Author: almakos

Një vrasje dhe një vetëvrasje ka ndodhur sot në mëngjes në Demir Kapi.Lajmin e konfirmoi edhe kryetari i Komunës së Demir Kapisë, Lazar Petrov, por nuk dha detaje për rastin. Nga Prokuroria e Kavadarit kanë dalë në vendngjarje dhe bëjnë këqyerjen e vendit të ngjarjes. “Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Prokuroria. Jo zyrtarisht, bëhet fjalë për një burri 64 vjet i cili ka sulmuar fqinjin e tij 34 vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 173 masa prej të cilave 42 janë për tejkalim sjpejtësie, 7 për vozitje pa leje, 7 për mosdhënie të përparësisë ndaj këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e policisë. Po ashtu janë shqiptuar edhe 8 masa për përdorim të telefonit, 4 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 9 për parkim jo të rregullt. Nga MPB theksojnë se aksionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në…

Lexo më Shumë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot doli me kumtesë në të cilën reagon ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Fatmir Besimi, të punësuarit të presin për rritjen e rrogave deri në vitin 2024. LSM vlerësoi se deklarata e Besimit se nëse rriten rrogat e punëtorëve tani, do të ketë implikime ndaj inflacionit, është i pamatur. “Vlerësimi i ministrit se dialogu në Këshillin ekonomik social për rritje të rrogave do të zgjasë dhe se do të zgjasë dhe së më shpejtë do të konstatohet metodologjia për rroga në sektorin publik (ajo kundër të cilës janë të gjitha sindikatat) me të cilën…

Lexo më Shumë

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) – Në kuartalin e parë të këtij viti vlera e përgjithshme e punëve të dakorduara ndërtimore jashtë vendit është 147.965 mijë denarë, që është për 12,5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Të dhënat e ESHS tregojnë se nga janari deri në mars të këtij viti operativa shtetërore e shtetit jashtë vendit ka kryer punë ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 44 338 000 denarë, që është për 39,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërtimtarët…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot në vazhdim të seancës së 115-të e filloi debatin për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë dhe të tretë, pjesë e pakos së ndryshimeve të propozuara të pesë ligjeve lidhur me ndërtimin e koridoreve  dhe të shënuara me flamur evropian. Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare në këtë pjesë të debatit deklaruan se nuk do t’i votojnë ndryshimet sepse besojnë se i pezullojnë të drejtat nga marrëdhënia e punës, për të realizuar, siç thanë, projektin 40 plus 20 orë punë gjatë javës. Punëdhënësit, sipas opozitës, do t’i shantazhojnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një takim me gazetarët theksoi se askush nuk mund të ndalojë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Ai thotë se ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamurin evropian, duhet të miratohen pas një procedure të shkurtuar. Sipas tij atë po e kërkojnë edhe kompanitë vendore, sepse e përshpejton procesin. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Nuk kemi folur shumë për ‘Bechtel dhe Enka’ me partnerët tanë amerikanë, sepse është votuar ligjërisht në Parlament. Nuk kishte asnjë deputet kundër. Projekti tashmë ka nisur, makineritë janë në terren dhe nuk do të ndalen. Ndryshimet…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian parasheh se ekonomia e Maqedonisë sivjet shënon rritje prej 2%, ndërsa në vitin 2024 3.1%.Në parashikimin e KE-së, në pjesën e Maqedonisë thuhet se pas rimëkëmbjes së pjesshme nga COVID-19, rritja vjetore e BPV-së në vitin 2021 ishte 3.9%, ndërsa në vitin 2021 ishte 2.1%. Ekonomia e vendit u ndikua nga ulja e kërkesës së jashtme dhe nga ndërprerjet e sinxhirëve global si dhe rritja globale e ushqimit dhe energjisë. “Derisa pensionet dhe pagat realisht u ulën, remitancat dhe konsumi privat u rrit. Konsumi i brendshëm, edhe pse më i ulët se në vitin 2022, mbetet shtytësi kryesor…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka konfirmuar se për muajin prill 2023 ka marrë pagën për 78% më të lartë, kjo në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton SHENJA. Ai tha se rroga e deritanishme ka qenë 71.145 denarë, ndërsa në prill i ka marrë 125.960 denarë. Besimi informoi se rroga më e lartë për 78% do t’i paguhet 1.060 funksionarëve dhe se për këtë qëllim nga buxheti do të shpenzohen 960 milionë denarë. “Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe duhet të respektohet. Këto para nuk ishin parashikuar në Buxhet, duhet të jepen, ndërsa askush nuk më…

Lexo më Shumë

Kryeministri Kovaçevski gjatë një brifingu me gazetarët ka deklaruar se askush nuk mund ta ndalojë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.Ai se ligjet të ndërlidhura me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamurin evropian, të cilat duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar, duhet të miratohen dhe se këtë e kërkojnë edhe kompanitë vendase pasi që e përshpejton procesin e ndërtimit.“Me partnerët tanë amerikan për “Behtel dhe Enka” nuk kemi folur shumë, për shkak se ajo është votuar ligjërisht ne Kuvend. Nuk kishte asnjë deputet kundër. Projekti tashme ka nisur, makineritë janë në terren dhe nuk do të ndalen. Ndryshimet…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën e Apelit Shkup sot do të mbahet seancë publike për lëndën penale për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot. Nga Gjykata e Apelit kumtuan se seanca publike u caktua për 10:30. Gjykata penale Shkup më 30 nëntor të vitit të kaluar, për vrasjen e hendbollistit Denis Tot me dënime shumëvjeçare me burg dënoi Anxhello Gjorgjievskin, Klementina Levkovskan dhe Andrej Kostovskin. Gjorgjievski dhe Levkovska u dënuan me 18, ndërsa Kostovski me 16 vjet burg. Tot (27), i cili luante për ekipin Butel, vdiq më 8 prill të vitit 2022, pasi është rrahur para një klubi të natës në Parkun…

Lexo më Shumë

Psikologët duhet të jenë të parët ata që të zbulojnë  bullizmin në shkolla. Kështu deklaron Profesoresha dhe njiherit edhe bashkëpunëtore shkencore në Institutin e Letërsisë Maqedonase, Tamara Çupeva. Sipas saj, bullizimi është ndër problemet kryesore që ndodh nëpër shkolla. Profesoresha për Radio Evropa e Lirë  thotë se kjo dukuri e keqe  duhet të njihet fillimisht në mjedisin e viktimës, veçanërisht nga psikologët e shkollës. TAMARA ÇUPEVA,PROFESORESH DHE BASHKËPUNTORE SHKENCORE NË INSITUTIN E LETËRSISË MAQEDONASE “Ajo që ndodh zakonisht është se fëmijët që janë dëshmitarë të kësaj lloj dhune dërgojnë shenjat e para se diçka po i ndodh një fëmije në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se koalicioni qeveritar është stabil dhe ka 65 deputetë. Ai këto komente i bëri pas paralajmërimeve të disa partnerëve më të vegjël të qeverisë se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre. “Normalisht se në kuadër të koalicionit ka parti politike me qëndrime të caktuara që ideologjikisht dhe operacionalisht dallojnë nga partitë tjera politike, por në kahjet kryesore politike të koialicionit qeveritar, të gjithë kanë qëndrim të njëjtë”, tha Dimitar Kovaçevski.Të shtunën partia “Dinjiteti” që drejtohet nga Stojanço Angelovi, paralajmëroi se do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në shumicën…

Lexo më Shumë