Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe kategorive të tjera përfituese me rastin e festave të fundvitit 2025. Vendimi përcakton se të gjithë pensionistët me pension deri në 20 000 lekë, përfshirë pensionet e pleqërisë, invaliditetit, pensionet familjare, pensionet sociale, si dhe personat që trajtohen vetëm me përfitime të veçanta financiare sipas legjislacionit në fuqi, do të marrin një shpërblim prej 15 000 lekësh. Po ashtu, këtë vlerë do ta përfitojnë edhe kategoritë e veçanta si fëmijët në përkujdesje të Republikës, veteranët e LANÇ-it, përfituesit e pensioneve për vjetërsi shërbimi deri në…
Author: almakos
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka denoncuar me dokumenta se qeveria shqiptare, nëpërmjet zv.kryeministres Belinda Ballukut, i ka falur kompanisë “Bankers Petroleum” 120 milionë euro. Shehaj publikoi një shkresë e vitit 2019 që tregon se si Balluku i shkruante ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Doganave ku i kërkonte pezullim të vjeljes së një gjobe 120 milionë euro ndaj ‘Bankers Petroleum’. “Kjo është shkresa e 2019-ës ku Belinda Balluku i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe iu kërkon pezullim të veprimeve në lidhje me vjeljen e një shume prej 120 mln euro.…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar gjykimin 22 të pandehur, të akuzuar për veprat penale të lidhura me prodhimin, shitjen dhe kultivimin e narkotikëve, si dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Të pandehurit ishin Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Baftaj, Frange Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorontina Hoxha, Blerina Meta, Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani dhe Vajdie Allamani”, të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal kultivoi 23 mijë rrënjë…
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Poçem. [embedded content] Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë. Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën. Udhëtarë të rastësishëm dhe personat që i shoqëronin u kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është pritur mbërritja e Policisë dhe janë dërguar për në spital. Makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga…
Në Maqedoninë e Veriut është bërë praktikë që kur personat që kanë bërë krim zbulohen, jo vetëm që nuk japin llogari, por ata thjeshtë zhduken dhe “për çudi, askush nuk di gjë dhe nuk ka parë gjë”, as se si ata kanë arritur ta kalojnë kufirin. Kështu ndodhi edhe me Remzi Miftarin, njëri nga të dënuarit me 10 vjet burg në rastin e aksidentit në Llaskarcë, ku për pasojë vdiqën 16 udhëtarë. Ai është i pakapshëm për organet e rendit dhe MPB ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë. Fotografia e Miftarit tashmë qëndron në faqen e MPB-së tek personat të cilët kërkohen…
Prokuroria e Posaçme ka propozuar emrin e Joni Ketës, për kreun e FBI-së shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i SPAK që ka propozuar emrin e Joni Ketës, ka qenë i përbërë prej Altin Dumanit, Arben Krajës dhe Behar Dibrës. Keta ka shërbyer më parë në si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Emërimi i kreut të ri të BKH-së do të bëhet prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe mandati i tij do të jetë 5-vjeçar. Byroja Kombëtare e Hetimit konsiderohet si “FBI-ja shqiptare” dhe oficerët specialë garantojnë zbatimin e ligjit në kryerjen e hetimeve…
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) ka goditur me gjoba të rënda katër kompani nga sektori i shitjes me pakicë të produkteve ushqimore, si dhe Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LSM). Totali i sanksioneve arrin në 13.443.000 denarë. Sanksionet janë shqiptuar pasi Komisionit ka konstatuar se kompanitë dhe LSM kanë marrë pjesë në marrëveshje të ndaluar ose sjellje të harmonizuar, me ç’rast e kanë dëmtuar konkurrencën. Secila prej shoqërive tregtare është gjobitur me nga 3 075 000 denarë, ndërsa shuma e gjobës që i referohet LSM-së, që ka qenë koordinator, është 1 143 000 denarë. KOMISIONI PËR MBROJTJEN E…
Mjeku kirurg Fitim Shini, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur me thikë në Durrës, nga një tjetër adoleshent. Në një prononcim për mediat Shini tha se i mituri ndodhet në reanimacion, i intubuar, dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë. Sipas mjekut, adoleshenti ka mbërritur në urgjencë me katër plagë në zonën e gjoksit, ndërsa njëra prej tyre depërtonte drejt zemrës, duke i shkaktuar komplikime serioze. “Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24 ose 48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të…
Skandali i njohur si “Afera Bankers” ka marrë përmasa edhe më të gjera pas evidentimit të një dëmi ekonomik që arrin në dhjetëra miliona euro, ndërsa hetimet kanë prodhuar deri tani masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe personave të përfshirë në skemat e dyshuara. Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore, strukturave të pushtetit vendor dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale. Zgjerohen hetimet për skandalin Bankers. SPAK…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, përmes të cilit shpreh ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit të këngëtarit, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. “Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave…
Drejtoria e Doganave ka njoftuar për arrestimin e një personi nga Gostivari, i cili është kapur me sasi droge në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. I dyshuari udhëtonte nga Cyrihu drejt Shkupit. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet doganore gjatë kontrollit në hyrje të vendit kanë zbuluar 48.8 gram hashash, të fshehura në bagazhin personal të udhëtarit. “Gjatë kontrollit të detajuar të bagazhit personal, midis sendeve të tij u gjet një qese e vakumuar me hashash. Sipas deklarimeve fillestare, droga ishte blerë në Gjermani me qëllim që të transportohej dhe të shitej pa leje në territorin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, artistit shqiptar Shpat Kasapi. Përmes një telegram ngushëllimi, kryeministri shkroi se një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. “Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik”, u…

