Me vendosjen e kryqit, dje, krijohet përshtypja se dikush qëllimisht synon të krijojë incidente dhe të krijoj konflikt të ri mes qytetarëve. Kështu thotë Lidhja Europiane për Ndryshim.
“I bëjmë thirrje Komisionit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Fetare, Kishës Ortodokse Maqedonase, Arqipeshkvisë së Ohrit, gjegjësisht Mitropolisë së Tetovës, që konform kompetencave të tyre të marrin masa e ta heqin vetë këtë kryq, e mos lejojnë që feja të shndërrohet në vegël për të krijuar tensione mes qytetarëve tanë. Njëkohësisht bëjmë thirrje Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, si organ me kompetenca të drejtpërdrejta në këtë çështje, që të veprojë sa më shpejtë në përputhje me detyrat e saj”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Përvoja të këtilla, shtoi ai kemi parë edhe në të kaluarën.
“Duke pasur një përvojë të tillë, ne e kemi parë këtë skenar në të kaluarën, si një parti maqedonase luan luanin, një parti shqiptare luan shqiponjën para zgjedhjeve dhe kur hyjnë në zgjedhje kthehen në një kotele dhe një harabel, prnadaj ju bëjmë thirrje për paqe, dashuri dhe respekt të ndërsjellë, i bëjmë thirrje Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, që të mos lejojnë të bëhen viktima të politikave nacionaliste”, shtoi Kasami më tej.
Ata i bëjnë thirrje BDI-së dhe të gjithë partnerëve të tyre maqedonas, që të ndalojnë me keqpërdorimin e simboleve fetare për të përfituar pikë politike ditore, të dalin urgjentisht në opinion dhe të kërkojnë nga autoritetet e Kishës Ortodokse që të tërheqin kryqin. /SHENJA/
Data 04.07.2025
Aktuale
- Sateliti 88 milionë dollarësh zhduket në hapësirë
- Aksion i madh policor në Shkup dhe Kumanovë, ka të arrestuar
- Kocevski: Paratë e miratuara edhe pas ribalancit të buxhetit nuk mjaftojnë as për funksionim themelor të prokurorisë
- Mexhiti takoi një delegacion nga SHBA
- Siljanovska Davkova: Nuk dua të besoj që identiteti mund të njihet përmes ajvarit e pinxhurit, deklarata e eurokomisares Kos është e rastësishme
- Rënie alarmante e numrit të nxënësve dhe studentëve në Kosovë
- “Njëri ka qejf të dali në media ndërkombëtare, tjetri…”, Lorenc Vangjeli: Rama dhe Farage janë populistë, debati për shqiptarët në Britani do mbyllet me “win-win”
- Furkan Saliu për ambasadorin Denion Meidani: Sulmet ndaj tij janë budallallëk i rëndë