Author: almakos

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi, sot promovuan pullën postare të lëshuar me rastin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në Evropë, OSBE-në. Promovimi zyrtar në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, e cila po përgatitet të presë delegacionet e larta të vendeve pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së në Këshillin e Ministrave, u mbajt në prani të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ambasadorëve të huaj në vend. Ministri Osmani theksoi se kjo ngjarje do…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi si lëvizje e më pas edhe si parti politike, është zotuar se synim parësor do të ketë dekriminalizimin e institucioneve dhe luftën e pakompromistë kundër korrupsionit. Ashtu si në opozitë përmes denoncimeve publike, edhe sot e tetë muaj si pjesë e pushtetit përmes veprimeve konkrete po ndjekim të njëjtën rrugë duke mos kursyer askënd e duke mos i lëshuar rrugën askujt. Të vetëdijshëm për peshën dhe të gjitha sfidat që bart ky proces, zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët morën përgjegjësi dhe nga secili prej tyre sot jemi dëshmitarë të vendimeve dhe veprimeve konkrete, kundër…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Arbër Ademi, kryetar, Fanica Nikollovska, anëtare dhe zëvendësanëtarë Beti Rabaxhievska Naumovska,Abdulla Saliu dhe Igor Zdravkovski, morën pjesë në takimin e përbashkët ndërparlamentar të komisioneve për çështje evropiane dhe punë të jashtme të parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Kroacisë, që u mbajt në Kuvendin e Prishtinës, Kosovë. Në forumin, të cilin e hapi Arbëresha Kryeziu-Hiseni, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, fjalë përshëndetëse mbajtën Saranda Bogujevci, nënkryetare e parë e Kuvendit të Kosovës, si…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të martën do të udhëtojë për vizitë dyditëshe në Shkup në suaza të turneut të tij disaditësh  nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Siç kumtoi sot NATO-ja, Stoltenberg pas mbërritjes në Shkup do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ndërsa do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend. Në mërkurën paradite është parashikuar që Stoltenberg të ketë takime bilaterale me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pas së cilës ata do të takohen me liderët e vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni – presidentin kroat…

Lexo më Shumë

Të dhënat e agjencisë për punësim tregojnë se në Maqedoninë e Veriut ka 94 708 të papunë, ndërsa për momentin ka 10 603 vende të lira pune. Rajoni me më shumë të papunë është rajoni i Rajoni Shkupit me plot 21 656 të papunë i ndjekur nga rajoni i Pollogut me 21 088 të papunë, raporton SHENJA.Ndërkaq komunat më më shumë të papunë janë komuna e Tetovës, Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gostivarit. Sipas të dhënave të Agjencisë në rajonin e Vardarit ka 6 587 të papunë. Më shumë të papunë në këtë rajon ka në komunën e Velesit,…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) sot protestuan  para Gjykatës Civile në Shkup. Protesta ishte  kundër praktikës gjyqësore të vendosur me gjykimin kundër IRL-së me të cilin gjykata ndau rol që të caktojë se kush guxon, ndërsa kush nuk guxon të jetë gazetar. Me gojë të mbyllur , protestuesit mbanin pankarta nga më ndryshmet,  sikurse “Më qahet për të publikuar”, “Nuk po prezantohem rrejshëm, Dua të publikojë diçka me rëndësi”, “Puna jonë është për publikun, jo për kolegët”, e të tjera. Biljana Nasteska Kallanoska nga SHGM tha se do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, thotë se për zgjedhjet është bërë përparim, ka mbetur të merren vesh edhe për datën.  Ai shtoi se partia e tij ka dhënë propozim që nëse zgjedhjet do të jenë të rregullta, data të jetë 8 maj, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale së bashku me ato parlamentare kurse më 24 prill raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Ndërkaq, nëse zgjedhjet janë të jashtëzakonshme, ka thënë ai më tej 14 prilli dhe 31 marsi janë data të mira për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. “Ka përparim. Keni dëgjuar çfarë tha Osmani, çfarë tha Taravari.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot nga Beogradi se Bullgaria ka vendosur taksë ilegale për transportin e gazit përmes vendit tonë dhe se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë ligjore për zgjidhjen e problemit. Kovaçevski, i pyetur nga një gazetar nëse Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria mund të veprojnë së bashku kur bëhet fjalë për taksën për transportin e gazit, sepse ajo prek të tre vendet, tha se ajo është një taksë e vendosur në mënyrë të paligjshme që është futur në radhë të parë nga BE-ja. . – Të gjithë duan të thonë se është një taksë e vendosur…

Lexo më Shumë

Me vendosjen e kryqit, dje, krijohet përshtypja se dikush qëllimisht synon të krijojë incidente dhe të krijoj konflikt të ri mes qytetarëve. Kështu thotë Lidhja Europiane për Ndryshim.“I bëjmë thirrje Komisionit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Fetare, Kishës Ortodokse Maqedonase, Arqipeshkvisë së Ohrit, gjegjësisht Mitropolisë së Tetovës, që konform kompetencave të tyre të marrin masa e ta heqin vetë këtë kryq, e mos lejojnë që feja të shndërrohet në vegël për të krijuar tensione mes qytetarëve tanë. Njëkohësisht bëjmë thirrje Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, si organ me kompetenca të drejtpërdrejta në këtë çështje, që të veprojë sa më shpejtë…

Lexo më Shumë

Qeveria javën e ardhshme ose më së voni deri në fund të këtij muaji do të miratojë një paketë masash kundër krizës të destinuara për disa grupe të synuara, përfshirë edhe pensionistët që marrin pensionin më të ulët. Do të shohim nëse do të kemi nevojë për ndonjë ndryshim ligjor që sa më shpejt të fillojmë me mbështetjen financiare për ata që do të përfshihen në këtë paketë të re, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska. Në lidhje me kërkesat e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë dhe për rritje të pensionit minimal…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka vizituar Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës, ku ka përfunduar procesi i renovimit, me qëllim të ofrimit të kushteve moderne të punës që i meritojnë pacientët dhe punëtorët shëndetësorë. “Sot jam në Kumanovë, ku janë bërë disa renovime. Janë ndërruar dritaret, është vendosur ngrohja qendrore, ambulanca dhe reparti i fëmijëve janë të pajisur me mobilje të reja, dhe klinika dentare ka karrige të reja pune. Janë ndërruar edhe kulmet e klinikës “Tode Mendol”, e cila është pjesë e Shtëpisë Shëndetësore në Kumanovë”, njoftoi Mexhiti. Gjatë vizitës, Mexhiti informoi se në Shtëpinë Shëndetësore janë pranuar edhe…

Lexo më Shumë

Matthew Miller, zëdhënësi i sapoemëruar i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka shpalosur një sërë veprimesh të Shteteve të Bashkuara kundër manovrave keqdashëse ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Miller bën të qartë qëndrimin e SHBA-së për të adresuar dhe shtrënguar llogaridhënien e individëve korruptivë që kërcënojnë integritetin e institucioneve shtetërore nëpër Ballkan. “Duke iu kundërvënë veprimeve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ne njëkohësisht angazhohemi të ndëshkojmë ata aktorë të korruptuar që përpiqen të dëmtojnë fondamentet institucionale të rajonit,” u shpreh Miller. Në lidhje me këtë temë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,…

Lexo më Shumë