Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të publikojë një libër që sipas tij ka lidhje me fjalët e sofrës së iftarit. Në podkastin e tij, kreu i qeverisë foli për gjuhën shqipe, duke theksuar se i pëlqen të shkruajë. Ai shprehet se tani nuk ka më kohë të ulet dhe të shkruajë, siç ka bërë me librin “Kurban”, por thekson se kur është në udhëtime shkruan copëza nga puna apo fjalime. “Po përgatis tani një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër dhe për natyrisht dëshirën që ti shoh…
Author: almakos
A keni menduar ndonjëherë pse hapja e gojës është ngjitëse? Pse ndonjëherë mjafton të shohësh dikë duke e bërë në transport publik apo edhe në televizor për të na bërë ta hapim edhe ne gojën? Hapja e gojës, një veprim që duket i thjeshtë, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për vite me radhë. Dr. Reyan Saghir nga Kolegji i Londrës e përkufizon këtë fenomen si një aktivitet që përfshin një hapje të gjerë të gojës dhe një frymëmarrje të thellë. Por çfarë e shkakton këtë veprim të pavullnetshëm? Një teori e njohur sugjeron se hapja e gojës ndodh për shkak…
GJKKO ka bërë një vlerësim të detajuar mbi rastin e hetimeve penale ndaj ish-zyrtarëve të lartë, duke përfshirë Belinda Ballukun, të pezulluar nga detyra dhe vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, lidhur me dy procedura prokurimi “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. Ndaj ministres u caktuan masat e pezullimit nga detyra dhe sekuestrimi i pasaportës, ndërsa për dy vartësit e saj, administratorin e KESH, Erald Elezi dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u la në fuqi masa “arrest shtëpie”. Sipas Gjykatës, ekziston rreziku që Belinda Balluku të…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, por në rrugë me lagështi, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM kujton shoferët se detyrimi ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit, filloi më 15 nëntor 2025. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2026. MARKETING
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Pierre Richard Prosper, ka deklaruar se nëse Hashim Thaçi dhe të tjerët shpallen fajtorë, kjo do të ishte një vlerësim i padrejtë i tërë historisë. Prosper, në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine” në Klan Kosova, theksoi se të dhënat historike, përfshirë ato nga NATO dhe kujtimet e zyrtarëve, janë krejt të kundërta me përfundimin që mund të nxirret ndaj të akuzuarve. “Mendoj se nëse ata shpallen fajtorë, mendoj se është një keqkuptim i qartë dhe vlerësim i padrejtë jo vetëm për të vërtetën, por për gjithë historinë. Mendoj se jo vetëm historia por të…
Janë bërë publike tashme mesazhet e ministres tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku me vartësin e saj Evis Berberi, i cili ndodhet në burg. Nga të dhënat e nxjerra nga aplikacionet e komunikimit “WhatsApp” dhe “Signal Private Messenger”, dalin në dritë shkëmbime mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me firma konsulence që ofrojnë shërbime projektimi dhe supervizimi. Në dosje është publike se Balluku i përcjell Berberit një mesazh me tekstin “Civil Cons”, dhe menjëherë më pas saktëson: “Ka dhe një firmë konsulence për projektim supervizim. Janë supervizor tek Porto Romano.” Berberi konfirmon njohjen e firmës:…
Reshjet e para të dëborës kane rene sot në qarkun e Korçës, kryesisht në zonat malore të Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës, mbi mbi 1,000 metra lartësi. Sipas informacioneve në Dardhë dëbora është prezente prej segmentit rrugor në kilometrin e 9-të, ndërsa në zonë ndodhen kontraktorët e mirëmbajtjes që po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve. Aktualisht situata paraqitet e qetë, pasi reshjet nuk janë intensive dhe nuk raportohet për probleme në qarkullim. Autoritetet vijojnë ndjekjen e motit dhe u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në akset e zonave të larta.
ipas hetimit, më 1 tetor 2021, dy zyrtarët kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë. Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën. Ndërsa më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të…
Këtë të dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe në jugperëndim, reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten. Në…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i PD. Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana. CDI është e përbërë nga 115 parti të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit ndan detaje të tjera nga takimi prej 7 orësh që Rama dhe Balluku mbajtën dy ditë më parë në Kryeministri, pasi GJKKO vendosi masat pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës për zv.kryeministren Belinda Balluku. Sipas Berishës drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni është vënë në krah të Belinda Ballukut. Berisha shkruan se gjatë debatit 7 orësh me Edi Ramën në Kryeministri, Balluku ka kërkuar me insistim që të mos emërohet askush tjetër në vendin e saj. “Më jep…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, zbardhi detaje të reja nga seanca e sotme në GJKKO, ku u shqyrtuan masat e sigurisë për zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si edhe për dy zyrtarët e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Gjykata vendosi të mbajë në fuqi pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërsa Gjyli dhe Elezi do të vijojnë me masën “arrest në shtëpi”. Sipas Lalës, gjatë seancës ka pasur diskutime të forta me karakter juridik mes Ballukut dhe gjyqtarit të GJKKO-së. Balluku mësohet të ketë kërkuar që çështja e masës së sigurisë të dërgohet për…

