“Zgjerimi i konfiskimit, e cila është e siguruar me ndryshimin e Kodit Penal është armë në luftën kundër krimit, veçanërisht krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thonë nga LSDM pasi u votuan ndryshimet në Kodin Penal për uljen e dënimeve me burg për krimet të cilat kryhen nga funksionarët shtetëror. Nga LSDM thonë se ndryshimi i nenit 98-a të Kodit Penal krijon një mundësi ligjore për zbatimin më të madh të masës së konfiskimit nga ana e gjyqtarëve duke zgjeruar fushën e krimeve për të cilat mund të zbatohet konfiskimi i zgjeruar. “Kjo nënkupton gjithashtu rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në…
Author: almakos
Inspektorët e Komunës së Gazi Babës të ndihmuar nga MPB-ja kanë rrënuar një objekt afarist të ndërtuar ilegalisht në vendbanimin Injikovë. Përveç shërbimeve inspektuese, në rrënim ka marrë pjesë personalisht kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, i cili tha se askush nuk është mbi ligjin. “Nuk do të lejoj që mafia urbane të kalojë nëpër komunën e Gazi Babës. Kompromis me zbatimin e Ligjit, as kam bërë dhe as do të bëj. Qytetarët të respektojnë Ligjet që të mos kemi situata të tilla të pakëndshme. Nuk do të ndalemi këtu”, tha Stefkovski. Ndërtimi i këtij objekti afarist është pikasur…
Lidhja Demokratike e Maqedonisë përmes një njoftimi ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në Kodin Penal ku parashihet ulja e dënimit për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Sipas tyre, kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në drejtësi dhe amnisti klasike për funksionarët e LSDM-së dhe BDI-së për krimin që e kanë bërë gjatë këtyre 7 viteve. “U bëjmë thirrje gazetarëve, sektorit civil, ekspertëve dhe qytetarëve që zëshëm të kundërshtojnë këtë veprim kriminal”, thonë nga kjo parti. Ata shtojnë se në Kuvend po keqpërdoret flamuri evropian dhe ka trysni ndaj deputetëve që këto ndryshime të votohen. MARKETING
Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave nga koha e ligë që ka përfshirë Greqinë. “Informojmë se Përfaqësitë Diplomatiko-Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente, me qëllim që t’u ofrohet ndihmë qytetarëve tanë që ndodhen në zonat e rrezikuara. Sipas informacioneve nga Ambasada në Athinë, më 6 shtator, një shtetas i yni ndodhet në qytetin Volos, në vend të sigurt, në një hotel lokal”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Ata bëjnë thirrje që të shmangin zonat e rrezikuara dhe të qëndrojnë të sigurt…
Me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur, Kuvendi sot pasdite i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal. Votimit i parapriu debati në të cilin deputetët opoitarë paraqitën kritika të ashpra, duke akuuar se pushteti i sjellë këto ndryshime ligjore për t’i amnistuar ata që e shkelën ligjin. Siç theksuan deputetët nga OBRM-PDUKM, edhe në këtë rast po keqpërdoret flamuri evropian. Por, sipas zëvendësministrres së Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq e cila u replikoi, nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së. “Që të mos ketë hamendje dhe dilema përse…
Grupi i punës për shqyrtim të propozimeve për çështjen e pensionit më të ulët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pakoja e masave pë ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve sot e mbajti mbledhjen e parë konstituive, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministrja Jovanka Trençevska, siç informojnë nga MPPS, anëtarëve të grupit të punës u dëshiroi punë të frytshme dhe sjellje të propozim-zgjidhjeve përmbajtësore të cilat do të prezantohen në Qeveri, ndërsa më tej të jepen për miratim nga Kuvendi. “Shumë me rëndësi gjatë sjelljes së propozim masave dhe zgjidhjes ligjore për sigurim pensional apo ndryshime të…
Qeveria po kërkon uljen e dënimeve me burg për keqpërdorim të pozitës dhe pushtetit zyrtar të funksionarëve shtetëror. Madje ky propozim kërkojnë të bëhet me procedurë të shkurtuar, me flamur evropian. Sipas propozimit, dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të zëvendësohen me dënim me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e vjetërimit edhe më të shpejtë, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë. Parashikohen edhe dënime më të ulëta për bashkim kriminal, ndaj në vend të dënimeve…
Edhe me flamur të artë t’i sjellin ndryshimet e ligjit, ju premtoj se secili që ka kryer krim, do të përgjigjet. Kështu e komentoi kryetari i VRMO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, propozimin e Qeverisë për ulje të denimeve të personave zyrtar, në rast të keqpërdorimit të autoritetit dhe pushtetit zyrtar. LSDM dhe BDI siç tha Micskoski, po bëhen gati për opozitë dhe krimin që e kanë bërë për gjashtë vjet duan që në këtë mënyrë ta fshehin. Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së “Do ju them dy gjëra që janë me rëndësi të dihen. Puna e parë është se Qeveria e LSDM-së dhe…
Ministri i Shëndetësisë , Fatmir Mexhiti mori pjesë në kolegiumin profesional të onkologjisë, e cila mbahet një herë në javë. Nga ministria e shëndetësisë informojnë se Ministri Mexhiti diskutoi me mjekët për sistemin e vendosur të funksionimit në Klinikë, mënyrën e kontrollit të terapisë, terapinë e duhur dhe në kohë për secilin pacient, si dhe për mekanizmat për eliminimin e çdo abuzimi me terapitë. “Klinika e Onkologjisë ka prezantuar një mënyrë të re të punës që nga nëntori i vitit të kaluar, ku një konsilium prej 12 drejtuesish të departamenteve, rishikojnë historitë e pacientëve të cilëve u tregohet të aplikojnë…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme intensivisht ndërmarrin veprime për kontroll të akuzave për Klinikën e Onkologjisë, megjithatë duke pasur parasysh fazën në të cilën gjendet procedura prokuroria nuk ka mundësi që të ndajë hollësi, informojnë nga Prokuroria për rrjedhën e procedurës për Klinikën e Onkologjisë. “Në mesin e shumë veprimeve të tjera, në vazhdimësi po hetohen personat të cilët mund të kenë njohuri. Gjithashtu, ka filluar edhe një pjesë e analizave të provave materiale të grumbulluara”, theksojnë nga PPRMV. Prokuroria Publike, thuhet në kumtesë, e kupton interesimin e publikut për këtë lëndë dhe në…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zbardhur rasti me flamurin e Shqipërisë së Madhe në Tetovë, gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. “Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe Krime të Dhunshme në bashkëpunim me SPB Tetovë zbardhi ngjarjen penalo-juridike të ndodhur më 11.08.2023 në sheshin në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur u shfaq flamuri i të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, me çka është kryer krim sipas nenit 319 të Kodit Penal. Pas marrjes së masave taktike operative u konstatua identiteti i personit që ka kryer…
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të opozitës shqiptare BESA-Lëvizja Demokratike dhe Alternativa: “Sot jemi këtu para jush që të shpjegojmë se pse qeveria dhe shumica parlamentare e këtij Kuvendi po shpejtojnë me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndonëse përshkrimi i propozim-ndryshimeve është hartuar me gjuhë elokuente dhe me argumente europiane, kjo mund të kalojë tek ata që nuk dinë të lexojnë tekste juridike ose që nuk e kuptojnë hilenë e qeverisë e të këtij pushteti, por jo edhe tek ne. Që në këtë konferencë për media të mos ju mërzisim me…

