Në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni “Alsar” dhe Shtëpia Botuese “Logos A”, në Tiranë të Shqipërisë, është bërë ceremonia e promovimit të veprave studimore që përbëhen nga tetë vëllime, të profesorit Ismail Ahmedit, një kolanë veprash më shumë se shkencë. Në këtë promovim morën pjesë një numër i madh intelektualësh, profesorë universitar, akademik, botues, studiues, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, nënkryetari i kuvendit, Hysni Ismaili, dhe fytyra të tjera publike. Nikoqiri dhe kryetari i Fondacionit “Alsar”, Mehdi Gurra, tha se prurjet e këtij botimit, do t’i shërbejnë studiusve si një…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pasdite kumtoi se policëve, që kanë punuar orë pune shtesë, paga bonus do t’u paguhen më 5 dhe 6 qershor. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve që e parashtroi Tani Jarevski nga VMRO-DPMNE, Spasovski theksoi se të gjitha mjetet të kësaj baze deri më tani janë shlyer dhe tani më nuk ka asnjë padi, realizim, as pagesa. Lidhur me urën në Bardovcë, në të cilin, siç tha Jarevski, kalojnë çdo ditë kamionë të rëndë edhe nga 40 tona, edhe pse kjo është e ndaluar dhe peshën e lejuar maksimale të automjeteve është…
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Grupi punues në seancën e sotme miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Seanca përfundoi me suksese dhe unanimisht u miratuan të gjitha vendimet. Kishte prezantime, argumente, por më e rëndësishmja është që u pajtuan rreth Propozim-ndryshimeve të Kushtetutës”, u shpreh zv.ministrja Margarira Caca Nikollovska. Ajo shtoi se në Preambulë pas popullit boshnjak do të shtohen edhe populli bullgar, kroat, malazez, slloven, çifut dhe egjiptian. MARKETING
Një djalë i vogël rreth 3 vjeç është nxjerrë i pajetë nga pishina e një vile në Kefalonia të Greqisë mesditën e sotme, pasi ka rënë në pishinë. Djali i vogël ra në pishinë, ndërsa prindërit e tij me origjinë nga Sri Lanka po punonin në vilë, gjatë kohës që ndodhi incidenti. Sipas mediave greke, nëna e fëmijës e vuri re incidentin, por nuk dinte të notonte dhe thirri babain që e nxori pa ndjenja. Por kur fëmija u dërgua në spital, mjekët nuk mundën ta kthenin në jetë, pavarësisht përpjekjeve të shumta. Prindërit e fëmijës, sipas ERT-së, janë arrestuar…
Pas pesë viteve nga ndarja, Lëvizja BESA dhe Alternativa kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit. Në ambientet e Kuvendit, të dy kryetarët e partive, ai i BESËS, Bilall Kasami dhe i Alternativës, Afrim Gashi, kanë nënshkruar deklaratë politike për bashkëpunim. Arsyeja, siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga të dyja partitë, është bashkërendimi i aktiviteteve dhe mbrojtja e interesave strategjike të vendit si dhe të shqiptarëve. Lëvizja BESA dhe Alternativa Arsye e këtij takimi ishte zyrtarizimi i gatishmërisë për të bashkëpunuar dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet politike të të dyja partive në drejtim të ndërtimit të një kampi opozitar që, fillimisht,…
Gjysma e popullsisë në Maqedoni pi cigare dhe konsumon produkte të duhanit, sipas rezultateve të studimeve për aspektet e sjelljes dhe kulturore të përdorimit dhe ndërprerjes së duhanit. Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, thotë se do të vijojnë veprimet me “Konventën Kornizë për Kontrollin e Duhanit”. Ndër të tjera, kjo konventë parashikon reduktimin e sipërfaqeve të duhanit në Maqedoni, të cilën shteti e ka nënshkruar në vitin 2006. “Në këtë drejtim, me partnerët tanë po shqyrtojmë krijimin e aktiviteteve të reja, specifike në drejtim të mbështetjes së zbatimit të Konventës Kornizë për kontrollin e duhanit, bazuar në pikëpamjet e profesionistëve…
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla. Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Osmani ka thënë se është me rëndësi të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova. “Ne mbështesim fuqimisht dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Siç e kam theksuar edhe në Beograd, është kruciale për ne që ta kalojmë faqen dhe ta shohim të ardhmen së bashku. Sa më shumë që e maksimizojmë dialogun aq më shumë…
Qeveria e Maqedonisë së Veruit informon se eurodeputetët votuan që Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i miratohen 100 milionë euro përmes instrumentit për ndihmë makrofinanciare.Nga Qeveria thonë se sot anëtarët e Komitetit për Tregti Ndërkombëtare mbështetën propozimin e Komisionit Evropian, me të cilin së shpejti do të vihen në dispozicion fondet nga ky instrument. “Do të vijojë nënshkrimi i Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, pas së cillit mjetet nga ky instrument do të jenë në dispozicion në dy këste. Ndihma makrofinanciare është e kushtëzuar nga qeverisja e mirë dhe menaxhimi me financat publike,…
Moti i keq me reshje përmbytëse dhe breshër në Gostivar ka shkaktuar probleme afatshkurta në trafikun në lokcione të caktuara dhe vërshime në shtëpitë familljare. Më shumë raportime për dëme kanë adhur nga pjes ajugore e komunës, nga lagjet Banjeshnicë, Cigllanë dhe fshatin Bellovishtë. Deri në përmbytjet ka ardhur nga uji i ardhur në një kanal për ujitje. Sipas informacioneve nga Qendra për menaxhim me kriza në numrin për thirrje urgjente janë pranuar më shumë raportime për përmbytje të rrugëve dhe shtëpive. “Si rezulat i shiut të rrëmbyeshëm që ka përfshirë zonën e Komunës së Gostivarit, një rrugë në lagjen…

