Author: almakos

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pati takim kokë më kokë me euroambasadorin Dejvid Gir. Nga Qeveria njoftojnë se në takim u theksua rëndësia e progresit të integrimeve evropiane, e cila, siç u vlerësua, do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe në të gjitha sferat e shoqërisë. “Në këtë drejtim, u theksua se procesi i skriningut zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe kalendarit që është vendosur bashkërisht mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Ambasadori evropian Geer konfirmoi mbështetjen e fuqishme për procesin e integrimit evropian të vendit. Bashkë u tha se në kushtet e trazirave gjeopolitike,…

Lexo më Shumë

Ministri  i Punëve të Brendshme Oliver Spasiovski tha se Prokuroria Publike do të ngre kallëzime kundër atyre që kanë kërcënuar kryetarin dhe administratën e Komunës së Haraçinës. Sipas Spasovskit ajo që po ndodh në Haraçinë, është punë që duhet ta sqarojnë mes vete autoritetet. Ai thotë se të gjitha ato që po ndodhin në Haraçinë janë gjëra që duhet të zgjidhen reciprokisht, sepse konfliktet reciproke që kanë njerëzit nga I njejti subjekt politik dhe me interesa të njejta nuk guxojnë të reflektojnë negativisht tek qytetarët. OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Tashmë po merren masa në përputhje me udhëzimet…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropës (OSBE), Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Beograd është takuar me homologun e tij serb, Ivica Daçiq. Ministria e Punëve të Jashtme informoi se Osmani porositi se OSBE-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen e procesit për reforma në Serbi dhe në rajon. BUJAR OSMANI “Pajtimi, ndërtimi i besimit dhe lufta kundër korrupsionit, këto tema të rëndësishme, së bashku me zgjidhjen e sfidave të sigurisë, të ndryshimeve klimatike përmes një qasjeje rajonale, janë tre prioritetet kryesore për Ballkanin Perëndimor…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njofton se në periudhën e kaluar nuk ka denoncime për bomba ose sulme hibride. “Kemi qenë të informuar vazhdimisht dhe nëse ka diçka, sigurisht që publiku do ta marrë vesh. Janë marrë një sërë masash. Ju e dini që ne miratuam udhëzime dhe protokolle si i vetmi vend në rajon, i cili i përshtati të gjitha këto protokolle me kohët dhe tendencat e reja. Punonim me protokolle të viteve të 90-ta dhe të ish-Jugosllavisë. Sot koha është ndryshe dhe përparimi teknologjik është ndryshe. Nuk mund të ndërmerrni veprime në 2023 me metoda të…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Bajrami, në konferencë për media, ka shpjeguar arsyen e vendimit që administrate komunale të jetë e mbyllur për një javë. Ai ka thënë se ky vendimi është marrë pas incidentit që ka ndodhur ditën e martë.”Këtë konferencë e kemi caktuar si rezultat i disa incidenteve që kanë ndodhur në të kaluarën, ndodhin edhe tani. E nëse e lëmë kështu pa mos reaguar do të ndodhin edhe në të ardhmen. E dinë organet e rendit, i njohin edhe personat që kërcënojnë jo vetëm mua si kryetar por edhe gjithë administratën. Andaj nga e marta pas…

Lexo më Shumë

Dje (24 maj) nga ora 11:00 deri në orën 17:00 në zonën e SPB Tetovë janë kryer kontrolle të intensifikuara për të sanksionuar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë, ku janë shqiptuar 132 gjoba. “Janë shqiptuar 103 masa jashtë vendbanimeve (TE-38 dhe GV-65). Katër prej tyre (TE-1 dhe GV-3) lëviznin mbi 70 kilometra në orë se sa është e lejuar, 22 tejkalime nga 50 në 70 kilometra në orë (TE-9 dhe GV-13). Përveç kësaj janë sanksionuar 29 (TE) shkelje të shpejtësisë së përcaktuar në vendbanime, si dhe 7 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.…

Lexo më Shumë

Kuvendit sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 115-të plenare në të cilën në rend dite janë rreth 30 pikë të tjera. Mes tyre janë edhe ligjet lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d. Për katër prej tyre ka përfunduar debati dhe vetëm duhet të votohet, përderisa sot pritet të fillojë debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 D (aksi…

Lexo më Shumë

Pas rreth shtatë muajsh të mërkurën,  më 24 maj në rrugët e Shkupit u rikthyen autobuzët privat. Nga Ndërmarrja e transportit publik informuan se transportuesit privatë i rikthehen punës në transportin publik të Qytetit të Shkupit pas nënshkrimit të marrëveshjes mes drejtorit të ri të ndërmarrjes, Kërste Petkovski dhe transportuesve privatë. Gjithsej 105 autobusë modernë privatë që i plotësojnë standardet mjedisore, sipas thirrjes publike, nisën të qarkullojnë në rrugët e Shkupit. Ata shërbejnë në linjat: 23, 45, 61, 63, 73, 9, 11, 11A, 12, 47A, 55, 19, 20, 22, 52 dhe 54. NTP SHKUP “Me mënyrën e re të punës…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:30, për shkak të mbajtjes së protestës sindikale, do të zbatohet regjim i posaçëm i qarkullimit rrugor në zonën e qyteti i Shkupit. Protesta do të zhvillohet përgjatë trasesë së lëvizjes nga Zhena-parku në rrugën “11 Tetori”, përmes rrugës “Dimitrie Çupovski”, “Rr. Kliment Ohridski” dhe “Shën Qirili dhe Metodi”, deri te godina e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nga MPB-ja theksojnë se Njësiti i Sigurisë në Qarkullimin Rrugor do të marrë masat për një regjim të posaçëm qarkullimi përgjatë rrugëve të sipërpërmendura. MPB-ja…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme policia ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 228 masa në Shkup. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 228 masa, nga të cilat 28 masa për tejkalim të shpejtësisë, 24 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 16 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Janë shqiptuar 24 masa për mos pasje patentë shoferi, 10 masa për përdorim celular gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për drejtues fillestar, 47 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MARKETING

Lexo më Shumë

Qeveria sot në seancë e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin maj, duke u rekomanduar bankave komerciale që të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e majit përmes rrjetit të bankomatëve dhe në rrjetin tregtar nga data 29 maj. Pagesa bëhet siç vijon më poshtë: për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa bëhet më datë 29.05.2023; për pensionet prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa bëhet më datë 30.05.2023; për pensionet prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa bëhet më datë 31.05.2023 dhe për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa bëhet më datë 01.06.2023. MARKETING

Lexo më Shumë

Autobusët privatë do kthehen në rrugët e Shkupit, njoftuan nga Ndërmarrja e Transportit Publik. Drejtori i Ndërmarjes Shkup, Kërste Petrevski, ka nënshkruar kontratë me transportuesit dhe nga nesër në rrugë do të qarkullojnë 105 autobusë. T ransportuesit privatë do të shërbejnë në 17 linja me 105 autobusë modernë që plotësojnë standardet mjedisore sipas thirrjen publike, thonë nga ndërmarrja. Ky zhvillim pritet ti jap fund gjendjes së rënduar në transportin punblik të krijuar muajve të fundit pas ndalimti të qarkullimit të transportuesve privatë, të cilët janë ankuar se Ndërmarrja ju ka borxhe. Këto probleme janë tejkaluar së fundi ndërsa Qyteti i…

Lexo më Shumë