e VMRO-DPMNE-së.“Ylli evropian për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D mes tjerash për shkak të bllokadës së partisë “E Majta” dhe të mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja me qëllim që të mos ndërtohen korridori 8 dhe 10D. Qytetarëve nuk u nevojitet bllokadë u nevojiten autostrada, korridore dhe reforma”, tha Kovaçevski.
Author: almakos
Rindërtimin e të gjitha nëntë konvikteve shtetërore të studentëve do të fillojë me etapa në gjysmën e dytë të vitit. Në fazën e parë, e cila do të rumbullaksohet për 18 muaj nga fillimi i punimeve ndërtimore, do të rindërtohen tërësisht konviktet studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu”. Siç informojnë nga MASH, operatorët ekonomikë të cilët janë të përzgjedhur në procedurën e parakualifikimit, ndërsa në përputhje me rregullat e KFW Bankës për Zhvillim, e cila së bashku me Bashkimin Evropian është financues i këtij projekti kapital, tanimë dorëzuan ofertat financiare dhe pas zgjedhjes së ofertës me ekonomike, do…
Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit bëjnë të ditur se gjykata pa shqiptuar masën e paraburgimit ndaj 14 personave nga aksioni i djeshëm policor në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë.Nga Prokuroria shtojnë se njërit prej 15 të arrestuarve i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ndërsa vazhdon kërkimi ndaj 3 të tjerëve.“Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup mbrëmë vonë për 14 të dyshuar kanë pranuar propozimet e Prokurorisë dhe me aktvendim kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa për njërin,…
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler, është e bindur se procesi në të cilën është i përfshirë kompania “Behtel” është tërësisht transparent dhe ligjor, ngase, thotë ajo, kjo është mënyra në të cilën funksionon kjo kompani, në të kundërtën nuk do të ketë projekte çdokund në botë dhe disa në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ageler në një intervistë për MIA, transmeton SHENJA, shprehur keqardhje për faktin që opozita pa poseduar fakte dhe informacione po e kritikon projektin, duke theksuar se këtë e bën për shkak pikëve politike. “Vlerësojë se është shumë dëshpëruese ajo që ata në opozitë kritikojnë pa…
Anesteziologu Valton Dervishi, i cili ka shpërndarë pamje të drejtpërdrejta në rrjetet sociale të pacienteve dhe puntorëve në Spitalin Klinik të Tetovës, në repartin e gjinekologjisë, e ka pranuar fajin dhe gjykata e ka dënuar me 15 muaj burg. Ndaj tij rëndon akuza e dy veprave penale “shkelje në shërbim” nga neni 353 i Kodit Penal dhe veprën penale “Regjistrim i paautorizuar nga neni 152”. Gjykata e dënoi atë me një vit burg për krimin e parë dhe pesë muaj për të dytën, por për të dyja veprat bashkë një vit e tre muaj. Për dënimin e shqiptuar konsiderohet edhe…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Samitit të katërt të Këshillit të Evropës, mori pjesë në tryezën e rrumbullak pas dyerve të mbyllura, ku u diskutua për modelet për ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë në kohë të rreziqeve të mëdha për të. “Në diskutim, Kryeministri Kovaçevski u fokusua në detyrimin e të gjitha vendeve që të dënojnë ashpër agresionin kundër parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit botëror, duke përfshirë deokracinë, si dhe të tregojnë solidaritet dhe unitet në mbrojtjen e vlerave morale, veçanërisht në një kohë sfidash globale. Çdo formë…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (16.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 197 gjoba, nga të cilat 55 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për vozitje pa patentë shofer, 13 parakalim të kundërligjshëm të automjeteve. Janë vendosur katër gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër sanksione për kalim në semafor të kuq. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe…
I dërguari special i Qeveris së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të realizojë takim me deputetë të disa partive politike. Sipas paralajmërimeve, Saracin do të takohet me deputetët të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ndërsa do të realizojë ehde takim të veçantë me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nilolla Micevski, kryetarin e Komisionit për politkë të jashtme, Antonio Milloshoski dhe me kryetarin e Këshillit kombëtar për euroitegrime Aleksandar Nikolloskil. Janë parashikuar edhe takime me liderin e Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, me liderin e Alternativës, Afrim Gashi,…
Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria në seancën e sotme vendosi që në vend të targave të reja, të vendosen ngjitëse me shenjën “NMK”. “Në shërbim të qytetarëve, vendosja e këtyre afisheve do të shmangë kosto shtesë financiare për lëshimin e më shumë dokumenteve/licencave/certifikatave të reja, të cilat kanë të bëjnë me numrin e targës së regjistrimit dhe njëkohësisht detyrimin për të shënuar kodin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të respektohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Qeveria në seancën e sotme ka miratuar një sërë rekomandimesh me qëllim që në këtë periudhët jashtëzakonisht të ndjeshme të reagohet me kujdes dhe në mënyrë të rregullt për ngritjen e sigurisë në godinat shkollore, informoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. Ministri sqaroi se bëhet fjalë për dhjetë rekomandime të qeverisë që janë rezultat i një procesi të gjerë të konsultimeve me sugjerimeve të marra në fellën akademike dhe opinionin e ekspertëve dhe theksoi se beson në efektivitetin e rekomandimeve. “Së pari rekomandojmë që të gjitha vetëqeverisjet lokale në bashkëpunim…
Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për gjendjen e respektimit të lirive fetare në botë, në pjesën për Maqedoninë e Veriut, vë në dukje amendamentin ligjor të miratuar nga Parlamenti për ndalimin e regjistrimit dhe funksionimit të subjekteve, që mbajnë emrat dhe simbolet e nazizmit, nacional-socializmit ose shoqërohen me intolerancë, urrejtje dhe fashizëm. Në raport theksohet gjithashtu se statusi i ri i Kishës Ortodokse Maqedonase- Kryepeshkopata e Ohrit ende nuk është zgjidhur. Në seksionin për Maqedoninë e Veriut, raporti thekson se shkurtin e kaluar policia ngriti akuza për gjuhën e urrejtjes kundër një gruaje për komentet e saj në mediat…
“Mbrojtja e biznesit tuaj në epokën digjitale”, kjo ishte tema e konferencës të organizuar nga kompania A1, që u mbajt sot në Filarmoninë e Maqedonisë, ku komuniteti i biznesit pati mundësinë të dëgjojë trendet dhe strategjitë e fundit në industrinë digjitale për të mbrojtur bizneset dhe organizatat nga sulmet kibernetike. Në këtë event u prezantuan edhe statistikat dhe analiza evropiane dhe botërore, shembuj të sulmeve kibernetike, por edhe mjete dhe produkte që ofrojnë mbrojtje Drejtorin ekzekutiv i Kompanisë ,,A1 Maqedoni”, Metodija Mirçev, deklaroi se angazhimi i tyre për të ofruar kyçje në rrjetin optik më të shpejtë celular dhe superior,…

