Integrimi më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mund të ndodh kur vendi t’i përmbushë të gjitha detyrimet e saja, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës dhe respekton të drejtat e njeriut. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov, pas takimit të Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Kondov ka biseduar me Osmanin dhe të dy kanë biseduar për deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili ditë më parë nga Rejkjavik ka theksuar se diskursi i Bullgarisë ndaj Maqedonisë është i ngjashëm me…
Author: almakos
Fuqizimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë në fushën e gjyqësorit, si dhe ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e negociatave në pjesën e Kapitullit 23: “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, ishin temat kryesore për të cilat biseduan në Shibenik Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ministri i Drejtësisë dhe Administratës i Kroacisë, Ivan Mallenica, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.Gjatë takimit, thuhet në deklaratë, u shkëmbyen mendime dhe ide lidhur me çështje të ndryshme nëpërmjet të cilave vendi ynë mund të përfitojë përvoja praktike dhe të dobishme nga Kroacia, të cilat janë…
Investimi që po bëjmë në efikasitetin e energjisë me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe braktisjen e përshpejtuar të lëndëve djegëse fosile është aspekti kyç dhe më vital i tranzicionit të gjelbër, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në konferencën “Java e ekonomisë qarkore në Ballkanin Perëndimor” organizuar nga Civil që e implementon rrjeti rajonal LogEx, me iniciativë të organizatës së shquar think-tank Balkan Forum nga Kosova, kurse me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund nga SHBA. Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi…
Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nga data 23 deri më 26.05.2023 (nga e marta deri të premten) në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 15:00 të ditës së nesërme do të kryejë dezinsektim tokësor të zonës së qyteti i Shkupit kundër mushkonjave.Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet në të njëjtën kohë ditën e parë pasuese, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme. Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve të tyre. MARKETING
Për shkak të paaftësisë, papërgjegjshmërisë dhe qeverisjes shpërdoruese të VMRO-DPMNE-së, Mickoskit dhe kryetares Danella Arsovska, Qyteti i Shkupit sot është në kaos, me xhirollogari të bllokuar dhe në prag të falimentimit, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro para publike dhe e sollën Shkupin në falimentim, ndërsa falimentimi nënkupton shembje të plotë të sistemit të qytetit, institucione jofunksionale, shërbime edhe më të këqija për qytetarët dhe greva e protesta të administratës së qytetit. Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për gjendjen aktuale financiare të qytetit. Të gjitha parakushtet…
Çfarë ndodh kur rrufeja godet një aeroplan? Rrufeja godet çdo avion rregullisht, një herë në vit ose më shumë, çdo 1 000 orë fluturimi, shkruan focus.it Por ato rrallë shkaktojnë aksidente. Arsyeja kryesore është se aeroplanët kanë një strukturë metalike, pra një përcjellës të elektricitetit: rryma rrjedh në sipërfaqen e trupit të avionit dhe nuk arrin në brendësi, duke vazhduar rrjedhën e saj në vakum. Është e njëjta arsye pse një makinë gjithashtu ofron një strehë të mirë në rast stuhie. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të ofruar siguri absolute për pasagjerët e fluturimit. Për shembull, më 8 dhjetor 1962,…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 196 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 36 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 3 për vozitës fillestar dhe 3 gjoba të tjera iu shqiptuan motoçiklistëve MARKETING
Kuvendi sot pasdite në kuadër të seancës së 115-të e përfundoi shqyrtimin e përgjithshëm të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, i cili është pjesë e ndryshimeve të pesë vendimeve ligjore të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Votimi për zgjidhjen ligjore do të bëhet shtesë. Gjatë diskutimit, deputetët e opozitës theksuan se ndryshimet në pesë vendimet ligjore janë vetëm mbulesë për legalizimin e korrupsionit dhe krimit përmes abuzimit me flamurin evropian, ndërsa ato të partive në pushtet janë për realizim më të shpejtë dhe më të…
Çdonjëri që merret me krim duhet të mbajë përgjegjësi, pa marrë parasysh nëse ka lidhje farefisnore me ndonjë funksionar, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lajmet në Kanal 5 ku ishte mysafir, duke u përgjigjur në pyetjen për arrestimin e djalit të një deputeti dhe të një funksionari të lartë në polici, lidhur me tregtinë e palejuar me drogë dhe armë. “Patëm aktivitete intensive në periudhën e kaluar. Departamenti për Krim të Organizuar pranë MPB, së bashku me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe gjithashtu me prokuroritë themelore publike. Në dy aksionet…
Ashtu edhe siç është bërë traditë, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, edhe sot debati për ligjet e korridoreve 8 dhe 10d u zhvillua me akuza dhe kundër akuza mes pushtetit edhe opozitës. Pushteti lavdërohej ndërsa opozita kritikonte. Debati i sotshëm ishte në lidhje me propozim-ligjin e ndërtimit. Opozita maqedonase VRMO-DPMNE, thotë se pushteti do të ndërtojë 110 kilometra autostradë, përderisa në 6 vitet e fundit, nuk kanë mundur t’i bëjnë as gjashtë metra autostradë. Sipas tyre, në ligjet për ndërtimin e korridoreve nuk ka asgjë evropiane, përveç vjedhjes së parave të qytetarëve. Mirçe Axhioski, deputet nga VMRO-ja “Nuk ka…
Komisioni Antikorrupsion po e analizon marrëveshjen me “Bektel & Enka”. Sipas kryetares së Antikorrupsionin në këtë analizë po punon një numër i madh i këshilltarëve të cilëve tashmë u janë ndarë detyrat. Ivanovska, tha se disa nga këshilltarët po merren me pjesën e prokurimeve publike, disa me marrëdhëniet e punës, disa bëjnë hulumtime dhe të tjerët bëjnë analiza të ligjeve që duhet të miratohen. Ivanovska nuk deshi të japë një afat se kur pritet të përfundojnë analizat, por siguroi se po punohet me të gjitha kapacitetet.“Unë nuk mund të them datë të saktë kur do të jetë, pasi që fillimisht…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se sipas informacioneve që ka marrë nga Qendra për Provime, gjithçka është gati për realizimin e maturës shtetërore. Shaqiri thotë se data e parë e provimit të maturës do të respektohet, respektivisht me 27 maj do të mbahet provimi i parë intern. “Sipas informatave që sot i kam marrë, të gjitha përgatitjet për datën e parë të provimit kanë përfunduar ose përfundojnë këto ditë, kështu që edhe matura shtetërore, afati i parë do të respektohet. Do të punohet maksimalisht, por informatat të cilat i kam, sipas gjendjes, gjendjen që ata e konsiderojnë,…

